Skip to main content

Posts

Showing posts from July, 2013

Tetova News

Kaltrinë

Kaltrinë, Të kalon bukuria syve të zi pa frikë. Zbret ijeve dhe më ngjan një ëndërr. Je më e çuditshme se çdo tjetër çikë, Një këngë sirenash, një rast, ndoshta i fundit. Të shikoj vëngër. E kam vdekjen dhe jetën nëpër duar, Me truket e mia prej të moshuari denjësisht: Nëse do të isha njëzet vjeç, do t’isha përvëluar, Do të isha hija jote, marrëzisht. E po të kisha të dyzetat, si diell do të t’puthja mbi kurriz, Po ja që qenkam,… ha-ha, mbi gjashtëdhjetë. Ndaj mos kij frikë, kurrë s’do të t’bezdis: Do të rri të shoh si kaltëron Mbi valë, mbi shkumë, mbi det. Kaltërinë, Të kalon bukuria syve të zi dhe aty fshihet. Kërkon të shtrembërojë këngën time, për dje, për sot, për jetë. E gjithë bukuria dhe gëzimi yt qenien ma bën të dridhet, Kur valët i le pas, gërsheta kur hidhet përpjetë. Kaltërinë, Forma e trupit tënd dhe diellin ma vjedh. Se është drita mahnitëse e perëndimit. Në qendër të kohës dhe të përjetësisë Zbuloj lehtësinë tënde të vallëzimit. Kaltrinë, S’kam frikë se do të v…

Vitrina e librit, 28 Korrik - VIDEO

Miza’n’skenë

AGRON TUFA

  Në sallën e Kakademisë së Shkencave, kakademikët ishin mbledhë me përkujtu dy jubile njëherësh: të Kryekakademik Leksit (i dekun) dhe të kakademik Ndroqlit (gjithashtu i dekun). Në mungesë të veprave të Kryekakademik Leksit dhe kakademik Ndroqlit (që përkon dhe me mungesën e viteve që u duhej me mbarue një universitet), ish-studentët e, mandej, shokët e kolegët e tyre të organizatës-bazë të partisë së Kakademisë kishin botuar, respektivisht, për secilin, nga një vëllim të trashë me… kujtime të zgjedhura nga koha e mbledhjeve. Në to rrëfehej se si të gjithë së bashku rreth Leksit e Ndroqlit (gjysma me tesera të kuqe e të tjerë me tesera të Bashkimeve Profesionale), kishin linçue me sukses gjuhëtarët borgjezë si Selman Riza me shokë. Për këto trimërira në dobi të shkencës shqiptare flisnin hollësisht kujtimet e kakademikëve të nderuar Taqua, Maqua, Gaqua, Naqua, Laqua dhe Knaqua. Në seancën e dytë referuan kakademikët e nderuar Jorgjua, Jorgua, Lafua, Janqi, Thomai, Jorgjina…

Pas gjysmë shekulli vjen në shqip libri i romancierit amerikan Kerouac

Kur u botua për herë të parë në vitin 1957, shkaktoi një shkundje të vërtetë të shoqërisë amerikane dhe personazhet e tij u bënë një model jetese për dhjetëra-mijëra të rinj, të cilët nuk e gjenin veten te rregullat e ngurta morale të Amerikës së para luftës. Kanë kaluar 56 vjet që atëherë dhe vetëm tani libri “Në udhë” i Jack Kerouac (Xhek Kerouak) vjen në shqip nga shtëpia botuese “OMSCA 1”, nën përkthimin e Zef Shalës. Në mars 1950, Xhek Kerouaku arriti të botonte librin e tij të parë të titulluar: “Qyteza dhe Qyteti” (The Town and The City), i cili, megjithëse i siguroi njohje në rrethet letrare, kaloi pa ndonjë bujë te lexuesit dhe është shkruar me një stil konvencional, që ai e braktis shpejt. Romani “Në udhë” doli më 4 shtator 1957, pasi kishte fjetur për gjashtë vjet në sirtarët e redaksive, i konsideruar si i pabotueshëm për shkak të papërshtatshmërisë me moralin publik dhe mosdëshirës së Kerouakut për ta rishikuar, dhe që të nesërmen e vuri Xhek Kerouakun në qendër të vëmend…

Blenda Selimi - “Tingujt e jetës”

Përmbledhja e parë poetike e Blenda Selimit, me titull mjaft domethënës, paraqet një tërësi poezish, që janë shprehje e zërit të brendshëm të autores së re, e cila gjendet në një moshë, kur njeriu fillon ndryshe ta shohë botën përreth dhe kur, shpesh, ajo botë nuk i del ashtu siç do të kishte dashur që të jetë. Prandaj, jo rrallë, në këtë cikël poetik, të larmishëm për nga tematika,të mbushur me dritëhije, vërehet një ndjenjë e zgjë­­nji­­mit nga realiteti, ndjenjë e cila, megjithatë, mbetet e kontro­­lluar. Duke lexuar poezitë e autores, fitohet përshtypja se ato janë të ngjizura dhe të motivuara nga raste të ndryshme nga përditshmëria. Bëhet fjalë për një grup poezish,te të cilat, sikur çdo gjë është e qartë dhe e tejdukshme. Një pjesë e tyre janë poezi të pastra intime, kushtuar qenieve më të afërta, si: nënës e gjy­shes se vdekur, mikes ose mikut të humbur, poezi këto që për­shko­hen nga një ndjenjë shumë e sinqertë dhe njerëzore. Kemi madje një grup tjetër të poezive, te të cilat …

Viti i kohës së marrë - Stefano Benni

Historia që do t’ju tregoj është historia e fshatit tim i cili quhet Sompazzo dhe është i famshëm për dy specialitete: rrepat dhe rrenacakët. Plaku i fshatit, Gjyshi Celso, profetizoi se atë vit koha do të ishte vërtete e pagdhendur. Tha se kjo mund të kuptohej nga tre shenja: Zhytrt që kalonin çdo vit sipër fshatit, kishin kaluar por me tren. Shefi i stacionit kishte parë dy vagonë plot me to; qershitë ishin me vonesë; ato që dukeshin në pemë ishin të vitit të shkuar; pleqve nuk u dhembinin kockat. Si shpërblim të gjithë vogëlushët kishin cermën dhe vogëlushet reumatizmën. Gjyshi Celso tha se do ja kishim pa heren. E pra, akoma në shkurt dhe bënte pranverë. Të gjitha margaritat mbinë për një mëngjes. U dëgjua një zhurmë iskur po hapej një çadër gjigante, dhe ja të gjitha në vendin e tyre. Nga pemët filloj të binte pjalm me shumicë. Krejt fshati teshtinte, dhe erdh’ një epidemi alergjish të pazakonta: disave u fryhej hunda, të tjerëve u mbinte një dorezë. Frutat piqeshin befasisht: të zi…

Mizoria fotografike - Susan Sontag

Aparati fotografik mund të tregohet i mëshirshëm, por ama di të jetë edhe mizor. Por mizoria e tij veç sa prodhon një lloj tjetër bukurie, sipas parapëlqesave syrealiste që sundojnë mbi shijen fotografike. Kësisoj, ndërsa fotografia e modës bazohet në faktin që, ajo çka është e bukur në realitet mund të bëhet edhe më e bukur në fotografi, nuk duhet të befasohemi që disa fotografë në shërbim të modës shpesh tërhiqen edhe prej objekteve fotozhenikë. Në këtë aspekt një shembull i përkryer i kësaj dukurie përplotësuese haset në fotografitë e modës së Ejvëdonit, ku ai miklon haptazi, dhe punimet e tjera në të cilat ai shndërrohet në Njërin prej Atyre që refuzojnë të Miklojnë, për shembull, portretet elegante e të pamëshirshme që i bëri të atit, më 1972, në shtratin e vdekjes. Funksioni tradicional i portreitt në pikturë, për të hijesuar apo idealizuar subjektin, vijon të mbetet edhe synimi i fotografisë së përçdoditshme, dhe komerciale, por në fotografinë konsideruar artistike, karriera e …

LETËR MIQVE, NGA FRANÇOIS VILLON (1431-1463)

Mëshirë, mëshirë për mua, Fransuanë, dëftoni, o vëllezër, shokë besnikë, ditët i shkoj i mbyllur në hapsanë e jo në ekskursione dhe piknikë, në këtë gropë më zbritën me çikrikë, ndaj kush nga ju pret paret me gërshërë, shpejtoni, kush vërtet është zemërgjërë, fëmijë, vashëz, plak apo djalosh, aktorë, valltarë e dijetarë, të tërë, do ta lini Vijonë këtu përposh?
Dhe ju, psaltë që dot s’ia dilni mbanë detyrës me ata zëra aq komikë, dhe ju, rrugaçë të grindur me paranë dhe ju, o muzikantë me harmonikë, mos vononi, se vajti dëm, kam frikë. Dhe ju, poetë që, botën kur të lërë, do t’ia qëndisni vjershat me gjilpërë, një copë herë pasi e zvarritën osh, e hodhën, po ju them, mu në një vërë, do ta lini Vijonë këtu përposh?
Ngutuni ta shikoni fukaranë, ju, njerëz të mëshirshëm dhe fisnikë, që mbretëreshat lindur nuk ju kanë, por jeni bij të Zotit, edhe pikë! Nuk po i sillen mirë as dhe njëçikë, masella krejtësisht i është shpërbërë, ngaqë s’i japin bukë, por tërshërë dhe, që të mos qëndrojë me barkun bosh, pi vetëm ujë të…

Por kur ju poqi me mua Dashuria…

Poezi moderne dhe jo vetëm ajo dashurore, lirikat te “Canzoniere” të Françesko Petrarkës janë pranuar si model, duke u përpunuar në shekujt e mëpasëm; një tufë nga këto lirika, të përzgjedhura në shqip janë sjellë nga Ferdinand Leka

Françesko Petrarka


Ky sonet mund të quhet si një hyrje e “Kanconieres” së Petrarkës, megjithëse në të vërtetë do të ishte epilogu i tij, sepse besohet që është shkruar në vitet e fundit të jetës së poetit, kur mendoi t’i rendiste e t’i rregullonte lirikat e veta. Është si një prelud poetik ku tingëllojnë shumë motive që do të zhvillohen në lirikat e tjera. Tek poeti luftojnë në mes tyre ndjenjat e njeriut të ri të Rilindjes Evropiane, pasionet tokësore me ndjenjat kristiane, të fuqishme në mesjetë, që e shtyjnë të pendohet për dëshirat e kësaj bote dhe i bëjnë thirrje të mendojë për jetën e përtejme.
Ju që dëgjoni sot në vargjet e mi, Tingujt me psherëtima e ngashërime, Ushqim zemre në rini plot gabime, Kur nga ç’jam sot isha tjetër njeri.
Shpresoj të gjej mëshirë…

Gaqo VESHI: Ja si e kam njohur Lasgush Poradecin

Veshi (Hyskë Borobojka) rrëfen detaje të këndshme nga takimet që ka patur me poetin e shquar Lasgush Poradeci

Në librin e Leximit Letrar të klasës së tretë të shkollës unike gjatë vitit shkollor 1947-1948, kam lexuar për të parën herë vjershat e bukura të Poetit Lasgush Poradecit, si “Kroi i fshatit tonë”, “Poradeci”, që mësuesi ynë, i nderuari Xhuvi Bino na i recitonte me aq pasion. Këtë dëshirë për të lexuar e mësuar vargjet e këtij liriku të madh mu shtua akoma më shumë kur shkova në shkollën e mesme në Gjirokastër, ku profesori i apasionuar (ishte dhe vetë poet) Fejzi Dika. Kur lexoja vargjet e tij nga dy librat “Ylli i Zemrës” dhe “Vallja e Yjve” sa shumë poezi i mësoja përmendësh, mendoja se autori i tyre ishte i veçantë edhe në pamjen e jashtme, ashtu si ishte edhe poezia e tij. I frymëzuar nga vargjet e tij, u lodha të thurja edhe unë një vjershë “dashurie”. Vjershën e quajta “Dashuri krenare” dhe pasi u konsultova me mikun tim, Dritëro Agolli, e dërgova në Tiranë, në redaksinë…

Zemra jote prej errësire, poezi nga Elisa Biagini

Elisa Biagini: Të shpikësh një gjuhë për poezinë

Nga Lazër Stani

Në poezinë e sotme italiane, emri i Elisa Biagini-t është nga më të vlerësuarit, një "leading voice", siç e cilëson kritika. Duket se kredoja e saj poetike, "të shkruash do të thotë të mësosh të lexosh botën, të ndjesh jetën e fshehtë të gjerave" e ka bërë poezinë e saj, krejtësisht të veçantë, një zë që komunikon brengën dhe dhimbjen qelizore të qenies, të aftë të depërtojë dhe të bëjë me gojë zonat më të shurdhëta dhe të errëta që fshihen brenda trupit tonë, duke shpikur një gjuhë të re, që të "përkthejë" për lexuesit e vet zbulimet e saj të përditshme.
Pasi studioi disa vite në SHBA në universitetet më të njohur, ajo u kthye serish në Itali dhe jeton në Firence. Shkruan njëkohësisht në dy gjuhë, në Italisht dhe në anglisht. Poezitë e saj janë botuar në revistat më të njohura Italiane dhe amerikane, por dhe në gjuhë të tjera si dhe në antologji të ndryshme për poezinë e sotme italiane. Deri t…

Fillesa e ndërgjegjësimit - Vladimir NABOKOV

Lëkundjet e djepit mbi një abys dhe kuptimi i përgjithshëm i tij, na tregon se jeta jonë nuk është tjetër, veçse një çarje e beftë drite midis dy përjetësish të errësirës. Gjithashtu, të dyja janë binjake, unikale dhe njeriu, si një i ligjshëm, sheh të parëlindurin në abys më me qetësi sesa ai që i rri mbi kokë (ndodh në çastin e katërqind e pesëdhjetë rrahjeve në një orë). E di se, sidoqoftë, një njeri me fobi ka provuar ndjenja paniku, kur ka parë për herë të parë filmat e tij në shtëpi, të cilët janë krijuar disa javë para se të ketë lindur. Ai ka parë një botë, e cila ka qenë për të e pandryshueshme (e njëjta shtëpi, të njëjtët njerëz) dhe atëherë ka rezultuar se ai nuk ekziston aty, por edhe që askush aty nuk e ka ndier mungesën e tij. Ai kapi një shikim fluturimthi të nënës në katin e dytë të shtëpisë dhe kuptoi menjëherë se ky ishte një gjest aspak familjar, çka e shqetësoi, më shumë i ngjau me një lamtumirë misterioze. Por ajo që në veçanti e frikësoi, ishte zhurma – psherëtim…

Flurudha