Skip to main content

Tetova News

Shpëtoni qytetin



Lida LAZAJ

* * *
Te ky qytet një ditë jam skllav
Një ditë jam mbret.
Mbi vargje flatroj kullave të qelqta
Selvive të drejta
Minareve, kambanareve

Këtë frymë perëndie
Një qen – njeri ma dhunon
Vriteni qenin
Shpëtoni qytetin
Shpëtomëni mua
Mos bëhem Neron.

S’je më i pari

Kur të dërgova një letër malli
Shkruar me pika shiu mbi asfalt
Qeshe, më quajte “të lajthitur”

S’e dije atëherë
që dashuria është zemra e botës
Dhe shiu një skllav i bindur...

S’je më i pari
Tani
di si mbahet në dorë kristali...


Në mungesë të njeriut

Për pak purpur të perëndimtë
Për pak trishtim shiu në sy
Duhet të lësh pak shpirt
Në thonj pinjollësh të rinj...

Një përralltar të urtë
Për të trembur vdekjen me një ëndërr të re
S’e gjen as mes të ngjashmëve
Që ushqehen si ty me bukë e kripë.

Të vjen të shtrihesh mbi lëndinë
Si mbi kurme të qumësht foshnjash
Në petla tërfili të thithësh ujë klorofili
Mbi qiell të ndezur shpirtrash...

Të vjen të jesh lëndinë
Ose të rrosh mbi të si bari...


Tri gra në disko

Nga orbita e ditëve se si
U gjendën në një planet muzik’ e dritë
Të tria bashkë dhe veç e veç
Tri gra pa moshë
Një Penelopë
Një Monalizë
Dhe mbretëresha Elisabetë.

Thërrmohej drita
Nën shpirtrat e tyre, dilema frika
Shkëlqente pista
Si gjuhë flake, si shtojzovalle
Në krahët e valsit, rrok e rep
Tri gra pa moshë
Një Penelopë
Një Monalizë
Dhe mbretëresha Elisabetë...


Në atë vend

Nën vetulla të menduara ujërash
Unë dhe pemët mbështjellë me heshtje.
Që isha gjallë
më ndërmendte një gjinkallë...

Befas
mbi tringëllima ujërash
u ngritën harqe ylberesh
rrezen e diellit preu një dallëndyshe
pranë meje dy sy qiellorë
një shpirt prej drite.

Do të vij
do të vij patjetër në atë vend
që dritë merr prej syrit tënd....


Heronjtë e gjethes së spinaqit

Nën hijen e lashtë të qerpikut
direkë anijesh të mbytura ju shfaqen në horizont.
Në kërkim të brilanteve që gjyshërit s’i gjetën
si etërit bijtë eksplorojnë thellësitë.
Në trajtën e spinaqit në avull dolën në breg
rikrijuan strukturën...
.... e thellë, më thellë
kërkimi vazhdon
dhe djepat përkundin të tjerë heronj.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…