Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2013

Tetova News

VITI 2013 - VIT I KUJTESËS

Agim Vinca

 “I kam borxh vitit ’13 që s’ia mbylla plagët”. Xh. Spahiu, Borxhet e mia


Derisa viti që lamë pas, 2012-a, për shqiptarët ishte, me të drejtë, vit feste, viti në të cilin kemi hyrë, 2013-a, do të duhej të ishte: vit kujtese. Në ç’kuptim? Shqipëria, pas një robërie të gjatë gati pesëshekullore, u shpall, më 28 nëntor 1912, “e lirë dhe e mosvarme”, por shqiptarët dhe trojet e tyre, me vendimin e padrejtë të Fuqive të Mëdha, u ndanë në mënyrën më të vrazhdë të mundshme, duke mbetur, më tepër se gjysma e tyre, nën sundimin e shteteve fqinje: Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Kjo padrejtësi e madhe historike: ndarja e një kombi në dysh, që ndodhi njëqind vjet më parë, u shoqërua me krime e masakra të tmerrshme, që ushtruan trupat serbo-malazeze dhe bullgare mbi popullsinë e pafajshme shqiptare. Është detyrë e shkencës sonë, e historisë dhe e historianëve në radhë të parë, që t’i kujtojnë këto ngjarje, jo për të ngjallur urrejtje mes popujve, por për të njohur të kaluarën dhe për të mos…