Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2011

Tetova News

ELEMENTI KONTRASTIV MIDIS REALËS DHE IMAGJINARËS

Rovena Vata
1 Elementi fantastik dhe gjysmëfantastik 2 Truku artistik i hiperbolizimit dhe animizmit 3 Formulat magjike si komunikim i tabuzuar me demonët 4 Aleatë dhe kundërshtarë
Elementi fantastik dhe gjysmëfantastik
        Edhe Zanat, edhe orët kanë më shumë tipare njerëzore se mbinatyrore, sepse janë të mveshura me ndjesi e përjetime sikurse njerëzit. Në momente të caktuara dinë të gëzohen, të zemërohen, të pikëllohen, të qajnë, të luajnë, të këndojnë, por edhe të hakmerren sikurse njerëzit.         Dëshira dhe dashuria për të takuar gruan në botën e të gjallëve, bëhet shkak për ‘ringjalljen’ e Kirilloit (Rinë- Katërinëza), të njeriut të vdekur në ‘lugat’ tek “ Kryengritje për lugat”, për mbajtjen e fjalës së dhënë tek “Natë muaji maj” e M. Kuteli. Ringjallja e të vdekurve dhe pushteti i tyre demoniak, zbulohet përmes shndërrimit të ndarjës humane të njeriut në lugat. Te “Lugetrit e fshatit tim” dhe “Kryengritje për lugat” Kuteli nuk zhvendoset nga qendra e elementit fantastik[1]. Bëh…

Flurudha