Skip to main content

Tetova News

Mizoria fotografike - Susan Sontag

Susan Sontag

Aparati fotografik mund të tregohet i mëshirshëm, por ama di të jetë edhe mizor. Por mizoria e tij veç sa prodhon një lloj tjetër bukurie, sipas parapëlqesave syrealiste që sundojnë mbi shijen fotografike. Kësisoj, ndërsa fotografia e modës bazohet në faktin që, ajo çka është e bukur në realitet mund të bëhet edhe më e bukur në fotografi, nuk duhet të befasohemi që disa fotografë në shërbim të modës shpesh tërhiqen edhe prej objekteve fotozhenikë. Në këtë aspekt një shembull i përkryer i kësaj dukurie përplotësuese haset në fotografitë e modës së Ejvëdonit, ku ai miklon haptazi, dhe punimet e tjera në të cilat ai shndërrohet në Njërin prej Atyre që refuzojnë të Miklojnë, për shembull, portretet elegante e të pamëshirshme që i bëri të atit, më 1972, në shtratin e vdekjes. Funksioni tradicional i portreitt në pikturë, për të hijesuar apo idealizuar subjektin, vijon të mbetet edhe synimi i fotografisë së përçdoditshme, dhe komerciale, por në fotografinë konsideruar artistike, karriera e saj ka qenë tejet e kufizuar.
Thënë kështu, në vija të trasha, nderet i kanë shkuar Kordelias.
Si mekanizëm në funksion të një farë reaksioni kundër bukurisë tradicionale, fotografia ka shërbyer për t’i dhënë një hapësirë të jashtëzakonshme nocioneve tona rreth asaj ç’ka është estetikisht e hijshme. Ka raste që ky reaksion bëhet në emër të së vërtetës. Ka raste që bëhet në emër të sofistikimit apo të gënjeshtrave të bukura: kësisoj, fotografia e modës ka mëse një dhjetëvjeçar që po përpunon një repertor gjestesh paroksiste, të cilat na dëshmojnë në mënyrë të pagabueshme, influencën e surealizmit (Bukuria është konvulsive ose nuk është hiçfare e tillë, shkruante Brentoni). Edhe fotogazetaria më e ndjeshme ndodhet nën trysninë për të kënaqur njëkohësisht dy lloj shpresash: ato që rrjedhin nga këndvështrimi ynë i pacak syrealit mbi fotogarfinë, si dhe nga ato që krijohen nga besimi ynë se një pjesë e fotografive na ofrojnë një informacion të rëndësishëm e real rreth botës. Fotografitë e bëra aty nga fundi i viteve 1960 prej Ë. Juxhin Smith në fshatin e peshkatarëve japonezë Minamata, pjesa më e madhe e banorëve të të cilit janë ulokër dhe të dënuar me një vdekje të ngadalshme por të pandalshme, si pasojë e helmimit nga mërkuri, janë një dëshmi që na trondit e njëherëshi ngjall indinjatën tonë, por këto imazhe të pashoqe të Agonisë krijojnë edhe një hendek midis nesh dhe realitetit, sipas standardeve syrealiste të bukurisë. Fotografia e Smithit që paraqet një djalosh në grahmat e vdekjes në pëqi të së ëmes është një Pieta në llojin e vet për gjithë viktimat e botës së murtajës, gjë që për Artonë përbën një subjekt të përnjëmendtë të dramaturgjisë moderne; dhe, ç’është e vërteta, mbarë seria e fotografive të Smithit, janë imazhe të mundshme për teatrin e Mizorive të Artosë.
Nga çdonjëra prej fotografive është thjesht një fragment, pesha e saj morale dhe emocionale varet nga fakti se në ç’vend ndërkallet. Thënë më shkoqur, fotografia ndryshon sipas kontekstit në të cilin ne e shohim: kësodore, fotografitë e Smithit për Minamatan do të na ngjanin krejt ndryshe në qoftë se do t’i shihnim të riprodhuara, apo në një galeri, në një manifestim politik apo në një dosje policie, në një revistë fotografike apo në një periodik të ilustruar, në një libër apo në muret e një dhome ndjenjeje. Çdonjëri nga kontekstet e sipërpërmendur na sugjeron një përodrim të ndryshëm të fotografive, por asnjëri prej tyre nuk siguron një kuptim të caktuar. Ajo ç’ka Vitgenshtajni thoshte për fjalët, që kuptimi qëndron në përdorimin e tyre, vlen edhe për fotografinë. Dhe është pikërisht kjo mënyra përmes së cilës prania dhe riprodhimi i gjithë fotografive kontribuon në erozionin e thelbit të nocionit të kuptimit, në parcelizimin e së vërtetës në shumë të vërteta relative, gjë që merret si e mirëqenë nga ndërgjegjja liberale moderne

Fragment nga libri “Fotografia”
Përktheu: Virgjil Muçi

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…