Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2012

Tetova News

Li Bai dhe Du Fu, poetët pianukë më të dashur të Kinës

Nëse shkon të ndalosh njerëzit çfarëdo në rrugë dhe i pyet se cila ishte dinastia më madhështore në historinë e Kinës, nëntë nga dhjetë vetë do të përgjigjen se ishte dinastia Tang
Hëna simbolizon gjithashtu poezinë dhe ëndrrat, pra përputhet dhe ka një rol në vdekjen e Li Bai-t, legjenda thotë se ai u mbyt në një lum, ndërsa përpiqej të përqafonte refleksin e Hënës
“Ai ishte qartë një pijedashës… dhe ka shumë gjasa që ka qenë tërësisht tapë kur shkroi disa nga poezitë e tij më të mira. E ke parasysh, ai është i egër dhe i shoqëruar me një lloj festimi të shfrenuar”Poetët pianukë më të dashur të Kinës Carrie Gracie, BBC




Dy poetët më të pëlqyer të Kinës lindën 1300 vjet më parë, në fillim të shekullit të tetë. Gjuha ka ndryshuar kaq pak sa edhe sot poezitë e tyre mbeten të lehta për t’u lexuar nga populli kinez dhe temat e tyre janë sërish të rëndësishme – nga miqësia te dashuria e panorama, si dhe qelbja e korrupsionit politik.
Kaiser Kuo, themeluesi i bandës së parë kineze “heavy-me…

MALLKIMI I PAMERITUAR (Requiem për figurat pa varr)

Shkruan: Amet Selmani
Një mallkim i moçëm shqiptar thotë gjëmshëm: Të humbtë varri ose Mbetsh pa varr. Gjithsesi, kjo klithmë e llahtarshme, e cila shqiptohet me një duf të thellë, në situata të caktuara mbase u drejtohet atyre që kanë shkaktuar dëme me pasoja të rënda në jetën shoqërore, përkatësisht atyre që, në njëfarë mënyre, s’mund t’u falet veprimi i kryer, e lëre më të harrohet ndonjëherë. Megjithatë, krejt ndryshe nga kjo nëmë verbale, e cila hamendësisht duket si akt i merituar, në anën tjetër, për shkërbim të fatit njerëzor, nuk ka ndodhur përherë kështu. Për një arsye apo për tjetrën, heraherazi ka rënë keqas edhe mbi ata që e kanë bërë të kundërtën, pra mbi ata që pas vetes kanë lënë vepra të mira e fisnike. Thënë më shkurt, historia shqiptare paradoksalisht është e rrëmbushur me këtë lloj mallkimi. Si i tillë, ky sado që të ketë qenë i pamerituar, jo një herë ka shkrepur rrufeshëm edhe mbi disa nga figurat më të ndritura kombëtare. Duke e sfiduar drejtpërdrejt kushtimin e v…

NË ISHULLIN E PAEMËR

Irena Gjoni 
Jam në ishullin tim të paemër, me maja e magmë dallgësh, ku fatitë e fatet vallëzojnë në ritin e pagëzimit, të larjes katartike me valë e shkumë.
Ku brenga nanuris të flejë në një varkë diku atje tej të harruar, ku Joni e rrethrrotullon pareshtur si një fluger, në ngrënie të vetvetes të ishullit të paemër.
E shpirti sërish në rit, kërkon një breg. Për far është fikndezja e një xixëllonje. Çasti midis dy përndritjeve të shkëndijta, fanitet si jehonë Feniksi, si pushim Sizifi…
Kalëroj me krahë Pegasi nëpër majën e shpirtit tënd, kur ti lundron nëpër një luginë me mjegull e re, për t’u takuar aty ku barka ankorohet, edhe pse furtunë,
përjetësisht në bregun prehër të blertë, ku shtojzovallet heqin valle drite, me hirin e dashurinë e nuseve të ujërave shkumë...

Amerikanët dhe “kujtimet” e Ismail Qemalit

MOIKOM ZEQO


William Morton Fullerton ka qenë një qytetar amerikan i lindur në Norwich (Connecticut) më 18 shtator 1866. Studioi në Akademinë Philips të Andoverit në Universitetin e Harvardit ku u laureua në vitin 1886. Redaktor i “Advertiser”-it të Bostonit , e pastaj në Paris u bë bashkëpunëtor i korrespondentit të famshëm De Blowitz të “Times-”sit, që e zëvendësoi pas vdekjes. Më 1911-n u bë publicist i lirë, shkroi shumë libra të ndryshëm, në mes të të cilëve “Problems of Power” (Probleme të pushtetit). Gjatë Luftës së Parë Botërore zhvilloi një aktivitet të gjerë e të rëndësishëm kontaktesh midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve. Vdiq në vitin 1952 në Paris, ku kishte qëndruar gjithë kohës.

Po ç’lidhje ka ky amerikan me Ismail Qemalin? Përse e përmend rastin e tij të pashkëputur nga emri i Ismail Qemalit? Është për t’u vënë në dukje se ishin pikërisht  gazetarët amerikanë dhe ata të Europës Perëndimore që treguan një kujdes maksimal për figurën e Ismail Qemalit.

Dhe ish…

Vijnë në shqip kujtimet e Mbretëreshës Geraldinë

“Jeta e Mbretëreshës nuk është vetëm historia e ëmbël e një dashurie të qëndrueshme, por edhe një sagë guximi dhe karakteri të fortë përballë pengesash të pakalueshme në një vend të vogël, i cili përdorej si gur shahu në lojën fushën ndërkombëtare të luftës”. Kështu shkruan shkruan Gwen Robyns, autorja e librit me kujtime “Geraldina e Shqiptarëve”. Shtëpia botuese UET-Press  promovon sot librin me kujtime të Mbretëreshës Geraldinë, i cili vjen edhe në gjuhën shqipe. Në 231 faqet e librit vijnë ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e Mbretëreshës që nga dita e njohjes me Mbretin Zog, martesa, jeta në ekzil, vdekja e Mbretit etj. Libri biografik, veç kujtimeve të rrëfyera nga vetë Mbretëresha, plotësohet nga dëshmi dhe kujtime nga miq e të afërm si princi Leka, bashkëshortja e tij Suzanë, kontesha Virginia Appony, motra e Mbretëreshës, Skënder Zogu, nipi i mbretit etj. Këtyre rrëfimeve u shtohet edhe një letërkëmbim i pasur (rreth 200 letra) që Mbretëresha Geraldinë i dërgon…

Qejfe! Paraja drejton…

Nga Petro Marko
Botuar më 1937

Eja, të shkojmë gjëkundi të kalojmë disa orë të dehur. Të çmendur, të lumtur. – Të bëjmë. . . qejf! –Po ku? – Vemi të pimë? – Po ku? – Në daç te Miti. Në daç te Dhori ose tek Tahsimi. Në daç vemi ia shtrojmë me birrë në “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi të pimë verë. Apo nuk vemi tek Mahmuti që ka një raki rrushi që të merr në qafë! Pastaj ka dhe një lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja të vemi pimë… Vetëm kështu mund të bëjë njeriu qejf këtu në kryeqytet. Duke pirë. Pi në “London”, pi në “Bristol”, në pijetore “Vlora”. Ku të duash pi. -Oh më fal!

Jo ku të duash. Vendet janë ndarë vetvetiu. Kushdo e ka zënë folenë e tij. Kushdo është bërë dhe familjar në ndonjë kafe. Bie fjala “Bella Venezia” është një vatër familjare pun’e madhe! Pa shko ti ndonjë ditë atje dhe ke për të parë se do të dallohesh si kau balash. Unë kur vete ndonjëherë, rrëmbej pastën e ëmbël dhe iki, se akoma atje s’ka marrë fund biseda mbi “doiçe kulturën” e shkretë…
Ose shko n…

“TIPARET INDIVIDUALE TË STUDIUESIT YMER ÇIRAKU DHE KOHERENCA E BOTËVËSHTRIMIT TË TIJ” (Shkëputur nga libri studimor “Fjalë zemre – studim letrar për krijuesit e Sarandës” 2012)

MINELLA GJONI (Mësues i Merituar)



Mbi krijimtarinë studimore të Prof. Ymer Çirakut

Prof. Dr. Ymer Çiraku është një studiues sistematik i letërsisë shqipe dhe i krijimtarisë së poetëve që kanë lënë gjurmë në letërsinë tonë në vite e deri tek brezat e rinj. Ky rrugëtim studimor ka nisur në Sarandë. Prof. Çiraku jo vetëm rendit, por mundohet të kapë filozofinë e kësaj krijimtarie në vite. Vërej se ai e ka mirë parasysh thënien: “Mos shikoni atë që lexoni, por atë që kuptoni nga ajo që keni lexuar”. Pikërisht duke u mbështetur në këtë filozofi, futet thellë në studimin e çdo krijuesi, duke u përpjekur të depërtojë deri në amën e ngjizjes së krijimit dhe nënshtresëzimeve kuptimore. Bota është e handakosur dhe e mpakur. Ka në të personalitete të famshëm, të shquar që i kanë ngritur vetes piedestal. Ka dhe histori të dukur në muzeume madhështore para të cilëve të gjithë përulen, por këta persona të shquar e këto muzeume shërbejnë vetëm për të shenjtëruar botën ashtu siç është e ashtu siç duket. Ne jetojmë në …

Flurudha