Skip to main content

Posts

Showing posts from May, 2013

Tetova News

Pandeli Koçi: “Odhise Grillo u dënua nga Lidhja vetëm për një poezi”

Nga shtëpitë botuese pëlqehet letërsia për fëmijë e përkthyer.Përkthime të dobëta dhe botime pirate të letërsisë së huaj për një kosto më të ulët lënë jashtë loje letërsinë origjinale për fëmijë në shqip “Shkrimtarët për fëmijë gjatë Lidhjes së Shkrimtarëve patjetër duhej që t’i këndonin xhaxhit Enver”
Valeria Dedaj 


-Në rastin e lexuesit të sinqertë, fëmijës, gjithmonë bëhet fjalë për një letërsi të kontrolluar e të orientuar. Vihet re se shtëpitë e botimit e kanë ulur në masë të konsiderueshme botimin e letërsisë për fëmijë. Qarkullimi i kësaj letërsie transmetohet tek lexuesi i ri. Një sektor i ngritur pranë Ministrisë së Arsimit, programon dhe çfarë i është dhënë lexuesit të vogël vetëm për në programet didaktike shkollore. Rreziku për autorë të rinj të kësaj letërsie nuk shihet si një argument serioz dhe duket se botuesit janë të kënaqur me ata që deri tani kanë pasur, me meritë, dhe e kanë “monopolin“ në letërsinë për fëmijë prej 60 viteve. 
Janë rreth 200 tituj, që nga legjenda e …

Razi Brahimi: Londo ka pranuar vetë të drejtojë “Dritën”

Valeria Dedaj

- Razi Brahimi, ish-kritik, ishpedagog e dekan në Institutin e Lartë të Arteve, por dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve qysh në krijimin e saj, tregon në një intervistë për “Shekullin” sesi Komiteti Qendror merrte vendimet për Lidhjen e Shkrimtarëve. Ai tregon se sa ka ndikuar Enver Hoxha, Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia në vendimet e Lidhjes. Çfarë ndodhte para se të botoheshin veprat, dhe kush ishin të “preferuarit” e partisë? Gjithashtu jep një këndvështrim tjetër të asaj që Bardhyl Londo ka shkruar në “Jeta që na dhanë” botim i “Toenës”, që del së shpejti. Gazeta “Drita”, sipas tij, nuk ishte një redaksi që sulmohej nga “Zëri i Popullit”, por kritikat që botoheshin herë pas here qoftë tek njëra, qoftë tek tjetra për shkrimet, ishin po të njëjta me atë që ndodhte dhe për gazetat e tjera. Kurse përsa i përket asaj që Londo shkruan se “në vitin 1986 kur u ndodha për një vit kryeredaktor i komanduar i “Dritës” e kuptova mirë se çfarë kuptimi kishte të të sulmo…

Koha e kujtimeve të harruara

Librat me kujtime, kanë krijuar një pamje absurde, sikur janë libra të jashtëzakonshëm. Shkrimtarët, në një masë të konsiderueshme janë lëshuar me turr për të shkruar kujtimet, për kohën e diktaturës, pra edhe për Lidhjen...
Behar Gjoka/ Studiues

-Pas librave të Fatos Arapit, Fatos Kongolit, Elena Kadaresë, Nasho Jorgaqit dhe shumë të tjerëve, i erdhi radha Bardhyl Londos, që të paraqesë kujtimet për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktorët kryesorë të saj, që tani i ka mbetur vetëm hija dhe kujtimet më tepër janë fashitur. Fakti, që është pritur me kaq zhurmë dhe rrëmujë fjalimesh, si kohë e kujtimeve të harruara, sidomos në median e shkruar, të vë në mendime për të parë se çfarë po ngjet me librin e shkruar në gjuhën shqipe, madje me vetë letërsinë? Në pamje të parë, nuk ka asnjë të keqe, që të shkruhen kujtimet, sepse kështu çlirohemi nga makthi i së kaluarës, por megjithatë të mos harrojmë letërsinë, si dhe të mos krijojmë idenë fiktive se historia, qoftë edhe ajo e diktaturës, mundet të …

Londo: Rasti Stani- Lleshanaku, kur Lidhja edhe të martonte

Përveç dënimeve që jepnin gjyqet, kishte dhe një dënim tjetër, dënimi me vetmi, me harrim, me izolim Drejtuesit e censures nuk “orientonin” vetëm mendimet e shkrimtarit, por duhej të martoheshe me atë që donin ata. Shkrimtari Lazër Stani kishte filluar lidhjet me poeten Luljeta Lleshanaku
Bardhyl Londo
- “Jeta që na dhanë” i Bardhyl Londos është një libër me kujtime të brezit të tij. Në kapitullin e V të këtij libri gjenden kujtimet gjatë periudhës që Londo ka qenë pjesë e Lidhjes së Shkrimtarëve. Kanë qenë plotë 20 vite që ai i kaluar si gazetar, kryeredaktor dhe kryetar i Lidhjes, derisa më pas u kthye përsëri, në Ministrinë e Kulturës. Ndonëse nuk ka dal ende nuk ka përfunduar procesi i botimit nga “Toena”, por që në fillim ka ngjallur kureshtje dhe debat. “Nuk e di nëse Bardhyl Londo ka shumë për të thënë për Lidhjen, por mund të them se ai është një nga protagonistët, një nga shkaktarët kryesorë të rrënimit, shkatërrimit, e korrupsionit në Lidhjen e Shkrimtarëve" thotë Hysen S…

Flurudha