Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2012

Tetova News

Shkrimtaret porno, cila është jeta e tyre?

I shkruajnë librat e tyre të ulura në një cep të shtëpisë si nëna normale, nën shikimin e bashkëshortëve dhe fëmijëve
Shkrimtare? Më mirë le t’i quajmë “mama që u pëlqen erosi” dhe që çdo imagjinatë të tyren e hedhin në letër. Janë ato që këtë rrymë e kanë kthyer në një zanat të vërtetë, të ndihmuara nga lehtësirat që u krijon ebook-u dhe gjuha angleze në të cilën shkruajnë, duke u dhënë kështu mundësi të depërtojnë në një masë të gjerë lexuesish. Fenomeni i grafomanisë (dëshire të çmendur për të shkruar) duket se prej vitesh ka përfshirë shtëpiaket britanike. Më poshtë po paraqesim tri raste që mund të quhen tipike të këtij fenomeni. Kujdes, që të shkruash nuk do të thotë të kesh stilin e Henry Miller, pas një jete seksuale të shthurur.
Claire Siemaszkiewicz
Një biznes familjar
Bashkë me të shoqin Marek, një 39-vjeçar, Claire Siemaszkiewicz ka hapur një shtëpi botuese për librat erotikë në rajonin anglez të East Midland. “Total-E-Bund”, shtëpia e tyre botuese, publikon vazhdimisht onlin…

Dashurija e Atdheut

Nga Vedat Kokona
Botuar më 1938



Dikush më tha, pra, ka nja dy ditë: -Na kanë dhënë në shkollë për të zhvilluar subjektin: Dashurija e Atdheut. Si mund t’a filloj?

I thashë pa mejtuar aspak: -Mos e fillo fare hartimin t’ënd. -Dhe përse? -Se nuk je e zonja ta hartosh një themë të tillë.

-Oh! S’ka gjë më të lehtë se kjo themë. Mundem të shkruaj faqe të tëra mbi ardheun; të shkuaj pa u mejtuar aspak se fjalët do të më vinë vet-vetiu.

-Nga do të vinë ato fjalë?

-Sa i çuditshëm që je edhe ti! Kërkon kurdoherë t’a zgjatësh bisedimin e të hidhesh në disa gjëra që s’kanë të bëjnë fare me pyetjen që po të bëj sot. Nga do të vinë ato fjalë? Po nga ivnë edhe të gjitha të tjerat, të gjitha ato që shkruajmë apo flasim në jetën t’onë.
-Po nga vinë këto fjalë?
-Pse s’pyet më mirë se nga vjen jeta?
-Nuk më kuptove. Nuk dua aspak të të bëj një mësiim metafizike se kësaj nuk i-a kanë dalë dot mb’anë as edhe kollosët më të famshëm. Dua vetëm t’a stërvit pak mëndjen t’ënde që të arësyetojë e të flasë dyke menduar…

KAMBANË NË QAFË!

KAMBANË NË QAFË! (Rekuiem për veten dhe shokët e mi)
Qe ditë me diell, muaji maj. Më e bukura stinë, kur mora pusullën me vulë e nënshkrim! Tani jam i lirë, plotësisht i lirë, të dashur miq! I kam gjashtëdhjetë e pesë dimra e beharë mbi kurriz dhe shtatëdhjetë e pesë euro në xhep! Mund të bëj ç’të dua. Po, për besë! Të shkruaj kujtime për veten dhe të tjerët, të vajtoj për ëndrrat dhe iluzionet e mia djaloshare… Mund të dal në Gërmi çdo mëngjes, të pi kafe te vila Lira për vetëm pesëdhjetë centë; t’i mbush mushkëritë me ajër e klorofil a të vetëhelmohem me tym e nikotinë. Mund të zgjohem pa zbardhur drita, të fle po desha deri në drekë a të bredh natën si somnambul. Mund të protestoj, të hedh parulla, të gjuaj me gurë; të përleshem me policinë e të shkoj në burg si dikur… Kot! “Sundimtarë të rinj sundojnë në Olimp; Jovi mbretëron ashtu si do vetë…”.[1] Ç’nuk mund të bëj! Ç’nuk! Mund të sillem rrugëve ditë e natë me duar thellë në xhepa a në kontejnerë. Pse jo? Edhe ata që rrëmihin plehrat njerëz janë, pë…

S’ËSHTË AQ KEQ SA DUKET, POR EDHE MË KEQ!

KIM MEHMETI 

Në Maqedoni vazhdon debati se a duhet apo jo BDI-ja ta braktisë qeverinë e Gruevskit. Punët erdhën deri aty sa përfaqësuesit e BDI-së të kërkojnë nga shqiptarët e këtushëm ta heqin nga fjalori i gjuhës shqipe fjalën “dalje” dhe të përdorin vetëm shprehjen “hyrje” në qeveri. Gjë që mund të vlejë vetëm për ata që nuk e kanë kuptuar se çdo gjë që “hyn” diku, herdo kurdo duhet të “dalë” nga atje ku ka hyrë.
Por sido që të jetë, mbetet e vërteta se BDI-ja ka shumë arsye që të mos e braktisë qeverinë e Gruevskit. Qindra arsyet pse BDI-ja duhet ta vazhdojë vëllazërinë me VMRO-DPMNE-në e Gruevskit mund të përfshihen vetëm në një fjali: dëmi u bë dhe, doli apo mbeti BDI-ja në qeveri, shqiptarët e paguan shtrenjtë injorancën politike të kryesuesve të BDI-së. Edhe atë jo vetëm me përbuzjen që ua bëri Gruevski nëpërmjet projekteve antishqiptare, por edhe konkretisht, me harxhimin e disa buxheteve shtetërore, duke injoruar kulturën dhe investimet në vendbanimet shqiptare si të ishin ato…

E shenjta

RUDIAN ZEKTHI

E shenjtë është çfarëdo entiteti apo dukuri që themelon, legjitimon apo garanton ekzistencën e përbashkët të një bashkësie njerëzish. Duke e konsideruar jetike këtë ekzistencë në bashkësi, për pjesëtarët e saj gjithë çfarë i bashkon është më e rëndësishme se çfarëdo dhuntie ekzistenciale personale, dhe vetëm nëpërmjet këtij raporti të individëve me bashkësinë fiton statusin e të qenit e paprekshme, e pacenueshme. Pra vetëm ky raport bën të mundshme të shfaqet detyrimi për pacenueshmëri, i cili, nga ana tjetër, e shfaq si dukuri sociale të shenjtën.

2. E shenjta, pra, është një dukuri sociale – nëpërmjet së shenjtës një bashkësi formohet dhe krijon identitetin e saj të dallueshëm nga bashkësitë e tjera. Është e vërtetë se ky koncept zanafillor dhe i përhershëm i së shenjtës është mjegulluar dhe relativizuar në kohën tonë si pasojë e faktit që individët, duke e zotëruar intuitivisht lidhjen mes së pacenueshmes dhe së shenjtës, gjithmonë e më tepër i konsiderojnë realitetet e…

Dr. Robert Elsie - SHKËLQIMI I SHKURTËR I ELITËS

Kulmi letrar në Shqipërinë e viteve 30

Brenda një periudhe prej pesë vitesh në mesin e viteve tridhjetë, u realizua një hap i madh përpara në fushën e letërsisë. Në poezinë, Lasgush Poradeci botoi përmbledhje lirike të mahnitshme: Vallja e yjve, Constancë 1933, dhe Ylli i zemrës, Bukuresht 1937; Migjeni, i sëmurë rëndë nga tuberkulozi, arriti ta dërgonte vëllimin e hollë Vargjet e lira, Tiranë 1936, në shtyp para se vepra e tij të ndalohet dhe se poeti vetë të vdesë; dhe Gjergj Fishta paraqiti versionin përfundimtar të epikës së pashoqe Lahuta e malcís, Shkodër 1937, me tridhjetë këngë. Në fushën e prozës shqiptare u botuan: romani nihilist Nga jeta në jetë - Pse!?, Korçë 1935, nga Sterjo Spasse; përmbledhja e dytë e tregimeve të Ernest Koliqit, Tregtar flamujsh, Tiranë 1935; romani i mirëpritur i kritikës sociale, Sikur t'isha djalë, Tiranë 1936, nga Haki Stërmilli; dhe vëllimi i parë i tregimeve të Mitrush Kutelit, Nete shqipëtare, Bukuresht 1938. Edhe Migjeni i botoi njëzet e ka…

BRANKO MERXHANI nga Mark Marku

Branko Merxhani iu shfaq shoqërisë shqiptare vetëm një fragment të shkurtër kohor aty nga fundi i viteve 20 për t’u zhdukur 10 vjet më vonë. Ishte vërtet një shfaqje e shkurtër, por marramendëse e nga ato që lënë gjurmë në kulturën e një vendi. Kur ai u shfaq pakkush dinte ndonjë gjë për Merxhanin dhe me siguri në kafe “Kursal” apo në mjediset e tjera kulturore kryeqytetase shfaqja e tij është pritur me shpërfillje në mos në mënyrë armiqësore. Tek e fundit kush ishte ky Merxhani? Thashethemet e përhapura me këtë rast informonin se kishte lindur në Turqi se ishte shkolluar në një kolegj perëndimor në Izmir se kishte studiuar në Gjermani, informacione këto që në fund të fundit nuk thoshin ndonjë gjë të madhe pasi Tirana ishte e mbushur me intelektualë të kësaj natyre që kishin mbaruar shkolla jashtë e ktheheshin në Shqipëri me ambicien për të gjetur një hapësirë në sfondin kulturor e politik të Shqipërisë së atyre viteve. Ajo që e bënte të ndryshëm Merxhanin nga të tjerët ishte pikërish…

LASGUSH PORADECI

LASGUSH PORADECI

QËLLIMI I ARTIT

Qëllimi i artit është që në japë gëzim estetik, por këtë gëzim e ndien ai që është i përgatitur për ta ndierë. Prandaj duhet kulturë e madhe.
Jeta është e shkurtër, po sa e shkurtër është po aq edhe e rëndë. Lindim me të qarë, rritemi duke qarë, humbin nënën, babanë, të afërmin, shokun, shoqërinë, humbim të dashurin, dashurinë, humbim rininë, jetën, shpresën...
Për të gjitha këto dhimbje njeriu kërkon një ngushëllim, një kënaqësi dhe këtë e gjen tek arti.
Prandaj misioni i artit është të na japë kënaqësi estetike, që qëndron mbi të gjithë këto mizerje të jetës.
Këndojmë një poezi, shikojmë një pikturë, dëgjojmë një simfoni dhe kënaqemi!
Jeta na ëmbëlsohet, na bëhet më e dashur, më e bukur. Por këtë nuk e bëjnë të tërë njerëzit, prandaj arti nuk është për të gjithë njerëzit. Është për ata shpirtra të lartë që e ndiejnë, të tjerë ndiejnë të tjera kënaqësi. Arti nuk është për ata. Ata nuk i shajmë, as nuk i përçmojmë se nuk ndiejnë apo nuk e duan artin. Nuk ësht…

NË QENDRËN GUMËZHITËSE TË BOTËS.Potë të famshëm të perkthyer nga Feride Papleka

NË QENDRËN GUMËZHITËSE TË BOTËS



GJEOGRAFI POETIKE



Të përftosh poezinë duke soditur format embrionale, harmoninë, kuptimësinë bashkëkohore dhe mitike, duhet të njohësh individualitete që i transpozojnë këto vlera brenda një kulture me lulëzim të përhershëm. Prej një njohjeje të rastësishme, por të lumtur me  një poete të rrethinave pariziane, Jeanne Maillet, të cilës i kam përkthyer në shqip përmbledhjen poetike “Këngë e premtuar” (Chant promis) dhe me një poet, frymëzues i palodhur i shtegtimit të ideve dhe kulturave,  Jean-Paul Mestas, lindi një libër me një gjeografi të veçantë, me zëra nga disa krahina të Francës. Mbase nga dëshira e fshehtë për të zbuluar ankthin dhe trishtimin që rrinë strukur prej të papriturave që na dhuron fati ose fatkobi ynë, mbase nga parandjenja për të ushqyer shpresën në një të nesërme që s’duhet të mbetet vetëm ëndërr, mbase edhe nga kureshtja për të kundruar lartësitë e poezisë si pasqyrë shpirtërore, metaforë e një dialogu të brendshëm në kërkim të bukur…

Flurudha