Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2012

Tetova News

FLET PROFESOR AGIM VINCA:TE REAGUARIT, DETYRE E ÇDO KRIJUESI DHE INTELEKTUALI

Në një kohë kur apatia dhe mosreagimi ndaj padrejtësive e problemeve shoqërore ka përpirë të gjithë shqiptarët, pavarësisht nivelit shoqëror që përfaqësojnë; përballë këtij realiteti, ku të gjithë ulin kokën dhe pranojnë në heshtje e kapërdijnë çdo prapësi të keqqeverisjes dhe sharlatanizmit të politikanëve apo drejtuesve, thuajse në të gjitha nivelet drejtuese, pikërisht mes kësaj amullie mbizotëruese dhe njëherësh paralize të reagimit, vjen një zë kumbues, një penë e ndritur, një autoritet i mendimit dhe i shkencës shqiptare, një personalitet imponues dhe gjithnjë kërkues e hetues i së vërtetës, vjen profesori i nderuar Agim Vinca me librin e tij “Arti i reagimit”. Ashtu siç shenjohet që në titull, kjo përmbledhje shkrimesh publicistike përçon art, si në aspektin formal ashtu edhe në atë përmbajtësor. Publicistika e profesor Agim Vincës karakterizohet nga gjuha e gjallë dhe leksiku i pasur, që gërshetohet me mjeshtërinë e letrarit, i cili me finesë, vërtetësi e qartësi sjell copëzat …