Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2012

Tetova News

Por kur ju poqi me mua Dashuria…

Shkruar nga Françesko Petrarka

Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka


I
Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.
Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.
Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,
Tingujt me psherëtima e ngashërime,
Ushqim zemre në rini plot gabime,
Kur nga ç'jam sot isha tjetër…

Por kur ju poqi me mua Dashuria…

Shkruar nga Françesko Petrarka

Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura janë sjellë në shqip nga Ferdinand Leka
I
Ky sonet mund të quhet si një hyrje e Kanconieres së Petrarkes, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t'i rendiste e t'i rregullonte lirikat e veta.
Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.
Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi,
Tingujt me psherëtima e ngashërime,
Ushqim zemre në rini plot gabime,
Kur nga ç'jam sot isha tjetër…

Timo Flloko, një poezi lamtumire për Ali Podrimjen

Takimi i fundit kishte qenë vetëm dy muaj më parë në takimet letrare “Azem Shkreli” në Pejë, që përkonte me 15-vjetorin e vdekjes së poetit e prozatorit kosovar. I kishte dhënë dhe një poezi. Aktori Timo Flloko e përjetoi jo me pak dhimbje ndarjen nga kjo jetë të mikut të tij, Ali Podrimja. “Jam njohur me të personalisht pas viteve ’90. Madje ka qëlluar të jemi takuar bashkë me Bekim Fehmiun. Jemi takuar shpesh, në Kosovë e në Shqipëri, madje kemi këmbyer edhe poezi e dorëshkrime”, kujton Flloko. Por i paharrueshëm do të mbetet për të takimi më i fundit. I kujtohet se si një fotograf kërkonte Ali Podrimjen, por nuk e njihte e aktori, për shaka, i thotë: Jam unë! Ata që ishin përreth qeshën. “Të gjithë duam të kemi diçka prej poeti, si Aliu, u thashë”. Në këtë takim të fundit, Podrimja i dhuroi aktorit një poezi të vetën, të cilën e kishte shkruar në vitin 2006. Titullohet “Në teatrin ilirik”. Në dedikim i shkruan: “Timos me zemër! Tani gjendemi në teatrin “Estref Begolli”. Me zë të dr…

Pse nuk kthehet tryeza 100-vjeçare e Mjedës?

Më 1 gusht, në Kukël të Shkodrës do të përkujtohet 75-vjetori i Ndre Mjedës. Do të bëhet përurimi i ringritjes së kompleksit muzeor, vendosja e shtatores prej bronzi, por do të mungojë tryeza 100-vjeçare ku ka punuar Mjeda. Muzeu Historik i Shkodrës nuk jep përgjigje për ekspozimin e sajMentor Qyku*




Jemi para një ngjarjeje të madhe me rëndësi kombëtare: 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe në kuadrin e këtij jubileu, do të përjetojmë 75-vjetorin e vdekjes së një prej pararendësve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare, Dom Ndre Mjeda. Me këtë rast, më 1 gusht do të zhvillohet një veprimtari e dendur shkencore dhe përkujtimore, në Kukël-Bushat (Shkodër). Mund të themi se është organizuar një rikthim plot dinjitet i Mjedës në këtë trevë, ku ai jetoi, shërbeu dhe krijoi veprat e tij për tre dhjetëvjeçarë. Që më 16 dhjetor 2011, Ministria e Kulturës ka shpallur Kishën e Shën Shtjefnit dhe Shtëpinë famullitare të Ndre Mjedës në Kukël, monument kulture. Tani ka përfunduar faza e parë e …

TREGIMET E PANJOHURA TE POETIT DIN MEHMETI. Shkruan Ali D. Jasiqi

Shkruan Ali D. Jasiqi




Pak kush e din se poet i mirenjohur, autor i afër 20 (njëzetë) përmbledhjeve të poezive dhe një drame Din Mehmeti ka shkruar edhe tregime. Sepse, ai asnjëherë nuk e ka përmend, se ka botuar edhe krijime në këtë gjini të krijimtarisë letrare. Në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, konkretisht në vitin 1961-1962 derisa punonim bashkë në rubrikën e kulturës të gazete “Rilindja”, kishte dalë nga shtypi përmbledhja e tregimeve” Ditari  i një gjuetari” të shkrimtarit të njohur rus Ivan  Turgenjeve në përkthim të mrekullueshëm, bërë me sa më kujtohet nga Mitrush Kuteli, të cilin e lexonim me ëndje. Me qenë se i ati i poetit ishte gjahtar Dini pat thënë se do të shkruaj disa tregime dhe kështu do të bënte një përmbledhje tregimesh me ketë tematikë, pasi kishte botuar tregime më parë. Vlen të theksohet se tregimet që i kishte botuar gjerë atëherë nuk kishin asgjë të përbashkët me idenë e Dinit për tregimet me tematikë nga gjuetia. Ato kishin tema tjera. Si do që t…

Një lidhje parabolike midis vëllimit Torzo dhe Lulet e të Keqes.

IRONI  E  MODERNITETIT  BASHKËKOHOR

Nga Prof. Bashkim Kuçuku


Ironia e modernitetit bashkëkohor dhe e pasmodernitetit, në përgjithësi, në letërsinë shqipe, po ashtu, edhe në poezi është e rrallë dhe dytësore. Ajo nuk ka arritur të bëhet karakteristikë, e aq më pak zotëruese, sikurse në letërsi dhe poezi të gjuhëve të tjera evropiane. Megjithatë, në vëllimin Buzë të ngrira në gaz të Zef Zorbës, në disa vëllime të Ali Podrimjes e të Azem Shkrelit është thelbësore, në vazhdimësi, ose, e shpërndarë andej-këndej me doza të ndryshme. Diku në koncept dhe embrionale, e diku më e zhvilluar ka qenë në poezinë e Fatos Arapit, në të cilën, në vitet 1990-2000, ka zgjeruar perimetrin, duke kaluar prej periferisë në qendër. Me ulje-ngritje e natyrshëm është shfaqur në poezinë e Beqir Musliut, Eqrem Bashës, Basri Çapriqit, më rrallë në të Xhevahir Spahiut, Natasha Lakos, Agron Tufës e Luljeta Lleshanakut, ndërsa, në një masë ndjeshëm më të madhe në të Ervin Hatibit, brezit më të ri. Prej këtyre është ve…