Skip to main content

Tetova News

Në “digën” katolike!


Ka dalë nga shtypi me leje të etërve françeskanë një nga botimet e rëndësishme të albanologut kroat, Milan Shuflaj “Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke- zona e dërptimit ortodoks në “digën” katolike”. Përktheu nga orgjinali gjermanisht dhe përgatiti për botim Edmond Malaj, duke e pajisur me hyrje dhe parathënien e autorit. Kjo vepër është një punim konsideruar me vlerë për historinë e Kishës Katolike në Shqipërinë Mesjetare, por në të ka shumë të dhëna edhe për Kishën Ortodokse.
Përgatitësi i veprës na bën të ditur se ky punim është kapitulli IX i një historie të Shqipërisë, për të cilën pati punuar autori Milan fon Shuflaj.
Për tekstin e sjellë në shqip, përkthyesi Edmond Malaj shpjegon se ka patur në dispozicion dy burime të publikuara të Shuflajt. Duke e përkthyer nga origjinali gjermanisht dhe në këtë botim, Malaj shënon se “duke rënë në ujdi edhe me etërit françeskan duke u vënë për verifikim nëntituj dhe kapituj, apo ato nëntituj në të cilat autori i jep në fillim të punimit, në të dyja pjesët.
Libri është i pajisur me indeksin e emrave të vendeve, dhe personaliteteve që gjenden në vepër, por duke vënë edhe listën bibliografike të veprave dhe të artikujve shkencorë që autori ka përdorur në këtë studim.
Përkthyesi në faqet e para i freskon lexuesit kujtesën duke dhënë disa shënime biografike mbi Milan Shuflajn ku në këtë konteskt risillet historia tragjike e fundit të jetës së albanologut. I lindur në Kroaci, Shuflaj studioi shkencat shoqërore në Universitetine  Zagrebit, dhe doktoroi në vitin 1901.
Pas doktoratës u mor me sistematizimin, mbledhjen dhe përshkrimin e dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmate për veprën “Codex Diplomaticus” . Këtu pati dhe kontaktet e para edhe me historinë mesjetare të Shqipërisë.
“Së bashku me Talocin dhe Jireçekun, në vitet 1913 dhe 1918, boton në dy vëllime kryeveprën “Act et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia”. Kjo vepër ishte menduar të botohej në katër vëllime, por dorëshkrimi i vëllimit të tretë dhe aparati shkencor i tij u konfiskua nga policia pas vrasjes së tij dhe humbi”.
Ky projekt sqaron përkthyesi, që do të përfshihej në katër vëllime ishte financuar nga mbreti Zog i I dhe qeveria shqiptare. Shumë që do përballonte këtë punë ishte depozituar në një bankë zviceriane.
Shuflaj, në lidhje me këtë vepër, në godinën e Parlamentit Shqiptar të asaj kohe dha edhe një leksion në gjuhën shqipe. Në fjalën hyrëse flitet dhe për vëllimin e tretë, regestet e tij me dorëshkrimet e aparatit shkencor të këtyre dorëshkrimeve, për të cilën studiuesi kroat M.Panxhiq është i mendimit që “ato janë dorëshkrime, të cilat personalisht i ka shkruar M.Shuflaj, dhe të cilat s’ka dyshim, personalisht ia ka dorëzuar mbretit shqiptar, Zogut, me ratin e vizitës së tij në Tiranë, në fillim të vitit 1931, gati para vdekjes së tij”. (Dr. M. Panxhiq (arkivi shtetëror i Kroacisë), “Shuflaj për shqiptarët”, në: Java e Bibliotekës në Kosovë 7-13 prill 2003. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë 2004, f.77)
Ai kishte ardhur në Shqipëri pas shumë peripecish më 12 janar të vitit 1931, afërsisht një muaj para se të vritej.
Sqarohet se në vitin 1918, me kërkesën e tij pensionohet, e pastaj boton pjesën e tretë të “Historisë së Shqipërisë” që e kishte planifikuar ta shkruante në tetë vëllime, me titull: “Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke…”, pjesë të cilën vjen në këtë libër.
Në lidhje me historinë e Shqipërisë Shuflaj përfundoi dhe botoi në vitin 1920 edhe romanin me temë nga Mesjeta shqiptare, “Konstantin Balsha”, të firmosur me pseudonimin Alba Limi.
Përgatitësi i librit kujton se Shuflaj i ka përdorur pseudonimet ngaqë nuk e ndjente veten të sigurt për shkak të studimeve dhe botimeve të tij. Në dhjetor të vitit 1920 burgoset dhe dënohet me tre vjet e gjysëm burg, të cilat i bën në Mitrovicën e Sremit. Në vitin 1928 emërohet profesor i rregullt në Universitetin e Budapestit, por për shkak se nuk kishte pasaportë, detyrohet ta refuzojë emërimin.
Kronikat e kohës flasin për plagosjen për vdekje të albanologut nga “dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria dhe vdiq në spital një ditë më vonë, më 19 shkurt, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilëve ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në në Zagreb”.  Emrat e vrasëve janë bërë të njohur tashmë, që janë shënuar gjithashtu edhe në hyrje të këtij botimi: Branko Zëege, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina, të cilët deklaruan se për likuidimin e Shuflajt kishin marrë urdhër nga Beogradi. Për vrasjen e dr. Shuflajt, përkthyesi shënon se kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe fizikanti i famshëm Ajnshtajn, i cili së bashku me shkrimtarin gjerman Hajnrih Man dërgoi një apel në Ligën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Paris, në të cilën bëhej fjalë për mbrojtje të kroatëve ndaj terrorit dhe persekutimit nga policia serbe.
“Në këtë apel Ajnshtajni dhe Hajnrih Man ia veshin përgjegjësinë për terrorin ndaj kroatëve vetë mbretit jugosllav Aleksandër dhe letra përfundon me fjalët: “Nuk duhet të tolerohet fakti që vrasjet janë të lejuara me qëllim që të arrihen synime politike. Ne nuk duhet të lejojmë që vrasësit të promovohen si heronj kombëtar”. Në lidhje me aktivitetin dhe vdekjen e tij, gazetat e Zagrebit nuk u lejuan të botojnë asgjë ndërsa Universitetit të Zagrebit, ku Shuflaj kishte punuar, nuk iu lejua as të ulte flamurin në gjysmështizë. Megjithatë Shuflaj, në lidhje me punën e tij, “kishte edhe të tillë, të cilët e kanë përkrahur, ata të cilët ishin miq të tij, dhe e kanë ndihmuar në krijimtarinë dhe veprat e tij. Të tillë në të vërtetë kishte shumë, në mes të shumë popujve fqinj,  mes kroatëve, serbëve, hungarezëve, austriakëve dhe të tjerëve – nga historiani beogradas dhe profesori i Universitetit, Stojan Stanojaviq, i cili e ka shkruar pozitivisht parathënien në librin e M.Shuflajt “Serbët dhe Shqiptarët”, e cila ishte botuar në Beograd- deri te Lajosh Tholczyja, Konstantina Jericveka, Truhole, Vanina dhe shumë të tjerë”(Dr. M.Panxhiq (Arkivi shtetëror i Kroacisë), “Shuflaj për shqiptarët”, në: Java e Bibliotekës në Kosovë 7-13 prill 2003. Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Prishtinë 2004, f.77.”

Përgatiti: V.Murati
Standard


Vrasja e Milan Shuflajt

Kronikat e kohës flasin për plagosjen për vdekje të albanologut nga “dora e kriminelëve serbë më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria dhe vdiq në spital një ditë më vonë, më 19 shkurt, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilëve ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në në Zagreb”.  Emrat e vrasëve janë bërë të njohur tashmë, që janë shënuar gjithashtu edhe në hyrje të këtij botimi: Branko Zwege, Lubomir Bellosheviqi dhe Stevo Veçerina, të cilët deklaruan se për likuidimin e Shuflajt kishin marrë urdhër nga Beogradi. Për vrasjen e dr. Shuflajt, përkthyesi shënon se kanë reaguar shumica e intelektualëve të kohës, në mesin e të cilëve edhe fizikanti i famshëm Ajnshtajn, i cili së bashku me shkrimtarin gjerman Hajnrih Man dërgoi një apel në Ligën Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në Paris, në të cilën bëhej fjalë për mbrojtje të kroatëve ndaj terrorit dhe persekutimit nga policia serbe.


Situata të Kishës në Shqipërinë paraturke. Zonat depërtuese ortodokse në “digën” katolike

Milan Shuflaj

Kisha-e-vjeter-e-Shen-Prokopit-300x218 

Shqipëria është një krahinë kufitare e veçantë në pikëpamjen kishtare, ashtu siç është e veçantë edhe në pikëpamjen etnike, politike dhe kulturore, përshkrimi i profilit të së cilës bëhet edhe më i veçantë. Ky profil qysh në fillim doli disi kundër me formimin e përgjithshëm të bazës klerikale të një ngritjeje të qëndrueshme politike. Më vonë Shqopërinë filloi ta mbulonte dalëngadalë koja e dyfishtë e bizantine e pushtetit perandorak dhe të atij patriakal, që në shumë pika në mënyrë të ngjashme kishte filluar të mbulonte edhe Italinë e Poshtme. Por kjo kojë filloi të shqyhej pjesërisht prej një force me armë dhe pjesërisht nga emanacione të llojeve të ndryshme të Kuries Romane.
Nën influencës primare të Perëndimit dhe nëpërmjet kontakeve me Romën u formua nga elementi roman një “digë” e gjallë mjaft katolike që shtrihej nga Kuarnero deri në Durrës.
Qelizat jashtezakonisht te gjalla te kesaj “dige”, te ndihmuara edhe nga nje konstelacion i favorshem qene ne gjendje te perpunonin materialin heterogjen kroat apo shqiptar qe gjendej ne brendesi te vendit, dhe qe ne shek. XIV dhe XV munden ta furnizonin te gjithe Dalmacine Jugore vete me klerike shqiptare. Kjo ishte nje “dige” qe nen rrethanat nga me te veshtirat u beri balle sulmeve ortodokse per shekuj te tere, dhe qe pesoi vetem nje carje serbe dhe nje permbytje greke ne Durres qe zgjati per shume kohe, por qe qe e fuqishme ne drejtimin Prizren-Kotorr.
Historia e ipeshkviave te mbjella krejt ngjeshur me njera-tjetren, ndikimi i ipeshkvinjve te dioqezave te vjetra te Shkodres (Skodra), Safdes, Ulqinit (Dulcigno), Drishtit (Drivasto), krijimi dhe talenti per te perballuar veshtiresite dhe roli ndermjetesues it Arqipeshkevise se Antibarit (Tivarit), e cila ishte me teper e ekspozuar, krijimi i Arqipeshkevise ekzotike te Krajes (Krajina), forcat e fshehta perendimore ne Durres qe munden te mbanin vazhdimisht nje arqidiakonat latin ne Oher ne afersi te mitropolitit grek atje, dhe qe ne shek. XIII cuan ne ekzistencen paralele te nje arqipeshkvi katolik dhe te nje kryepeshkopi ortodoks dhe krijimi i nje rripi ipeshkviash ne truallin  brendshem shqiptar duke filluar nga Baled (Balezo), neper Sape, Deje, Kunavi, Skampe-Cernik-Vrego deri ne Prizren dhe Oher, qe nepermjet ketij rripi ipeshkviash ne gjysmen e dyte te shek. XIV (pra ne “mbremjen perpara dites” qe do te sillte pushtimin turk) u arrit nje periudhe shkelqyese e katolicizmit, keto pra jane pikat fikse mbi te cilat ne do te perqendrojme veshtrimin tone kryesor, sepse ato pika kane dhene nje ndihmese te rendesishme ne historine mesjetare boterore.
Megjithate lufta njemije vjeçare midis Papatit dhe Bizantit nuk mori kurre forma teper te vrazhda ne truallin shqiptar. Perzierja e forte e popullsise ne qytete, dygjuhesia e durrsakeve,  zhdervjelltesia “prej magoku” e katolikeve romane qytetare qe ishin ne sherbimin e dinasteve ortodokse, politika boterore por antibizantine qe benin mbreterit serbe, me ne fund ndenja shume e forte dhe fisnore  e egoizmit te pameshirshem te fisnikeve shqiptare, pra ndjenje fisnore qe ishte shume me e madhe se ndjenja fetare, nuk e lane kurre zellin fetar ekzistues te pershkallezohej deri ne fanatizem.
Atij fanatizmi fetar qe ndoshta gjendet  tek shqiptari i sotem per shkak te mesimeve te vjetra kuranore dhe te propagandes  moderne katolike, nuk i gjendet asnje gjurme ne Mesjete. Perkundrazi, shpeshhere shqiptarit katolik i nevojitej nje injektim papnor i drejtperdrejte, me qellim qe te shkundej per tu zgjuar nga pafuqia, e cila madje nganjehere arrinte deri ne apati kundrejt Ortodoksizmit, rendesen e te cilit shqiptaret nuk e kuptuan kurre si duhet dhe kontradiksionet e te cilit ata nuk i ndjene kurre thellesisht.
Vetëm rreziku turk që prekte thellësisht jetën e fisnikut shqiptar i bëri shqiptarët të jenë përkohësisht një mur mbrojtës i ndërgjegjshëm i Katolicizmit përballë Islamit, dhe i bëri ata që për një kohë shumë të gjatë të harrojnë çdo kontradiktë që kishin me vëllezërit e tyre ortodoksë të armës. Vetë Skënderbeu kishte qenë për disa kohë muhamedan dhe pas vdekjes së tij shumë pjesëtarë të fisnikërisë u kthyen në Islam. Edhe në popull besimi i Muhamedit u përhap shumë shpejt dhe më lehtë se në Bullgari, Serbi apo në Greqi.

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…