Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2011

Tetova News

PËRROI I NDËRGJEGJIES TEK “ULIKSI” I XH.XHOJSIT

Ana Shahini


Vepra “Uliksi” e Xh.Xhojsit është një vepër që i përket periudhës së shek të xx të letërsisë botërrore. Kjo vepër është mjaft e vlerësuar dhe mjaft e studjuar nga kritika. Po të flasim me fjalët e përkthyesit të veprës në shqip do thoshim: “Është botërisht e njohur vështirësia që ka Uliksi në radhë të parë për t’u lexuar dhe ca më tepër për t’u përkthyer”. Kjo është një vepër, e cila ka tërhequr vëmendjen e shumë studjuesve nga e gjithë bota.
Një ndër elementët për të cilin veçohet kjo vepër është pikërisht “përroi i ndërgjegjies”. Element ky, që për mendimin tim dhe të shumë studjuesve të tjerë më të medhenj se unë, se është mjaft i pranishëm dhe i rëndësishëm në këtë vepër. Sikur unë të bëja një sugjerim që togfjalëshin “përroi i ndërgjegjies” t’a zëvendësonim me “botë e brendshme shpirtërore”, tek lexuesit do të lindnin me të drejtë shumë pyetje. E bëj këtë sugjerim me të vetmin qëllim, që me anë të kësaj mënyre të mund t’i japim përgjigje pyetjeve që parashtruam në hyrje…

Moderniteti i “Zonja me kone” të Çehovit

Ana Shahini


“Zonja me kone” është një nga ato vepra letrare tipike, përmes së cilës mund të vërtetojmë më së miri se në letersi ka rëndesi cilësia dhe jo sasia. E them me plot bindje këtë, sepse është një novelë fare e shkurtër, me shumë pak faqe, por në ato pak faqe mund të përjetosh shumë emocione, mund të gjesh shumë argumente për të folur dhe analizuar gjatë mbi to, pasi aty has me mjaft elementë të modernitetit, të cilet do i rendisim pak më poshtë, të konkretizuara edhe me tekstin. E nisa kështu detyrën (duke përmendur faktin që është e shkurtër në sasi, por e madhe në cilësi artistike), sepse kjo qe arsyeja që më nxiti për t’a bërë objekt detyre.
Nga leximi që i kam bërë tekstit vura re këto tipare: -)   Paraqitja e dyjëzuar e realitetit -)   Planet sillen përmes rastësisë -)   Dashuria jepet pejsazhore, dashuri mëkatare, natyrë = dashuri -)   Zë shumë vend iracionaliteti, mistikja, enigmatikja, e padukshmja -)   Shkaktohet mjaft habi -)   Përdorimi i shumë simboleve, tekst i shtresëzu…

Flurudha