Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2012

Tetova News

PËR NJË FJALOR TË RI TË FJALËVE TË HUAJA (Nga libri (Po)etika e fjalës, ARS-ZZ, Tetovë 2010, f. 380-388)

Një qasje shkencore problemit të fjalëve të huaja dhe një kontribut modest leksikografisë shqiptare, duke marrë si shkas Fjalorin e fjalëve të huaja të Institutit Albanologjik, botim i vitit 1988
            Prof. Agim VINCA
PËR NJË FJALOR TË RI TË FJALËVE TË HUAJA

            Njerëzit që flasin e shkruajnë në mediat tona, veçanërisht gazetarët (pjesa dërrmuese e tyre), por edhe disa intelektualë, publicistë e kritikë letrarë, përdorin vend e pa vend fjalë të huaja jo vetëm për shkak të modës, por edhe pse shumë herë nuk ua dinë kuptimin fjalëve që përdorin e, herë-herë, as që e dinë se ato janë fjalë të huaja.
            Koha në të cilën jetojmë, epoka e globalizmit, është kohë e komunikimit intensiv të gjuhëve, popujve dhe kulturave. Kultura shqiptare në dekadën e fundit të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, si rezultat i ndryshimit të pozitës historike të popullit shqiptar në kapërcyell të dy shekujve, është një kulturë plotësisht e hapur. Gjuha shqipe - gjithash…

Flurudha