Skip to main content

Tetova News

Michelle Moran shkruan për historinë, me shumë dashuri


Michelle Moran nuk ka pasur ndonjëherë dyshime se ç’farë donte të bëhej në jetë -- shkrimtare.

Që kur ajo ishte 12 vjeç, Moran u shkruante botuesve dhe agjentëve publicitarë, dhe kishte kompletuar 12 romane kur arriti moshën 18-vjeçare.

Por me romanin e saj të 13-të, ajo u bë me fat dhe "Nefertiti" arriti të publikohej më 2006 me shitje të mira, pas të cilit ajo shkroi "Mbretëresha Heretike", duke çimentuar veten e saj në zhanrin e romanit historik.

Romani i tretë i Moran, "Bika e Kleopatras," sapo është nxjerrë në treg, duke i dhënë zë Selenës, bijës së vetme të Kleopatras dhe Mark Antoni, e cila e gjen veten në mëshirën e Çezarit Augustus pas vdekjes së prindërve të saj.

Moran, e cila ka punuar si mësuese gjimnazi për gjashtë vjet përpara se ajo të shkruante me kohë të plotë në shtëpinë e saj në Kaliforni, foli me Rojters për të shkruarin e saj, dashurinë për historinë dhe arkeologjinë.



Vërtet filluat të shkruanit që në moshën 12 vjeç?



“Oh, ishte vetëm një letërsi inkurajuese e moshës sime, por e fillova që aty. Marrëveshjen time të parë me botuesit e arrita kur isha në shkollë të mesme, por u botua në Gjermani dhe nuk arrita as ta lexoj dot."



Si filluat të interesoheshit për arkeologjinë?



"E gjitha filloi në mësimin e Antropologjisë dhe kur profesori na pyeti nëse kishte vullnetarë për të marrë pjesë në një gërmim arkeologjik (në Izrael) dhe unë thashë po, pasi në mendje kisha Indiana Jones. Kur arritëm aty, u shokuam pak pasi ata na dhanë nga një kazmë dhe na thanë të gërmonim. Pastaj zbulova se ishte më mirë të gërmoja në historinë me lapës."



A shkoni akoma për gërmime?



"Po, i dashuroj zbulimet, faktin që ti po prek diçka që nuk është prekur , për shembull për 2000 vjet dhe ti zbulon se pas saj ka një histori."



Nga i merrni idetë tuaja?



"Në fakt ekzistojnë momente të veçanta frymëzimi. Për romanin "Nefertiti," filloi me një vizitë të bustit të saj në Berlin dhe desha shumë të njihja historinë e saj. Doli që ishte e ngjashme me historinë e "Bijës së Kleopatrës." Po kryeja një zhytje nënujore për të parë qytetin e humbur të Aleksandrisë dhe aty mund të shiheshin rreth 10,000 sende arti. Sapo u ngjita lart desha të dija më shumë për Kleopatrën dhe zbulova ato që kishte kaluar bija e saj. Ishte e domosdoshme ta tregoja këtë histori."



A nuk mërziten lexuesit kur ju merrni nën kontroll historinë duke e ndryshuar apo zbukuruar?



"Njerëzit nuk mërziten për këtë për sa kohë që ju i shkruani këto në shënimet e autorit. Tek "Nefertiti" për shembull, asaj iu desh të duronte gjashtë lindje me vajzë pas vajze dhe unë nuk durova dot më, dhe thashë se lindi binjakë. Ka aq shumë skena të përsëritura që mund të shkruash. Te "Bija e Kleopatras" kam bërë shënime të bollshme të autorit që i kalojnë 5 faqet."



Duket sikur ju përfshiheni me personazhet tuaj?



"Unë ndiej vërtet sikur jetoj bashkë me ta. Filloj ta shoh një pjesë të botës siç e shohin edhe ata. Kur mbaroj një libër, më duket sikur kam humbur një shok të mirë. Ti mund të mos ta dije kurrë se kush ishte ai person, por ti mund ta ndërtosh një konflikt duke u bazuar më veprimet e tyre. Selena ishte një grua e re që unë do të doja aq shumë ta kisha takuar. Ajo ishte shumë e zonja dhe jetoi një jetë të mahnitshme."



Keni filluar librin tuaj të ardhshëm?



“Po, ai do të flasë për Madamë Tussaud. Ajo jetoi një jetë të pabesueshme. Ajo hyri në oborrin e Marie Antoinette dhe u kujdes për punimet e veprave të dyllit. E vetmja gjë me të cilën mbijetoi, ishte krijimi i maskave të vdekjes. Ajo i takoi absolutisht të gjithë dhe i modeloi ata. Është një histori e butë, por e mrekullueshme."



A jeni një shkrimtare e disiplinuar?

"Unë ulem çdo ditë dhe e detyroj veten të shkruaj. Kërkoj mesatarisht 2,000 fjalë në ditë ose 3 faqe pa hapësira. Mendoj se nëse ke afate të ngushta, duhet të jesh e disiplinuar. Nëse i dorëzon punët me vonesë, mund të mbetesh pa kontratë."



Ndonjë këshillë për aspirantët për shkrimtarë?



“Do të thosha se nëse diçka që po shkruani nuk është e përshtatshme për tregun aktual, ju mos hiqni dorë. Me çdo libër që shkruani ju bëheni një shkrimtar më i mirë. Lexoni në zhanrin ku aspironi të shkruani dhe sa më shumë të lexoni, aq më i mirë do të bëheni si autor."

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…