Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2012

Tetova News

Një riformim i vizionit për botën

Një riformim i vizionit për botën:
Natasha Lushaj

1. Romani i Gazmend Krasniqit, Shitësit eApokalipsit, Saras2012, i vendos ngjarjet në kohë legjendare (e pakohë) apo si në një kryqëzim alegorik të kohëve të prapësive të fatit me ato të shlyerjes së “fajeve” ose “mallkimeve”. Marrëdhëniet hapësiro-kohore janë krejt tjetër në krahasim me romanin tradicional: tani e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja mbivendosen vazhdimisht, dilet nga koha objektive, e matshme nga sahati, kalohet te koha e “brendshme”, e cila është njëkohësisht kohë “e humbur” dhe kohë “mikse”. Në fakt, është një segment kohe, i hapur në të dyja anët (ku shkrihen: e shkuar – e tashme – e ardhme), fragment në të cilin kohët “ngjeshen” dhe bashkëjetojnë: që nga kohët primitive (shpellore), kohët “brenda telave” të para ‘90-s, deri te kohët postmoderne (avionët, interneti). Por nuk ka kufi të ndarë mes tyre. E shkuara dhe e ndaluara mbeten dhe rishfaqen nga njëri brez te tjetri, duke përsëritur stereotipin e të menduarit apok…

Europa dhe ne të tjerët (Botuar në vitin 1934)

Europa dhe ne të tjerët (Botuar në vitin 1934):
Nga Branko MERXHANI

Koha jonë, kohë pleonasmash dhe produksioni të tepër, është mbushur edhe nga Profetë, që profetizojnë “Fundin e Evropës”. Vallë? Kaq shpejt? Po kur u-plak dhe po jep shpirtin djali i djeshmë? Gjurmat e para të jetës së saj nuk e kapërcejnë shekullin XII. Po dita e vërtetë e lindjes së saj është më e afërme. Mund të na e kallëzojë edhe fantAzia më e varfër e brezit më të parë. Besimi i “Perëndisë-Njeri” që erdhi dhe iku si ndonjë “VISION”këtu e njëzet shekuj më parë, po mbretëron akoma edhe sot. Byzanti, ky emër mizor dhe për të qarë, qëndroi më se njëmijë vjet. Vetëm hija e tij rrojti pesë shekuj. Po Evropa? Mbaroi? – E rreme! Në rrezat e Uraleve po gjëmon zëri i saj. Shpirti i saj sapo arriti në fushat mëkatare të Azis së harruar. Evropa hyri në Azi këtu e një shekull e gjysmë më parë. Tani që ikën, që ecën praptazi, tani pikërisht hyn në ‘të. Evropa u-fut thellë në kryet, në gjakun, në shpirtin e robërvet të saj të d…

Ca Fjalë të Vogla Përpara Një Monumenti të Math

Ca Fjalë të Vogla Përpara Një Monumenti të Math:
Nga Faik Konica

Një ditë dimri, më 1920, shtypi i Evropës bëri të njohur se guvernat e Inglisë, të Francës, dhe t’Italisë, kishin arrirë në një marëveshje për Shqipërinë dhe kishin përfunduar që ky vënt të ndahej në mes t’Italianëve, të Grekëve, e të Sërbëve. Dëshpërimi më i rëndë kishte mbuluar zëmërat dhe fytyrat e Shqipëtarëve të mirë. Ah sikur të mos ish i sëmurë Uilsoni! ky mendim, kjo fjalë, dilte nga shpirti ynë. Po Presidenti i madh, zëri i lartë, i të cilit e kishte shpëtuar një tjetër herë Shqipërinë, lëngonte në shtrat, i thyer dhe i mbaruar. Fati përkrahte shtrëmbërin’ e politikanëve t’Evropës; Shqipëria ish e dënuar për vdekje, dënimi do të zbatohej doemos, as një rëzë shprese s’ndritte prej gjëkundi. Po e papritura ngjau: Ra rrufeja mu në tryezë ku vjedhësit e lirive dhe mundonjësit e popujve të vegjël bëjin planet e tyre.
Kjo rrufe ishte zëri, aq kohë i pushuar, i Uilsonit. Presidenti i sëmurë, i mbërthyer në shtrat të lëng…

LIRIA DASHURORE (Botuar më 1934)

LIRIA DASHURORE (Botuar më 1934):
Nga Branko Merxhani

“Kemi lindur për dashurinë dhe vetëm me anën e saj njohim njëri-tjetrin. Kemi nevojë për dashurinë si lulja që ka nevojë për diell”- WILLIAM PLATT

Të mos ju gënjejë titulli i sotmë. Do të bëj fjalë për FAMILJEN ashtu siç paraqitet brenda në përpjekjen moderniste të shoqërisë s’onë dhe ashtu siç e do Neo-Shqiptarisma.Nuk shkruaj studime. Jap semplërisht disa Formula, që përmbajnë vijat e përgjithëshme të mendimevet të mia – mendime të derdhura brënda në kallëpe të ngushta. Për këtë nuk më intereson këtu as shvillimi historik e filosofik i Familjes përgjithrisht, as influencat e saj positive ose negative mbi qytetërimet e vjetëra, as edhe lëvizja e sotme kryengritëse kundër institucioneve shoqërore, lëvizje e cila passi siguroi kaq lirira politike e shoqërore në favor të gravet në Evropë e në Amerikë, sot përpiqet të arrijë edhe Lirinë Seksuale të botës së bukur. Tendenca narcistike e Qytetërimit Europeo-Amerikan ndofta një ditë do t’…

Bujtës të largët

Bujtës të largët:
Konsuj, historianë, gjeografë, arkeologë, etnografë e udhëtarê francezë të shekullit XIX nëpër udhët shqiptare

Luan Rama



Shkrimi i këtij libri nisi krejt rastësisht. Një ditë, një regjisore, një mikesha ime e Kinostudios, me të cilën kisha punuar 25 vjet më parë, më solli një video me një film që kishim realizuar së bashku mbi një bard të këngës epike, që atëherë jetonte në Curraj të Epërm, në një vend tepër të largët, midis maleve të veriut shqiptar. Një fshat i humbur përmes grykësh pa rrugë, ku për të shkuar atje, duhej të udhëtoje katër-pesë orë në këmbë. Nuk di se kush më kishte folur rreth atij bardi 105-vjeçar, i quajtur Mëhill Vukaj, i cili me lahutë në dorë dhe veshur me tirq të bardhë, këndonte akoma këngë të gjata në mijëra vargje, këto “monumente” të gjalla të traditës epike, i cili zgjohej dhe flinte me këngët e Mujit dhe Halilit dhe ato të Ago Ymerit. Duke riparë filmin në Paris, m’u shfaq menjëherë ai udhëtim i lodhshëm dhe i paharruar, ai udhëtim në ato…

UJË SEKSUAL

UJË SEKSUAL:
Pablo Neruda


Duke rrjedhur me pika të mëdha të vetmuara
me pika si dhëmbë
me pika të trasha marmalate dhe gjaku
duke rrjedhur me pika të trasha
uji bie
si një shpatë pikash
si një lumë qelqi gërryes
bie duke brejtur
duke goditur boshtin e simetrisë, duke ngritur prerjet e
shpirtit
duke thyer gjërat e braktisura, duke çarë errësirën
Është vetëm një fllad, më i lagësht se lotët
një lëng, një djersë, një vaj pa emër
një lëvizje e gjallë
bëhet, zgjerohet
me pika të mëdha, të ngadalta
uji bie
drejt detit, drejt oqeanit të tharë
drejt dallgëve pa ujë

Shoh verën e pafund dhe një grahmë që del nga shpella,
të korrurat, gjinkallat
shtëpi, vajza që flenë
me dorën tek zemra
që ëndërrojnë banditët, zjarret

Shoh anijet
shoh pemët e palcës
të ngritura si maçokë të tërbuar
shoh gjak, kama dhe çorape grash
flokë burrash
shoh shtratin, shoh korridorin ku klith një virgjëreshë
shoh çarçafë, organe dhe hotele

Shoh ëndrrat e fshehta
pranoj ditët që vinë
origjinën, kujtimet gjithashtu
Si një qepallë egërsirash e shqyer
shikoj

Dh…

NJË ZË NDRYSHE NË LETËRSINË SHQIPE (Mbi krijimtarinë letrare të poetit Lulëzim Haziri)

NJË ZË NDRYSHE NË LETËRSINË SHQIPE (Mbi krijimtarinë letrare të poetit Lulëzim Haziri):
Salajdin SALIHU NJË ZË NDRYSHE NË LETËRSINË SHQIPE (Mbi krijimtarinë letrare të poetit Lulëzim Haziri)


Lulëzim Haziri është sivëllai im. Pa këtë miqësi jeta ime do të ishte më e varfër. Në këtë miqësi ndërmjetësoi letërsia, libri, poezia. Më 1989, në edicionin e “Rilindjes”, u botua libri me titullin “Kënga lind në vetmi”, që shënoi kthesë në poezinë shqipe. Autori nga Gostivari, student makinerie në Universitetin e Prishtinës, shkruante ndryshe nga shumë krijues të afirmuar. Ai nuk kishte studiuar për letërsi, por zgjoi interesimin e studiuesve të letërsisë. Nuk kishte studiuar për gjuhësi, por gjuha e tij artistike reflekton magji. Në kohë moralizimesh të lodhshme, diskursesh të konsumuara poetike, ai joshej nga krijues që shkruanin pa konsiderata morale dhe krijonte poezi të kësaj natyre. Në poezinë e tij, ndryshe nga çfarë ndodh në filma moralizues, nuk ndërrohet kuadri kur duhet të ndodh puthja…

Në kujtim të Ndoc Gjetjes, Vdekja e poetit

Në kujtim të Ndoc Gjetjes, Vdekja e poetit:
Nga Shpëtim Çuçka*

Dhe kur të kridhem në gjirin e tokës nënë i mbështjellë me pelerinën e përjetshme të heshtjes, do doja që për mua bashkatdhetarët të thonë: - Ai na deshi me gjithë fuqinë e zemrës! Ndoc Gjetja 


Kur vdes poeti, zemra ta do të dëgjosh vetëm heshtje, të dëgjosh vetëm fëshfërimën e gjetheve, vetëm shushurimën e një përroi, vetëm cicërimën e një zogu. Kur vdes poeti, do të doje të heshtnin fanfarat e sukseseve përgjithësisht të gënjeshtërta, të mekeshin fjalët boshe të lëvdatave, të platitej zhurmëria e kotësisë. Kur vdes poeti, do të doje të mos kishte, së paku për një çast, marramenth makinash e manekinësh, pamje klithëse reklamash të zhveshura nga çdo gjë njerëzore, zukama kafenesh mes vdekjes së punës; të mos shihje mjedise të papastra, dorën e lypjes nëpër trotuare, dijen e librave lëshuar për shitje drejt e përdhe. Kur vdes poeti, do të doje të shihje lule e bar, drurë e hije, natyrë dhe prehje. Dhe do të doje që shpirti t…

Helena

Helena:
Hajnrih Hajne

Më je betuar, deri në varr,
Me magjinë tënde më ke folur
Se do më duash tërë zjarr,
Po prapë mbetem i pangopur.
Gojën, te fytyra ime e ver,
Fryma jonë s'ka të sosur
Shpirtin tënd, do ta pi krejt
Të vdekshmit janë të pangopur.

Përkthyer nga Aleko Ballauri


Hygo, republikani dhe dashnori i madh

Luan Rama

Në fillim ishte Të mjerët, (Les Misérables), pastaj Shën Mëria e Parisit, (Notre Dame de Paris), më vonë ne lexuam Viti ‘93 dhe Njeriu që qesh, e kështu me radhë. Në botën tonë të adoleshencës, personazhet e shkrimtarit Viktor Hygo, (Victor Hugo), shtoheshin pareshtur dhe ngjizeshin në imagjinatën tonë për të mbetur të pashlyera. Mbaj mend gjithnjë kur në kinemanë verore “17 nëntori”, shikonim filmin Të mjerët dhe zbulonim portretet e Zhan Valzhanit, Kozetës, Fantinës, Mariusit, imazhet e Revolucionit francez dhe të kopshteve të Luksemburgut, katakombet e Parisit dhe më pas, Kuazimodon dhe Esmeraldën në sheshin e “Notre Dame de Paris”. Nga dritarja e shtëpisë ngjitur kinemasë, për ditë me rradhë, në orët e vona të mbrëmjes, vazhdoja të dëgjoja të njëjtat dialogje të atij filmi dhe unë imagjinoja të njëjtat skena që kisha parë disa ditë më parë, edhe pse dialogjet nuk i kuptoja. Këmbanat e katedrales mitike vazhdonin të ushtonin… Kur erdha në Paris, pas godinës së ambasadës, zg…