Skip to main content

Tetova News

E çmendun kinse prej mallit, poezi nga Ledia Dushi

Poezi/ Një tufë poezi të pabotuara nga Ledia Dushi, e cila vazhdon të lindë vargje shpërthyese, në stil e temperament. Gjendje rebele që zbathin çdo ndjesi të ndryra në këto vargje që shenjojnë lindjen, si çast i transformimit shpirtëror, duke mbajtur gjallë gegnishten

Ledia Dushi

netësh qiellnash e frymet lutja del toket
buket e ujit e kambësh zbathë
territ ban mjegull shpirti therun flakash t`qirit
e sheh përmbi me sy shkepun mishit
e sheh përmbi Dritën e Fundme që s`duhet kryet me e pa
s`lypen kambë me e mbërri Dritën që asht Atje e na
shkojmë përnatë me Shpirt e bartena as n`gjeth as n`shi as n`shpend
Shtrigat udhëtojnë përnatë për n`Sabbath me shpirt s`paku
prej larg për Atje lshohena tanë natën për terr me mishin djegun
me shpirt s`paku udhëtojmë për Atje si Shtrigat n`Sabbath
digjemi me e nxjerrun toket lutjen frymet qiellnash netësh
25.02.2010

***

ndjej nji si aromë lulesh t`pikueme ujnash e m`therin për dekë
tjetër s`lypi veç me mujt me pa si ka me m`kullue
trupi kujtesë e sende t`heshtuna
ushqye n`gjak e n`dritë mbyllun sa pak nën lëkurë
sa fort nën lëkurë me emna e t`paemna
tinguj që n`fyt m`vijnë e dalin pa pra
andej kah kanë ardhë s`i duhet gojë me dalë
veç kohë t`shtyeme tashma që bajnë vend
nëpër mue e m`grishin për me i thirrë e me i ulë
diku mes mendes zemrës territ me ditë me heshtë
e me lutë asgjanë sa për pak pa mend pa zemër pa terr
me u bartë n`atë t`imtë kohe sa për tana kohët me lutë asgjanë sa për pak
me dalun vedit zemret territ nji peme t`plasun
me kambë t`pshtjelluna çudë e pa kurrnji kohë n`duer as n`mend
15.03.2010

***
aty ku shndrisin engjëjt n`ferk ngjitë detit qiellin ndajnë n`ag
e zemren teme t`mbetun Andej e t`rrëzueme këndej për me dashtë
frymët e tokës terr asht përfundi parzmit veç Zoti mundet e ulet
me m`dashtë për pak ditë për pak orë fshehun n`pak trup e n`shumë
dritë sysh që i ka mësue me m`pa
27.09.2010

***
eci me diell n`kërthizë n`pak dhè e shumë ujna e pëllambët shtrij
n`pritje
përmbi m`këputen lule e lshohem zhdukem n`ujna e tretem tretem
tretem
e frymë ma nuk marr e frymë s`ka kurrkund n`pak dhè eci e n`shumë
ujna
mbuloj diellin praj frymën e prekem prekem prekem gishtash t`hapun
me krena t`zatetuna posa lulesh me pa a jam a pak dheut e shumë
ujnash
endi veç frymën e bartun ç`prej s`dihet kur
28.09.2010

***
s`asht gja e jemja me vdekë ngjitë i shkoj kur praj me e pa ujnash shkoj
me e pa
kur praj e s`kam kurrkend ujnash të errët me sy t`ngulun e nji za dimni
që s`mbahet
endem n`tokë ç`prej toka asht me vdekjen s`ndeshem veç shkoj me
e pa kuk vetëm
sa herë ndalen n`mu e zhbahen kush m`ndeshë s`asht gja me u dënue
me tokë brigjesh
shkunden barka me zane t`ardhun që e zbresin ditën e me kambë
t`zbulueme mas veç
rrugën me ardhë tek ndoj “ti” s`asht send i jemi koha ngjitë i shkoj nji vetjet që shtin
n`mendje pemët e djeg gjithë çka ndesh s`asht e jemja lëkura as zemra
as gjaku që
t`mbulueme m`i mban orët e nisem për me shku ujnash me e pa kur
praj e s`kam kurrkend
Vdekjen që hesht me Zotin e i them ket` letër
28.09.2010

***
bijnё e bijnё e vdesin sytё e natyrёs me vajin e sendeve tё shkrueme
pёr me vdekё
duel Shpirtit t`vet Shejtani e ka me i ndёrrue ngjyrat a frymen qё i shtyn lulet
pёr kah era
a prania e heshtun e Zotave qё s`janё grue asnji Zot s`asht grue
e Zeza asht grue e Zeza dhe e Zbrazёta janё grue qё lshohet nёn diell
pёr lule e ndjell helme e vetё i hedh n`fyt me i provue me duer t`hapuna
pёr me i lanё lulet me u rrёzue e gojё zangatёrrueme herё e bardhё
herё e errёt herё flokёzhgulun e lёkurёçjerrun malit me i hy territ n`fyt e n`sy
sot janё tana ditёt nesёr kurrgja s`ka janё tana fjalёt e nёse i nxjerr zhduken
nё maje t`kresё e kam ditё gjithnji rrin nji pemё qё kalbet e kalbet kah nji fije kah
nji fije kah

nji fije
e nёse je mbrenda don me u shtri n`bar e nёse je ndёr ujna don me u ndeshё
me Zotat qё t`i marrin sytё e t`i lshojnё pa hije ndёr gurё a n`ndoj manastir
duel gojёs s`vet Shejtani mbi nji grue cullak pёrmbys t`dёnueme me vdekё a t`shlirueme me u

djegё
tash s`kam diell as det veç peshen e trupit tem qё digjet e m`ban me u ndje e çmendun kinse
prej mallit

14 Nandor 2011

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…