Skip to main content

Posts

Showing posts from June, 2013

Tetova News

Nonda Varfi

Nga letërsia e Paolo Coelhos, tek Kazantzakis, Ayme, Sagan, Kamy, Papini, Sepulveta, Le Clezio apo Jasmina Khadra. Nonda Varfi sjell rrugëtimin e një përkthyesi në arenën e letërsisë botërore. Një rrëfim për përkthimin dhe historinë e kësaj tradite në letrat shqipe… Si kanë qenë prurjet letrare këto 22 vjet dhe çfarë ka ndryshuar nga tradita e mirë e krijuar që në vitet ‘30 me Tajar Zavalanin, e më pas me Çajupin, Nolin, Malëshovën, apo Shvarcin…

Alda Bardhyli


Librat që ka përkthyer Nonda Varfi duket sikur i kanë folur kohës në të cilën atij i është dashur të realizojë përkthimin. Teksa në tryezën e punës, ai mundohej të sillte në shqip romanin e njohur të Kazantzakis “Vëllavrasësit”, ishte viti 1997 dhe Shqipëria ndodhej në prag lufte. Romani që tregonte mbi gjëmat që kanë pësuar popujt nga ideologjitë dhe demagogjitë, duket sikur kishte ardhur në momentin e duhur… Po kështu i ndodhi dhe kur përkthente “Pelën e gjelbër” të Marcel Ayme-s, e cila shpjegonte se sindroma e urrejtjes e kis…

1986 Kur Xhavahir Spahiu shkroi poezinë që evokon skllavërinë e fjalës

Poezia “Fjala”, e cila mban datën 21 shkurt 1986, është një nga krijimet që e evokon skllavërinë e fjalës nën diktaturë. “Vështirë, tha fjala, sa vështirë/ të besosh se je e lirë;/ pasi ke ngrënë rrokjet e tua,/ pasi ke mbetur cung/ dhe liria bëhet burg”. Kjo poezi është përzgjedhur edhe nga studiuesi gjerman Hans-Joachim Lanksch; në artikullin e tij “Njëra palë… dhe… pala tjetër/ Poezia shqiptare pas 1945-ës,”

Petrit Nika

1.
Kur shkruan për poetë si Xhevahir Spahiu është sa e lehtë aq dhe e vështirë. E lehtë ngase për poetë si Spahiu gjen plot referenca dhe ke kështu përpara një material të bollshëm për t’u referuar, ndërsa e vështirë (këtu fillon vështirësia), sepse duhet gjithmonë në këto raste t’i shmangesh përsëritjes, asaj që është thënë dhe s’ka pse të rithuhet, asaj që është thënë, por nuk e ka rrokur thelbin dhe, në morinë e gjithë kësaj natyre të trazuar tekstesh që flasin për autorin, të gjesh aspektet bazë që do të bëhen objekt i trajtimit të mëtejshëm. Monografia “Xhevahir S…

Remzi Limani, “ETJA E LUMIT”, roman

(Remzi Limani, “ETJA E LUMIT”, roman, shtëpia botuese “Arsa”, Prishtinë 2013)

Remzi Limani (1955) u lind në Shalë të Drenicës. Pas fillores në Prishtinë, mbaroi shkollën e artit në Pejë dhe më pastaj u diplomua në Fakultetin e Arteve, Dega e Dizajnit në Universitetin e Prishtinës.
Në krijimet artistike, kryefjalë dhe kallëzues i ka artet e bukura me intensitet të ndryshëm perms shprehjeve artistike në fushën e dizajnit, pikturës, poezisë, prozës, eseve, aforizmave, por edhe përmes kuptimeve për artet pamore dhe muzikës artistike. Në të gjitha këto krijime, Remziu ruan baraspeshën e arsyes që arti të shtrihet gjërë e gjatë në rrafshin e vlerave kombëtare në fushën e kulturës.
Për punën e tij krijuese në fushën e arteve figurative dhe aplikative, zënë vend njëmbëdhjetë shpërblime e mirënjohje vendore dhe ndërkombëtare. Në vitin 1999 nga Senati i Akademisë Internacionale “Qyteti i Romës” u nominua kryetar artistik për Kosovë. Deri më tash ka të realizuara dymbëdhjetë ekspozita personale, ng…

Jean-Paul Sartre: Ti lëmë mënjanë fjalët e mëdha...

Kurrë nuk i kam kushtuar rëndësi stilit në filozofi. Jam përpjekur gjithnjë të shkruaj qartë dhe kjo është e gjitha. Më kanë thënë se ka pjesë që janë shkruar mirë. Mundet. Kur përpiqemi të shkruajmë qartë, në fund të fundit, në njëfarë mënyre shkruajmë mirë.
Nëse kjo që thuhet përbën një fakt, nuk është se jam shumë krenar.
Kam dashur që të shprehem sa më thjesht të jetë e mundur në frëngjisht, një gjë të tillë s'e kam bërë gjithnjë, po të marrim si shembull "Kritikën e arsyes dialektike".
Kam folur në disa intervista në lidhje me stilin. Stili, para së gjithash, është ekonomi: duhet të krijosh fjali, ku të bashkëjetojnë shumë kuptime dhe ku fjalët merren më shumë në nënkuptimin e tyre, më shumë si objekte sesa si koncepte. Në filozofi një fjalë duhet të nënkuptojë një koncept dhe vetëm atë.
Stili është një lloj raporti i fjalëve mes tyre, raport që u jep një kuptim, të cilin nuk mund ta përftojmë me një shtim të thjeshtë fjalësh.
Unë asnjëherë nuk kam thënë se ndryshoj në ç…

Ëndërr në ëndërr - Edgar Allan POE

Po të puth ty në ballë,
Dhe tashmë që u ndamë,
Të rrëfehem me këto fjalë.
Ti ke folur me gjithë zemër,
Po, jeta ime është ëndërr,
Në se iku shpresa e ngratë,
Në një ditë apo natë.
Si ëndërrim ose pa gjë,
Humba shumë, tashmë pa të?
Çdo gjë që ka jeta jonë,
Ëndërr në ëndërr përgjithmonë.

Tashmë i vetëm, kam qëndruar,
Mes një bregu valëmbuluar.
Në dorë mbaj krejt i pafat,
Kokrra të një rëre të artë.
Sa pak! Po s' mund ti mbaj,
Ato ikin nëpër zall,
Unë qaj, unë qaj.
O Zot! Si ti mbaj ato?

Ti mbaj fort më mëso!
O Zot! Si të ruaj?
Vetëm një nga to, më thuaj.
A nuk është jeta jonë,
Ëndërr në ëndërr përgjithmonë?

Shqipëruar nga Aleko BALLAURI


NËPËR TË GJITHA DYERT TI MË IKE - Louis Aragon

Nëpër të gjitha dyert ti më ike
Në të gjitha shkretëtirat më le

Në agim të kërkova dhe në mesditë të humba
Kudo që vajta ti nuk qe gjëkundi
Kush mund ta përshkruajë Saharanë e një dhome pa ty
Turmën e të dielës ku s’të ngjan askush
Një ditë më të zbrazët se moli që zgjatet në det
Heshtjen ku të thërras e ti nuk më përgjigjesh

Ti më le dhe njëherësh pranë meje ke mbetur
Më le gjithkund më ike nga sytë 
Nga zemra e ëndrrave
Më le si një frazë e mbetur përgjysmë 
Si një send i hedhur rastësisht si një karrige
Si një vend pushimi në të dalë të verës
Si një kartolinë e harruar në sirtar
Çdo gjest më shkëput nga ti
Si një gjethe që bie nga pema
Vështrimi yt mbi mua të gjorin
Qe një psherëtimë ku unë mungoja
Si nuk t’u dhimbs hija jote që te këmbët rrinte

Përktheu: Anton Papleka
Përgatiti: Mia Mia

PYETJE NË MESNATË - Hans Magnus Enzensberger

Ti mike, që shtrëngon dorën time,
ku të fluturon mendja? Kur ndër kambanore
kambanat ëndërrojnë që janë thyer,
në ç`kubera endet
zemra jote?
Ku, në cilin rrah bredh ti,
kur unë ta përkëdhel faqen e brishtë?
Ç`lule nate të fshik e të trullos,
o ëndërrimtare? Cili va e njom
këmbën tënde?

Ku, e dashur, kur mugëllon agimi,
çapitesh ti mes kallamishtesh, ledhaton
dyer dhe kripta ? Me lajmësin e kujt
shkëmben puthje,ethedredhur,
goja jote ?

Ku ndodhet ai fyelli që të pëlqen?
Ku ulërima që, në heshtje, t`i ngrë
flokët përpjetë?...Dhe unë rri shtrirë,
si një ulok, i pagjumë, në përgjim
të puplajës tënde!

O ti mike, që shtrëngon dorën time,
ku, në ç`pyje të ndjell e të ngatërron
ëndrra jote?

E përktheu: Robert Shvarc


“Koha e Dhive” përkthehet në gjuhën finlandeze

Libri "Koha e dhive" është libri më i pëlqyer dhe më i përkthyer nga "Saga Ballkanike" shumëvëllimeshe të autorit Starova. Para botimit finlandez, në vitin e kaluar, ai u botua edhe në gjuhën angleze

Oferta e librave shqip të përkthyer në gjuhën finlandeze u zgjerua me një titull të ri në muajin maj kur u publikua romani "Koha e dhive" i shkrimtarit Luan Starova nga Maqedonia. Libri quhet "Vuohien aika" në gjuhën finlandeze dhe është botuar nga "Botimet Lumi Kustannus". Libri "Koha e dhive" është libri më i pëlqyer dhe më i përkthyer nga "Saga Ballkanike" shumëvëllimeshe të autorit Starova. Para botimit finlandez, në vitin e kaluar, ai u botua edhe në gjuhën angleze. Vlerësimet e para të lexuesve finlandezë kanë qenë pozitive, duke e vlerësuar librin si "rrëfim tërheqës për njerëz dhe dhi nën thundrën e komunizmit". Para romanit të Luan Starovës, nga shkrimtarët me origjinë shqiptare, në Finlandë janë publiku…

Shkrimtarja amerikane do të shkruajë libër për kulturën shqiptare

Shkrimtarja amerikane nga Atlanta, Ashley Wood, ka nisur një projekt i cili quhet “Albanian Voices” (Zërat shqiptarë), nëpërmjet të cilit synon që ta afrojë lexuesin amerikan me kulturën shqiptare. Ajo do të vijë në Shqipëri dhe Kosovë gjatë kësaj vere për të bërë disa hulumtime nëpër familje të ndryshme shqiptare, në mënyrë që të marr material për të shkruar librin.
“Zërat shqiptar” është një projekt hulumtues i cili ka për qëllim që të dokumentojë përvojat e emigracionit të shqiptarëve. Në një intervistë për “Tribuna”, Wood ka rrëfyer për planet e saja. “Do të intervistojë njerëz për familjet e tyre, se si ata shqetësohen kur lënë vendin e tyre për të shkuar diku tjetër. Ose anën tjetër, kur dikush është kthyer nga Evropa në vendin e tij. Shqipëria është vendi më i varfër në Evropë dhe emigrimi është një realitet për shumë familje.
Shqiptarët janë në gjendje të lidhen me njëri-tjetrin përtej kufijve nëpërmjet muzikës. Ka raste kur njëri vëlla jeton në SHBA, tjetri në Kanada dhe krejt …

VEÇ DET - Nga Milianov KALLUPI

1. Thashë se të humba: Det, ti shfaqesh në formën e zemrës.
2. Për të zbritur në det nëpër gurët shkel me sandalet e kaktuseve.
3. Palmat gjatë bregut i bëjnë fresk perandorit diell.
4. Det pa skaj nën skeptrin e shenjtërimit të ullinjve.
5. Det, shih Si Zeusi qiell hedh shigjetat e rrufeve.
6. Në çdo kohë,deti i bën radiografinë qiellit të përmbysur.
7. Sot kuptova pse qielli nuk ulet në tokë: prej kaktuseve.
8. Ajo rri këtu në breg Statujë e bukur,e bardhë: i hedh detit amfora.
9. Deti shtron çarçafët e kaltër për hënën e virgjër.
10. Gjithë ky det a ka menduar ndonjëherë për apokalipsin?
11. Ti thua deti vdiq! Se nga ia behin pulëbardhat duke klithur.
12. Mos ki frikë! Në Sarandë , në çdo orë ka det.
13. Ç’i duhet shezlongu? Gjer në muzg dielli në ujëdet.
14. Pulëbardha mos më lini vetëm!- klithi deti.
15. Edhe sot po ai det, as më shumë, as më pak.
16. Rri buzë tij dhe e ke humbur detin. Mua më shkallmon gjoksin.
17. Deti lëpin këmbët e mia me gjuhë zemërimi.
18. Në breg deti sjell ndërmend poezinë e harruar.
19. Det nën shiun e madh. Palmat, vajtojnë.
20…

Hemingway, dorëshkrimi i kontestuar mes trashëgimtarëve dhe “Vanity fair”

Revista refuzoi nëntëdhjetë vite më parë dhe tani kërkon botimin; trashëgimtarët kundërshtojnë

Mos u zhgënjeni nëse dorëshkrimi juaj refuzohet nga revistat apo botuesit. I ka ndodhur madje edhe Ernest Hemingway-t, autorit të “Plaku dhe deti”. Dhe tani ky tekst është në qendër të debatit mes trashëgimtarëve të shkrimtarit dhe “Vanity fair”-t, revistës që pothuajse nëntëdhjetë vjet më parë nuk deshi ta botonte.
“Dy frontet – Jeta ime në arenë me Donald Ogden Stewart-in”, është titulli i tregimit, shkruar nga Hemingway në moshën 25 vjeçe. Pesë faqe, me një ton lehtësisht humoristik, të ideuara derisa autori po e përfundonte romanin “Fiesta” dhe “The Torrents of Spings”. Tani – sipas site-it të së përditshmes britanike “The Independent” – drejtori i “Vanity Fair”, Graydon Carter, dëshiron ta botojë këtë tekst. Por trashëgimtarët e shkrimtarit po kundërshtojnë. “Besoni ose jo, Hemingway dinte të ishte humoristik – ndërhyn i biri Patrick. Është frymëzuar nga Mark Twain”. Mirëpo, saktëson, se …

Festa e Gërzhetës

Një ditë e (pa)zakontë dhe…

 Ana Kove


Fundi i qershorit ishte shumë i nxehtë. Në një ditë të tillë, kur tëmthat zhurmonin si gjinkallat në zheg, këmbët e çuan buzë gjolit. Asnjë gjethe nuk lëvizte nga pemët rreth tij. As uji. Ç’është kjo natyrë kështu statike sot? Ajo kish ardhur aty të ndjente se natyra mund t’ia rikthente dëshirat e platitura. Perëndia e erës dhe e ujit duhet t’i kishte dëgjuar lutjet e saj. Ndaj blatonte shpesh dhurata vetëm për hyjnitë! Mori një rasë guri të sheshtë dhe e i dha hark krahut drejt ujit, për të bërë “petullushka”, siç i thoshin në fëmijëri. Uji u zhvendos dhe u hap rrathë-rrathë të vegjël, duke u zmadhuar nga qendra. Kjo ishte lojë e bukur për t’iu gëzuar vetmisë. Gjeratoret po e ndillnin, dhe në mënyrë haluçinante nisi të heqë rrobat një e nga një, duke iu dhënë krah përmes ajrit drejt pemës. Edhe ajri vibroi. Mbërriti të zhvendosë disi edhe ujin edhe ajrin. Sa shumë e dëshironte praninë e ndonjë personazhi nga rrëfenjat e saj ato çaste; ndonjë driadë…

Çfarë kërkonin shqiptarët edhe para 100 vjetësh

Prozë

Publicistikë/ Nevoja për të përhapur mjeshtërinë ndë Shqipëri; botuar te gazeta “Korça”, 18 shkurt 1909

Nga G. D. Qirias


Një nga më të vjetuarat çështje për Shqiptarët sot është kjo: si mundet më mirë e më shpejt të përhapen mjeshtëritë ndë Shqipëri. Kjo është një çështje së cilës gjer sot nuk i është dhënë ndonjë rëndësi sepse hallet nuk na kanë lënë të zgjatnim mendimet tona e të mentoneshim për mbrothësi, qytetari dhe mjeshtëri, të cilat e lartësojnë kombin edhe mëmëdhenë. Po sot, duke hedhur poshtë verigat e robërisë edhe duke ndjerë se edhe neve rrojmë e jemi të gjallë ndë këtë botë, lipset të vrasim mendjen edhe të përpiqemi të vemë ndë punë gjithë fuqitë tona, duke u dhënë fund të këtilla çështjeve që janë për fatbardhësi të mëmëdheut. Nuk është çudi, siç thashë më lart, që nuk kemi menduar gjer tashi për të këtillë gjë kaq të vlefshme, po sot që mundemi të mentojmë edhe të vemë ndë veprim mentimet tona, sot lipset t’i japim rëndësi të madhe kësaj çështjeje, sepse shpirti dh…

Rrena e parë

Autobiografi/ Nga libri me tregime autobiografike të At Zef Pllumit, i fundit lënë dorëshkrim, botuar pas vdekjes “Saga e fëmijnisë” Botimet Françeskane, 2009

At Zef Pllumi

Nuk mund të përcaktoj moshën që kishm: dy ose tri vjeç.

Në shtëpi ishem un i vetëm. Nana kishte shkue te kushrijt. Më kapi nevoja me dalë jashtë e u nisa me hi në pyllin që kishim mbas shtëpije, larg 20-30 m.Në fillim të pyllit nën disa shkoza më ra në sy nji furrik pulash me tri vezë në te. Un hina ma thellë në pyllen me qarra, por kur bana me kthye te shtëpija i mora në këmishë ato tri kokrra vezë. I lashë afër zjarrit e shkova e mora fulteren, sepse më pëlqenin pa masë vezët e fergueme kur mi jepte nana. Fulteres i qita ujë e se unë n’at kohë nuk e njifshem vojin, por e kishem pa nanën me fulteren që kishte nji lang. Zjarrmi ishte pothuaj i shkimun. Mandej theva vezët nji nga nji, njanen mbas tjetret, por ato shkriheshin n’ujë. Kishem ndigjue nanën që nganjiherë kur më fergote vezët thonjte: “duel e prishin” e larg…

Dy Buzë

Pas shumë vitesh qetësi, si mund të lexohet Migjeni përtej manipulimit ideologjik? Studiuesit e rinj kanë tentuar të çojnë në përgjigje disa enigma që shoqërojnë qoftë identitetin letrar, ashtu edhe identitetin në aspektin biografik të Migjenit. A ishte thjesht Migjeni, referuar teorisë kritike, që ndan veprën nga autori, apo kemi një zbulim referencial të një bote biblike, apo kulti individual, e më tej në debatin e hapur nëse është mbinjeriu niçean tek Migjeni apo momenti i komunistit?! Pranohet se Migjeni është lexuar gjithë kohën, se është një zë origjinal, me popullaritet të vazhdueshëm, pa veçuar ulje dhe ngritje. Ndërsa mbetet në dilemë leximi i tij; nëse ka ruajtur Migjeni në hierarki veprat, si lexohet ai sot? Në këtë kontekst rileximi, botojmë më poshtë disa poezi



 Migjeni

Lutje
Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
me tinguj t’argjantë
e akorde t’artë.

Të lutem, o perëndi,
për një simfoni
plot dashuni
të nxehtë si te vasha gjitë
kur vlojnë ndijesitë.

Të lutem, o perëndi
për një simfoni
të…