Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2011

Tetova News

Rri urtë o brenga ime...

Një tufë poezish franceze, sprova rinore të përkthyesit Vedat Kokona të përmbledhur në librin “Lule të pavenitura”, që panë dritën e botimit në 2006, ruajnë gjurmën e freskët në impresionet e përkthyesit për të cilat pat thënë:...atëherë sapo kisha filluar të çapitesha dhe të bridhja në lulishten e poezisë franceze, kur lija mënjanë, me gëzim po edhe me pendim, problemet e gjeometrisë apo të fizikës, lodroja lëndinave poetike dhe dehesha me nektarin e vargjeve të Lamartinit, Hygojt e sidomos Mysesë...nuk më shkonte asnjë t’imtë ndër mend se një ditë, buzë mbrëmje së pleqërisë, do t’i mblidhja lulet e këputura ende të njoma dhe të pikuara me vesën e mëngjesit për t’i bërë një tufë...
Charles Baudelaire (1821-1867)
Rri urtë o Brenga ime dhe falmë qetësinë; Ti mbrëmjen e kërkoje, ja tek po zbret tani; Pëlhurën mbi qytet të mugëtit po e shtrin,  Disave u sjell paqe, të tjerëve mërzi.
Kur turma e ndyrë e njerzve, që veç dëfrime dinë,  Të fshikur nga kamxhiku i Epshit në gosti  Të poshtër zhgryhen …