Skip to main content

Tetova News

Njëqind tregimet e Ilir Kadisë

Nga KLITON NESTURI


Brenda një kohe të shkurtër Ilir Kadia hyri në letërsinë shqiptare si një autor dinjitoz në gjininë e tregimit te shkurtër, fillimisht me drojë e modesti, për t’u shndërruar më pas në një autor gjurmëlënës. Lindur si një bast fillimisht, e më pas si një sfidë veçmas ndaj vetes, Kadia solli në letërsinë shqiptare njëqind tregime të reja, të ndara në pesë vepra: “Kontratë për kadavër”, “Flokë të lagur”, “Nata e tradhëtisë së parë”, “Dyzet sy të majtë” dhe “Damarët e ujit”.
Për nga koha e realizimit të shkrimit dhe botimit të tyre, ky është një rekord, jo vetëm në letërsinë shqipe. Në kuptimin e parë, Ilir Kadia arriti të fitonte bastin e hershëm dhe sfidën me veten. Por në fund të kësaj sfide të mundimshme, Kadia mundi të fitonte edhe një sfidë tjetër, atë të imponimit ndaj lexuesit me veprën e tij, jo me sasinë dhe me rekordin, por me artin prozës së tij, çka e bën atë një autor përfaqësues, duke na dëshmuar edhe njëherë sentencën se, në letërsi nuk ka rëndësi koha se kur hyn, por gjurma që lë në të.
Në pamje të parë, tregimet e Ilir Kadisë janë të thjeshta në ndërtimin strukturor; ato janë fragmente jete të një dite apo kohe çfarëdo, por në vetvete ato mbartin një dimension të madh.

Filozofia e jetës, te Kadia, nuk vjen prej ngjarjeve të mëdha, ato me rëndësi historike, të cilat vrapojmë që ti ndjekim në ekranet e televizioneve apo faqet e shtypit apo internetit, por prej ngjarjeve të së përditshmes, të cilën e shohim dhe e ndiejmë çdo ditë në jetën tonë. Personazhet e tij, në dukje të thjeshtë dhe të përditshëm, janë të qëmtuar me kujdes, të vetskalitur, aktorë kryesorë të jetëve të tyre, tragjikes, gazmores, groteskes, nervacytëses, përhumbëses. Janë ata që na rrethojnë çdo ditë në jetën tonë, jemi ne që për çdo ditë i rrethojmë në jetët e tyre. Tek Ilir Kadia çdokush është njëri prej nesh, çdo ngjarje, në një formë a në një tjetër, pavarësisht se vjen si histori e dikujt tjetër, ka qenë pjesë e jetës sonë. Në prozën e Ilir Kadisë nuk ka pasazhe të lodhshme filozofike; ato janë të rrëfyera thjesht, duke na kujtuar shprehjen angleze “Simply the best!”. Ilir Kadia është një shkrimtar social, në frymëzimin dhe zemërimin e të cilit përplaset jeta shqiptare, ashtu siç është në të vërtetë, larg ngjyresave të ndryshme që mund t’ia vesh çdokush, qoftë majtas apo djathtas, lart apo poshtë. Është jeta sipas një shkrimtari, një zëri dhe shpirti që vuan në kërkim të më të mirës, jo vetëm për vete.
Ndryshe nga sa mund të pritej, prej mjaft miqve dhe adhuruesve, pas botimit të njëqind tregimeve, Ilir Kadia e stopoi botimin e krijimtarisë së tij. Në një formë, kjo periudhë refleksioni është mënyra më e mirë që një autor të vështrojë me objektivitet krijimtarinë e tij. Është pikërisht koha për t’i thënë se në ia vlen për të vazhduar që të ecësh në bulevardin e letërsisë, ose jo, është në rradhë të parë zgjidhja e dilemës me veten nëse ajo që ke shkruar është apo nuk është e vlefshme. Dhe të shkruash njëqind tregime nuk është pak. Është një investim i madh, orë dhe ditë-netë, zemërim dhe vuajtje, lot dhe buzagaz, është jeta që shkon e s’kthehet. Çdokush që ka lexuar prozën e Kadisë mund të shprehet ë bazë dëshire, por në fund i takon autorit të vendosë se çfarë do të bëjë me këtë “dashuri”. Të vazhdosh ose jo të lësh gjurmët e tua në art dhe letërsi është një vendimmarrje personale që nuk ka nevojë për referendum popullor.
Personalisht mendoj se nuk duhet të kalojë edhe shumë që njëqind tregimet e Ilir Kadisë të përmblidhen në një vepër të vetme, natyrisht pasi të kalojnë edhe njëherë nën një përpunim më profesional, të cilën e sjell si domosdoshmëri koha. Në fund të fundit, botimi i një vepre të tillë është një gur kilometrik për lexuesit dhe një përmendore solide që Ilir Kadia i ngre vetvetes. Duam apo nuk duam, e studiojmë nëpër shkolla apo programe mësimore, apo jo, Ilir Kadia është një autor dinjitoz në letërsinë e sotme shqipe.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…