Skip to main content

Tetova News

Vijnë në shqip kujtimet e Mbretëreshës Geraldinë



“Jeta e Mbretëreshës nuk është vetëm historia e ëmbël e një dashurie të qëndrueshme, por edhe një sagë guximi dhe karakteri të fortë përballë pengesash të pakalueshme në një vend të vogël, i cili përdorej si gur shahu në lojën fushën ndërkombëtare të luftës”. Kështu shkruan shkruan Gwen Robyns, autorja e librit me kujtime “Geraldina e Shqiptarëve”. Shtëpia botuese UET-Press  promovon sot librin me kujtime të Mbretëreshës Geraldinë, i cili vjen edhe në gjuhën shqipe. Në 231 faqet e librit vijnë ngjarjet më të rëndësishme që kanë shënjuar jetën e Mbretëreshës që nga dita e njohjes me Mbretin Zog, martesa, jeta në ekzil, vdekja e Mbretit etj. Libri biografik, veç kujtimeve të rrëfyera nga vetë Mbretëresha, plotësohet nga dëshmi dhe kujtime nga miq e të afërm si princi Leka, bashkëshortja e tij Suzanë, kontesha Virginia Appony, motra e Mbretëreshës, Skënder Zogu, nipi i mbretit etj. Këtyre rrëfimeve u shtohet edhe një letërkëmbim i pasur (rreth 200 letra) që Mbretëresha Geraldinë i dërgonte nga Tirana dhe Egjipti, mëndeshës së saj, baroneshës Ruling. Duke qenë se Mbreti Zog gjatë gjithë jetës së tij ka refuzuar qëllimisht të mbante ditar zyrtar apo personal, duke ia ndaluar këtë gjë edhe Mbretëreshës, sipas një njoftimi të UET-Press, të gjitha thëniet që i referohen atij janë marrë nga shënimet që u diktonte Mbretëreshës, ministrit të Oborrit, kolonelit Sotir Martini, si edhe adjutantit, kolonel Selmanit. Libri është shkruar përpara se Mbretëresha Geraldinë të rikthehej në Shqipëri pas 63 vitesh ekzil dhe pak muaj para se ajo të mbyllte sytë.

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…