Skip to main content

Tetova News

Koha e kujtimeve të harruara

  • Librat me kujtime, kanë krijuar një pamje absurde, sikur janë libra të jashtëzakonshëm. Shkrimtarët, në një masë të konsiderueshme janë lëshuar me turr për të shkruar kujtimet, për kohën e diktaturës, pra edhe për Lidhjen...

Behar Gjoka/ Studiues

-Pas librave të Fatos Arapit, Fatos Kongolit, Elena Kadaresë, Nasho Jorgaqit dhe shumë të tjerëve, i erdhi radha Bardhyl Londos, që të paraqesë kujtimet për Lidhjen e Shkrimtarëve dhe aktorët kryesorë të saj, që tani i ka mbetur vetëm hija dhe kujtimet më tepër janë fashitur. Fakti, që është pritur me kaq zhurmë dhe rrëmujë fjalimesh, si kohë e kujtimeve të harruara, sidomos në median e shkruar, të vë në mendime për të parë se çfarë po ngjet me librin e shkruar në gjuhën shqipe, madje me vetë letërsinë? Në pamje të parë, nuk ka asnjë të keqe, që të shkruhen kujtimet, sepse kështu çlirohemi nga makthi i së kaluarës, por megjithatë të mos harrojmë letërsinë, si dhe të mos krijojmë idenë fiktive se historia, qoftë edhe ajo e diktaturës, mundet të paraqitet vetëm me anë të kujtimeve, që ngrihen mbi themelet e biografizmit. Duke qenë jo shumë larg kohës, që e lamë pas, ku shumë ngjarje dihen nga të gjithë, komunikimi me anë të kujtimeve, shpesh gjendet në zgripin e betejës mes të vërtetës dhe të pasaktësisë, mes objektives dhe personales.
Përveç qasjes subjektive, me anë të kujtimeve, e kaluara edhe në fushën e kulturës dhe letërsisë, ka gjasa që të verifikohet me dokumente, në arkiva dhe me dëshmi faktike, por edhe me studime të thelluara, mbështetur në dokumentet e kohës. Mbi të gjitha, do të duhet që në këtë situatë, kur e kaluara ngatërrohet ende nëpër këmbë, kur atëherë nga dëshira apo pamundësia vetëm është heshtur, e tani flasim me krenari të frikshme, përsiatjet e kujtimeve, duken më tepër si mençuri pas kuvendit, dhe trimëri pas beteje. Rrekja mentare, e paraqitur përmes kujtimesh, me shtysa të një biografizmi të vonuar, të kujton një rrethanë komunikimi, të moteve të kaluara, që lidhej me rrëfimin e trimërirave në luftë me gjermanët, e ciklit të bisedave: “veteranët tregojnë”. Puna është se në jo pak raste, tregojnë kujtime, që çalojnë në marrëdhënie me kohën dhe personazhet, sepse librat me kujtime dhe përsiatje, nuk hyjnë në tipin e literaturës së sirtarit, pra që të sjellin mendime të hedhura qysh atëherë, por më tepër janë shkruar në këtë periudhë, pra janë të përditësuar. Shkrimi i kujtimeve, gati është kthyer në mani, në kriter të vërtetash dhe shenjash estetike, duke krijuar shijen e mungesës së shkrimit të letërsisë. Shkrimtarët, në një masë të konsiderueshme janë lëshuar me turr për të shkruar kujtimet, për kohën e diktaturës, pra edhe për Lidhjen, ku duket se më në fund po hapet kutia e Pandorës.
Megjithatë, sërish e sërish, gjysmë të vërtetat fshehin të vërtetën e heshtjes tonë, e pëshpërimave të pazëshme, në atë kohë. Përballë, morisë së librave, me kujtime, shkruar tashmë sipas midesë së kohës, gjendemi në situatën që është vënë në rrezik ekzistenca e letërsisë. Shkrimi i kujtimeve, përveç të tjerash, na sugjeron se është mbyllur kapitulli i shkrimit të letërsisë, dhe ke përshtypjen se një tru autorësh, po mbyllin hesapet me lexuesin. Librat me kujtime, ndërkaq kanë krijuar një pamje absurde, sikur janë libra të jashtëzakonshëm, të cilët qëndrojnë mbi vetë letërsinë, dhe mbi të gjitha sikur mbi supet e tyre kanë kriterin e të vërtetës. Nuk ka asnjë të keqe, që të shkruajnë, libra me kujtime, madje edhe të vlerësohen me çmime të tredhura, por si pa kuptuar, pothuajse kemi harruar se çfarë po ngjet me letërsinë? Me poezinë që na mbytën me librat e botuar, me gjeni me shumicë dhe me fare pak vlera?! Me prozën, që ka hyrë në ujë, e sidomos me tregimin e shkurtër, që duket se po fshihet nga lëvrimi?!
Me kritikën letrare, ku leksionet teorike dhe përsiatjet akademike, pra mungesa reale e saj shetit për kritikë letrare e nivelit të naltë. Nisur nga panorama e botimeve, e vlerësimeve, e promovimeve në median e shkruar dhe vizive, sa vitrinat skematike të librave, të krijojnë përshtypjen e rrejshme sikur jemi qendra e botës në punët e letrave, kur shkrimtarët, janë kthyer ish-poet dhe ish-tregimtar, jo vetëm pse ia kanë mësy kujtimeve, porse letërsinë në gjithë kohën e kanë trajtuar si medalje trimërore, kur në fakt ajo ka të bëjë me artin dhe shenjat estetike.

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…