Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2010

Tetova News

Në takim me Dikensin

Meri Lalaj Janë ndërtuar në vendet e mbetura bosh prej bombardimeve të Luftës së Dytë Botërore, ato janë disi të mëdha, të rënda, katrore dhe me dritare të njëllojta. Pjesa e Londrës, që thirret Ist End ka disi pamje dikensiane. Ndërsa për të vajtur tek shtëpia e Dikensit udhëtova me autobus, ata dykatëshit, pastaj i hipëm trenit në metro dhe ndalëm tek Stacioni Viktoria, i cili është edhe “stacion muze”. Librat e Dikensit i kam lexuar kur isha studente, ndërsa ime bijë e ka lexuar “David Koperfild” qëkur ishte nëntë vjeçe.
Çarls Dikens gjatë viteve ka jetuar në shtëpi të ndryshme, por njëra prej tyre është kthyer në shtëpi muze, ajo gjendet në 48 Doughty Street, këtu ai ka ndenjur dy vjet e gjysmë me gruan Katerina, djalin Çarls, në këtë shtëpi i lindën dy fëmijë dhe ka shkruar disa vepra. Ndodhem përballë një ndërtese katërkatëshe me shumë dritare e ndërtuar në shekullin e 19,porta e hyrjes është e ngushtë dhe e gjelbër me pjesën e sipërme të harkuar. I biem ziles, më duket sikur do të…

Dashuria e pamundur e Franz Kafkës

Shkrimtari i madh, Franz Kafka, ndërroi jetë më 3 qershor të vitit 1924. Sot mbushen 85 vjet nga vdekja e njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX
Ajo banon në Berlin, ai në Pragë. Jetojnë 800 kilometra larg njëri-tjetrit dhe në pesë vite fejesë, do të shihen vetëm për pak ditë bashkë... megjithatë, dashuria e tyre është përshkruar në qindra letra. Ai, Franz Kafka, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj të shekullit XX, e përjetoi kështu dashurinë e tij me Felice Baur. Një lidhje dashurie mes letrash të dërguara e të marra, të cilat përtej të gjithave, ishin stimuluese e kësaj largësie të kërkuar prej tij... Në të vërtetë, më shumë se gjithçka ai dashuronte letërsinë! Me Felicen, për herë të parë takohen në gushtin e vitit 1912 në shtëpinë e mikut Max Brod. Kafka fillimisht i përshkruan asaj defektet fizike: dhëmbët e shëmtuar, fytyrën këndore, dukjen e saj të pakuptimtë. Por me këtë grua të re, aspak tërheqëse ai dashurohet dhe nis në këtë mënyrë një korrespondencë epistola…

George STEINER - E mundur apo e pamundur?

Në filozofinë e gjuhës mund të shtrohen dhe janë mbrojtur dy pikëpamje radikalisht të kundërta. Njëra thotë se struktura e nëndheshme e gjuhës është universale dhe e përbashkët për gjithë njerëzit. Ndryshimet ndërmjet të folurave njerëzore, në esencë, janë të sipërfaqshme. Përkthimi është i mundur pikërisht se këta universalë të thellë, gjenetikë, historikë, shoqërorë, prej të cilëve rrjedhin të gjitha gramatikat, mund të përcaktohen e të njihen si veprues në çdo idiomë njerëzore, sado origjinale ose të çuditshme qofshin format e saj sipërfaqësore. Të përkthesh do të thotë të zbresësh në pabarazitë e jashtme të dy gjuhëve, për të sjellë në lojën e jetës parimet e qenies së tyre, që janë ananaloge e madje në thelb të përbashkëta. Këtu pozicioni universalist lidhet ngushtë me intuitën mistike për një një gjuhë primare të humbur, apo paradigmatike. Pikëpamja e kundërt mund të emërtohet “monadiste”. Ajo mbron tezën se strukturat e thella universale ose nuk mund të arrihen nëpërmjet studimeve …

Tueini për gazetarinë dhe çështje të tjera

Kur isha trembëdhjetë vjeç, më dukej vetja se isha fëmijë i zgjuar, jashtëzakonisht i zgjuar. Pikërisht në këtë kohë, shkarravita shkrimin e parë për gazetën dhe, për çudinë time, ai bëri një përshtypje të mirë ndër lexuesit.
Për këtë e ndjeva veten kryelartë. Mua më pëlqenin shumë shkrimet dhe ma kishte qejfi të shkruaja edhe vetë. Im ungj më mbante në redaksinë e gazetës së tij, "Gazeta e përjavshme e Hannibalit", e cila kishte gjithsej nja pesëqind pajtimtarë, që parapaguanin dy dollarë në vit dhe këto i lanin me dru zjarri, lakra dhe rrepa që nuk shiteshin në pazar; një ditë të bukur vere, ai u largua nga qyteti dhe më pyeti mua nëse do të isha i zoti të nxirrja vetë një numër të mirë të gazetës.
Ah, sikur s'desha unë ta provoja! Hixhinsi ishte kryeredaktor i një gazete kundërshtare. Ai ishte pushuar nga puna dhe, një natë, një shoku i tij i gjeti një pusullë mbi shtrat, ku Hixhinsi shkruante se nuk e duronte dot jetën, prandaj po shkonte të mbytej në gjirin e lumit Be…

Arkivi i John Updike: Një thesar me vlera

nga SAM TANENHAUS marrë nga New York Times

John Hoyer Updike (18 mars
1932 – 27 janar 2009) ishte një
romancier amerikan, poet, kritik
arti dhe kritik letrar.
Vepra më e famshme e tij është
“Lepuri” dhe përmbledhja e
novelave “Kujtesa e lepurit” ku
shkruhet për jetën e Harry
“Lepurit” Angstrom në rrjedhën
e disa dekadave, nga fëmijëria,
rinia dhe deri në vdekje.
Updike është bërë I famshëm
gjithashtu për mjeshtërinë e
stilit të tij. Ai shkruante
mesatarisht një libër në vit.
letërsia që na ka ofruar ai
dallohet nga vëmendja ndaj
shqetësimeve, pasioneve dhe
vuajtjeve të amerikanëve; ajo
thekson teologjinë kristiane;
preokupimin për detajet intime
të jetës në çift. Vepra e tij ka
tërhequr vëmendjen e kritikës
dhe është konsideruar si një nga
shkrimtarët më të mëdhenj
amerikanë. Karakteristikë e
prozës së Updike është pasuria
e fjalorit, e pazakonta,
misteriozja që vijnë nga një zë
inteligjent që përshkruan në
mënyrë ekstravagante botën
fizike, ndërkohë që e ka bazën
në traditën realiste. Është
dalluar edhe për stilin e t…

POEZIA KA MBYLLUR LLOGARITE ME MUA (Cikël poetik nga poeti kilian NIKANOR PARRA)

Kilian, bashkatdhetar i nobelistit Neruda.U lind në 1914. Docent matematike në Universitetin e Santiagos në Kili. Vepra e tij është nga më të lexuarat dhe më të debatuarat e Amerikës Latine. Poezia e tij është sa konkrete, aq edhe e abstraguar. Ndjehet në të ironia, zhveshja nga kallëpet poetike, një këndvështrim origjinal poetik. Pikërisht e reja që sjell ai e bën aq shumë të lexueshëm, në kohën që poezia po i humbet përditë ata, megjithëse poetët po shtohen përditë. Vërtetë poetët po shtohen përditë?

*** Nuk jam unë që i jap fund gjithshkaje sa për këtë jam më se i sigurt doja të vazhdoja të poezoja por më shteroi gjithë frymëzimi. Poezia është sjellë mirë unë jam sjellë shumë keq.
Çfarë fitoj të them se jam sjellur mirë e poezia është sjellur keq kur e dini që jam unë fajtori.
Mirë të më bëhet, jam treguar me gjithë mend budalla!
Poezia është sjellë mirë unë jam sjellë shumë keq poezia ka mbyllur llogaritë me mua.

AKT PAVARESIE
Pavarësisht nga projektet e Kishës Katolike autodeklarohem shtet i pavarur…