Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2010

Tetova News

Cikël poetik nga Fatos Arapi

TIRANA ËSHTË DHE S’ËSHTË

Dhjetori në zemër kish prillin,
e prill isha unë e ti.
I heshtur, kremtëror trishtimi. –
Një kafe me ty...

Tirana ishte dhe s’ishte
një filxhan kafe me ty.

Në supin e ndarjes vë kokën,
vetminë shoh drejt në sy.
E diela kaltërsisht tymon. –
një kafe pa ty...

Tirana ësht’ dhe s’është
një filxhan kafe pa ty.


FATOS, SHPRESO VETËM TE FATOSI

Fatos, shpreso vetëm te Fatosi.

Ke pasur fat në jetë:
miq të urtë e besnikë – Homeri,
Dantja, Shekspiri, Ronsardi,
Lorka e Uitmani...

Një mikesha jote e vjetër,
Safo.
I ka shkrepur në kokë,
si gjithë zonjat e ëmbla,
është bërë engjëlli yt,

Letërsia si frymëmarrje

Salajdin SALIHU
(Me rastin e 5 – vjetorit të ikjes në amshim të shkrimtarit Murat Isaku)


Murat Isaku u rikthye në botën letrare me përmbledhjen poetike M’i këpusin kokrrat e frymës,që u botua post-mortum, pasi, më parë, kishte krijuar një perandori letrare përgjatë disa dhjetëvjeçarëve. U rikthye si përherë... si poet. Poetët, edhe kur duket se kanë ikur përgjithmonë, befas rikthehen. Rikthehen për lexuesit e së nesërmes. Më saktësisht, Murat Isaku, ka qenë gjithnjë në botën që s’e braktisi kurrë – botën letrare, ku është i dënuar që të mbetet përgjithmonë. Përgjatë një jete shkroi romane, tregime, poezi, me një përkushtim të habitshëm, me një vullnet të jashtëzakonshëm, me një fuqi titanike, pa të cilat nuk merresh dot me letërsi. Në këtë rrugëtim krijues, sikurse thoshte, shpesh kishte ndjerë lodhje. E kishte lodhur tipizimi i Eng Humballait te Plagët, atëherë kur Gjata e ngarkonte në shpinë trupin e tij pa kokë dhe e varroste majë një kodre, që madhështia t’i shëmbëllente me lartësinë…

KUJTIME 1885-1925

Eqerem bej Vlora

Që kur isha i ri, miq, po edhe të njohur dashamirës, të cilët ishin në dijeni të udhëtimeve të mia nëpër Shqipëri (1906 deri në 1912) dhe të interesit tim për studimet albanologjike, më kishin këshilluar të shkruaja diçka për këtë temë. Kundrejt këtyre nxitjeve qëllimmira unë jam treguar gjithmonë i përmbajtur dhe kjo për dy arsye: e para, se nuk e kam quajtur kurrë personin tim të rëndësishëm sa duhet dhe e dyta, se nuk i kam mbivlerësuar kurrë dijet e mia. Por ngulmimi i miqve dhe i të njohurve të mi të mirëmë shtynë një ditë prej ditësh t’i futesha një sprove. Përfundimi i këtij vendimi qenë ato veprat e vogla të rinisëtë cilat u hartuan dhe u botuan ndërmjet 1906-ës dhe 1912-ës, shkrime të krijuara në një kohë të lumtur, entuziaste, madje pasionante, do të thosha, të jetës time. Shprehjet dhe mendimet, tablotë dhe konceptet e tyre pasqyrojnë ngazëllimin e tepruar për vendin tim dhenjerëzit e tij dhe, edhe pse përmbajtja i qëndron besnike së vërtetës, për shkak të nj…

Dëshirë

Vështrimi yt më pykon.
- Çfarë mund të bëjnë bashkë dy të huaj si ne?

Sikur momenti të ishte i mbështjellë
me lëkurë si një flluskë
me mjegull e frymë brenda,
sikur të ishim aq ngushtë
si të futur të dy në një çorape najloni,
me të gjitha pikat tona të dobëta në ajër
për të shijuar gjithçka që mbetet prej frikës
që zbret poshtë si këmishë nate
e të ndjesh se je trupi i një ore rëre
që rrëshqet rrëqethkëzat
poshtë... poshtë... poshtë... në botën tjetër
të ndjesh si eci me duar mbi lëkurën tënde duke ndjekur esencën
të ndjesh zjarrin që kacavirret për të arritur te buzët,
të ndjesh si thonjtë të ngulen në lëkurën time
për të më grisur kënaqësinë që ngutet e ngrihet si tymi i oxhakut
e për të kuptuar se fjalët e mishit janë të kuqe... të kuqe.. të kuqe...
të ndjesh si e ndjejnë tërmetin sensorët e tu...
mu në rrugën mes nesh si të lidhur prej kërthize...


largësia duket kaq e çuditshme tani...

Fatos Kongoli: Koha kur u pendova se isha shkrimtar...

Kozeta Zylo

Fatos Kongoli është ndër shkrimtarët e shquar shqiptarë, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por dhe jashtë trojeve të saj. Fitues i disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, ai ka marrë titullin e lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit", akorduar nga presidenti francez, Sarkozi. Këtë titull e kanë marrë deri tani vetëm tre shqiptarë, Ismail Kadare, Jusuf Vrioni dhe Fatos Kongoli. Librat e Kongolit janë botuar në 11 vende të ndryshme të Europës, e për ta kanë shkruar disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane. Më poshtë ai na flet më tej për veten dhe krijimtarinë...
Nga presidenti francez, Sarkozi, ju keni marrë gjithashtu në fillin të këtij viti titullin më të lartë në Francë, "Kalorës i Legjionit të Nderit"... Marrëdhënia ime me gjuhën frënge, kulturën dhe qytetërimin francez, me frankofoninë është më se gjysmëshekullore, qysh se në shkollë të mesme zura të mësoja si gjuhë të dytë të huaj frëngjishten. Në fillim këto kanë qenë vetë…

DITËN E NISJES SIME

Viktor Hygo
Krijesa ka dy gjendje të mundshme: të qenit dhe të jetuarit. Të jesh është gjendja pasive, të jetosh është gjendje aktive. Të jetosh, do me thënë të kesh ndërgjegjen e të qenit. Ndërgjegjja është parimi i veprimit. Ai që nuk ka ndërgjegjen, mund të përmbushë një funksion, por nuk mund të bëjë asnjë veprim. Të bësh është saktësisht të jetosh. Të jetosh do me thënë të veprosh. Të veprosh do me thënë të duash.

Vullneti fillon tek veprimi dhe provohet nga ai. Mendimi fillon tek vullneti dhe afirmohet nga ai. Arje ku nuk ka veçse veprim dhe vullnet, nuk ka ende veçse instinkt. Instinkti është nocioni fillestar i mendimit. Instinkti është gjithë sasia e mendimit të mundshëm në qenien pa liri. Vullneti gjen, liria zgjedh. Të gjesh dhe të zgjedhësh, do me thënë të mendosh. Njeriu ka lindur skllav. Ai është skllav i domosdoshmërisë absolute, skllav i egoizmit të tij dhe skllav i ndërgjegjes së tij. Liria e tij konsiston në të zgjedhurit ndërmjet këtyre skllavërimeve. Egoizmi është tirani…

Paraditja e një dauni

Romeo Çollaku



Të kapur përdore, rreth orës dhjetë, nënë e bir, mbërritën majë sukës, atje ku mbaronte zabeli i shkozave dhe niste i gjelbër e shtrihej tejetej një livadh nga ata që, shumë prej nesh, veç në ëndrra i kemi parë a, thjesht, i kemi përfytyruar, ndonjëherë, netëve të pagjuma. I gjelbër, paçka se, gjithë ditën, në vapë, rrinte shtrirë, atje, poshtë syrit të nxehtë të diellit. I qarkuar nga rrepe e dëllinja, nga ndonjë gorricë tek-tuk, nga ndonjë selvi e heshtur, nga preva i qarkuar, preva që zbrisnin prej shpateve dhe gurgullonin, të freskëta, për barinj, bagëti e shtegtarë të rrallë, rrinte aty i nderur, nga agullima në mbrëmje, poshtë syrit zhuritës të diellit. Ishte pesëmbëdhjetë gusht, dita e Shën Mërisë. Nëpër shkurre e pemë, këndonin gjinkallat për gëzimet e brengat e jetës së tyre të shkurtër. Mbërritën majë sukës dhe të dy vendosën duart në bel e u mbushën me frymë. Po t'i shikoje, atë çast, nga larg, e të gjallëroje paksa përfytyrimin, do t'i pandehje, me sigu…

Flurudha