Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2010

Tetova News

Pjesë nga libri SEKRETI

Kur shohim përreth nesh, madje edhe trupin tonë, ajo që shohim është maja e ajsbergut. Dr.John Hegelin
Mendo për këtë një çast.Shikoje dorën tënde.Ajo duket e fortë, por në të vërtetë nuk është e tillë.Nëse do ta vije nën një mikroskop të përshtatshëm, do të shihje një mase energjie që dridhet. Bob Proctor
Gjithçka është bërë nga e njëjta substancë, qoftë dora jote, oqeani apo edhe një yll. John Assaraf
Gjithçka është energji dhe më lejo të të ndihmoj ta kuptosh paksa këtë.Kemi Universin, galaktikën tonë, planetin tonë dhe pastaj janë individët;dhe brenda këtij grupi janë sistemet e organeve, qelizat, molekulat dhe pastaj atomet.Dhe më pas është energjia.Pra, nivelet për të cilat mund të mendosh janë të shumta, por në Univers gjithçka është energji. Dr.Ben Johnson
Kur zbulova Sekretin, doja të dija opinionet e shkencës dhe të fizikës për sa i përket kësaj njohjeje.Ajo çka zbulova ishte absolutisht mahnitëse.Një prej gjërave më entuziazmuese të të jetuarit në këtë kohë është që zbulimet e fizi…

CIKËL POETIK NGA IRENA GJONI (SARANDE), BOTUAR NË NR. E RI TË REVISTËS “STILI ‘97” TË LIDHJES SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË TË MAQEDONISË

1. SHTOI ZOT VALLET
Shtojzovallet kishin epoka pa bërë vizitë Në botën dhe jetën e njerëzve Kurioziteti shtojzovall nisi rrugën me fustane të bardhë antike që ngatërronin epokat, gojëdhënat
... ... ...... ... ...... ... ...
Hapën sytë në frymëmarrjen e zgjuar te njëra-tjetrës Sikur shumë bukuri,të kishin një mendje Kujtonin rrugën nëpër ngatërrim epokash, gojëdhënash Takim me një shpirt të vrarë Në momentin ku i lihej i pazhdukshëm, Një tatuazh zhgënjimi Dhe nga dhimbja klithte me tërbim sakati
Shtojzovallet e dhimsura, Kaq panë në botën e njerëzve Në një vizitë,Shumë më te shkurtër se rruga
Gjithçka u dukej makth ëndrre, makth drite trupëzuar tek një flokëverdhë si shtojzovallet Ulur në hijen e zonjave të shtëpisë Duke thurur gërsheta tatuazhesh zhgënjimi Të tepruara nga një natë më parë Në pritje të “MIRËMËNGJESIT” të shtojzovalleve
Duke u ngjasuar me veten, Me frymë i lanë trupin, Me qerpikët e gjatë i krehën flokët, Zërat dhe dritat ia qepën mantel,  Duke e bërë simotrën e tyre
Nën ritmin shtojzovall: “SHTOI …