Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2013

Tetova News

Në Ballkan secili pandeh se ia ka hedhur tjetrit

INTERVISTË ME AGIM VINCËN

“Epoka e re”: Përshëndetje Profesor dhe urime 65-vjetori i lindjes! Keni botuar dhjetëra libra, secili më në zë se tjetri dhe më i veçantë se tjetri. Keni publikuar qindra opinione për fenomene të ndryshme letrare, kulturore, arsimore, gjuhësore, politike e shoqërore. S’keni heshtur kurrë për kurrfarë padrejtësie, që i është bërë shtetit e as kombit. S’besoj se do të heshtni as tash e tutje. Por, kaherë krijuesve u është bërë kjo pyetje, “Pse shkruani?”, por edhe janë dhënë shpjegime të ndryshme nga ta. Pse shkruan profesor Agim Vinca?
Agim Vinca: Kjo është pyetja më e zakonshme, por edhe më e vështira që mund t’i bëhet një krijuesi. Përse shkruaj? Shkruaj, sepse nuk di mënyrë tjetër më të mirë për ta realizuar veten; shkruaj, sepse nëpërmjet shkrimit dëshiroj të komunikoj me njerëzit, të njohur e të panjohur, të afërt e të largët, këtu e gjetiu, sot dhe nesër. Shkruaj, sepse dëshiroj të lë gjurmë në kohë, duke shpalosur veten, duke gjykuar për kohën dhe njerëz…

Flurudha