Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2012

Tetova News

Duke pritur të luajë FIJA e Barit

Nga Muhamet Ademi

E gjithnjë shpresonim
në atë fijen e barit
të gjelbër,
që luhatej nga liria...


Ikja

M'ikin edhe hijet
vegimet fshihen
nga 'ai',
nga njeriu: që dua të jem.
Shtegtoj e bredhi
të ndigjoj krisjen e fundit;
me pëshpëritjen e saj;
të bashkëjetoj me të.
I ngujuem dua të jem
në bindjet e mia…por!


Motet kanë ndrrue

Prej gëzimesh që kurrë s'njohta,
prej zanash që kurrë s'dëgjova,
prej grash që kurrë nuk pata
Unë vuej.
Kujtimi
bren jetën time
mbi mua,
mbi ninëzat e ftohta
të zmadhuese e t'rrita
m'ep dhimba,
më gjakon
më përvlon,
drejt e shtrime
me dëshira kote.
Motet kanë ndrrue
Më shpet se andrra ime.
I njëjtë mbetet kujtimi.

Prill 1944 (Botue në "Fryma")


Jam

I ganduem
e i gozhduam
për emrin
e mbiemrin, jam.
I lidhun
për zjarrin
e ferrin në biografi, jam.
Në frikë notojnë
shpresa e andrra
e drithërime t'imta
e vetmi.
Liria s'pret
e s'jam i lirë.

Gjithçka

Çdo vit,
çdo ditë,
çdo çast,
ngeli diçka e paftillue,
diçka ngeli pa u ngushllue,
pa u qartësue e pa shpërblim,-diçka
ngela i shkr…

KADARE, NOBELI DHE SHQIPTARËT

Nga Gjekё Gjonlekaj



Alfred Nobeli “mbreti i dinamitit” siç e quanin nё atё kohё lindi nё Stockholm nё vitin 1833. Prejardhja e familjes Nobel ishte nga fshati Nobbelov. Pavarёsisht se ishte familje e varfёr ata u arsimuan nё Universitetin mё tё mirё tё vendit  Uppsala . Alfred Nobeli nё kohёn e tij ishte njё ndёr njerёzit mё tё pasur dhe mё tё njohur nё botё,dhe kishte njё karakter tё veçantё. Victor Hugo e kishte cilёsuar si “milioner vagabond”. Gjatё viteve tё fundit tё jetёs kishte menduar shumё pёr tё ardhmen e pasurisё sё tij. Ai nuk ёshtё martuar kurrё dhe nuk kishte pasardhёs tё drejtpёrdrejtё,qё mund ta trashёgonin atё pasuri, edhe pse kishte pasur lidhje intime me disa gra qё mё vonё i sollёn kokёçarje. Para vdekjes nё vitin 1896 Alfred Nobeli kishte lёnё testamentin e tij pёr shpёrblimet qё do t’u jepeshin shkencёtarёve tё ndryshёm. Por kishte lёnё edhe testamentin e çmimit Nobel pёr Letёrsi.Pjesёn mё tё madhe tё jetёs e kaloi nё Paris , kishte lidhje miqёsore me shumё poetё…

MURAT ISAKU - M’I KËPUSIN KOKRRAT E FRYMËS (POEZI)

Dashuria e pare

Nga Branisllav Nushiq*


U dashurova me Persën, fqinjën tonë,sepse atë kisha më afër. Persa ishte pikaloshe, mbante çorape të verdha dhe thembrat i kishte gjithmonë të shtrembëruara nga këpucët. Sa nuk isha dashuruar, nuk i kushtoja vëmendje, por që nga momenti kur rashë në dashuri,më dukej hyjnisht e bukur dhe më mjaftonte ta shihja,edhe nga larg,të shihja vetëm thembrat e saj te shtrembëra,dhe të emocionohesha e të nxitoja t’i dilja përpara që të ndeshja sa më shpejt buzëqeshjen në fytyrën e saj pikaloshe.
Ajo ishte vajza e profesorit që na jepte aritmetikën dhe që për mua,nuk e di përse,nuk kishte mendim aq të mirë.Ishte nëntë vjeçe dhe mësonte në klasën e tretë të shkolles fillore.Dashurinë ia shpreha në një mënyrë romantike të pazakontë.Njëherë,kur po luanim hapadollapa,u fshehëm të dy në një fuçi në të cilën ime më bënte lakrën turshi.Aty,në atë fuçi,i shpreha asaj dashurinë, dhe prej atij kujtimi të dashur,edhe sot prekem sa herë kaloj pranë ndonjë fuçie.
Njëherë rastisëm pas mësimi…

Rrëfehet shkrimtarja e njohur Raimonda Moisiu: Jeta ime mes SHBA-së, Shqipërisë dhe letërsisë

Raimonda MOISIU është shkrimtarja dhe gazetarja e pavarur, që i pëlqen shumë ta identifikojë veten se i përket letërsisë postkomuniste të Diasporës. E lindur dhe e rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike, ajo njihet për kontributin qytetar, intelektual dhe aktivitetin krijues letraro-artistik e publicistik në të dyja kahjet e Atlantikut! Aktualisht jeton me familjen në SHBA, në kryeqytetin e shtetit të Connecticut, Hartford, dhe për kontributin e saj qytetar e intelektual ajo është nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderon në Partinë Demokratike Amerikane. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Shkrimtarja shqiptaro-amerikane është përzgjedhur ndër personalitetet e Albanian Excellence – Candidates 2012. Po këtë vit ajo u nominua nga rrjeti Global Mbarëkombëtar me qendër në Londër me mirënjohjen; ”Gruaja …

Një roman në mbrojtje të letërsisë

Philip Roth me romanin ”Del hija”, ku kompetencën e rrëfimit e bart një njeri i pashpresë, shfaq gjendjen në të cilën ndodhet letërsia e mirëfilltë me krijuesit dhe lexuesit e saj, kohën kur kurrreshtja për zhbirime biografike synon të zëvendsojë kërkesat estetike dhe dëshira për famë nuk zgjedh mjete.

 Nga Berat Amidi

Romani ,,Del hija” është vepër e  shkrimtarit të madh amerikan, Philip Roth, që në titull paralajmëron një përmbajtje të veçantë. Roth sjell tek lexuesit misterin e një shkrimtari që në të njëjtën kohë paraqitet  si njeri i vdekur por edhe i gjallë. Thënia e Dylan Thomasit: Para se vdekja të të marrë, merre mbrasht këtë! – Kjo flaji që është vënë si moto në hyrje të romanit - kur ndërthuret me rrëfimin e njeriut që ndodhet në vjeshtën e jetës së tij, merr kuptimin e porosisë që jeta duhet të jetohet me të gjitha çastet e saj,  se njeriu duhet të përballet me të deri në fund, e kur prapa lihen vepra të mëdha atëherë dueli vazhdon edhe pas vdekjes.
 Rrëfimi i romanit “Del hi…

Gjashtë të vërteta poetike për Teodor Kekon

Natasha Lako





1. E bukur, e thjeshtë, e ngrohtë dhe e mbushur plot dritë.Kështu mund të përcaktohet poezia e Teodor Kekos, e cila vjen te lexuesi shqiptar në kolanën e poezisë së sotme shqipe të Shtëpisë Botuese “Toena”.Kur themi fjalët “e bukur” dhe “e thjeshtë”, e dimë se kemi mundësi që të flasim për gjithçka të prekshme të kësaj bote, që na tërheq pas vetes. Kur përdorim fjalët “e ngrohtë” dhe “e mbushur plot dritë”, largohemi prej botës së pafrymë dhe hyjmë në shpirtin e njeriut dhe të gjithë gjallesave të tjera, gjerbërore, ku drita vjen me reflekse të shumëfishta dhe të ndryshme, ashtu si në poezinë e Teodor Kekos. Mes për mes këtij kufiri shkrirës dhe reflekseve të ndërthyerjeve të ndriçimit njerëzor, është më lehtë t’i thuash lexuesit disa fjalë mbi poezinë e Teodor Kekos, të mbushur plot dritë dhe ngrohtësi vetjake, që nga poezitë e tij të para deri tek ato të fundit. Kjo frymëmarrje ritmike poetike dhe e ngrohtë, e ndjek Teodor Kekon gjatë jetës së tij të mbyllur një herë e p…

Një libër që na mësoi talljen

Preç Zogaj
Njeriu mëson në jetë të përqeshë, të tallë, të ironizojë e satirizojë tipa dhe dukuri të ndryshme të kohës së tij, apo vetë kohën e tij. Askush nuk mund të thotë “kur” i mëson dhe “si” i mëson. Të mësuarit e humorit nuk datohet, siç mund  të datohet të mësuarit e fizikës apo algjebrës, ku  gravitacioni dhe bashkësitë, fjala vjen, mësohen në klasën e dhjetë, ndërsa parimet bazë të mekanikës kuantike dhe ekuacionet përkatëse, në klasën e njëmbëdhjetë. Këto reagime ideo-emocionale speciale zhvillohen bashkë me njeriun, gjatë gjithë jetës së tij. Por ka gjithnjë, për këdo, referenca apo “pika orientimi” që tregojnë një periudhë, një rrethanë, një njeri, një pjesë teatrale, një film apo një libër që ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të paharrueshme për  të mësuar kodin e hyrjes në komedinë e jetës. Romani “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, i shkrimtarit të shquar shqiptar Dritëro Agolli, është pa dyshim një referencë e tillë, një pikë e tillë orientimi në kohë për lexu…

Flurudha