Skip to main content

Tetova News

Ujk, unë të thërras... - René CHAR

René CHAR

Unë jam dashuruar me atë copë dhembshurie fashati, me bërrylmbështetësen e saj të vetmisë, buzë së cilës stuhitë vijnë e prehen me urtësi, në direkun e së cilës një fytyrë e humbur, çast pas çasti, ndriçohet dhe më rifiton. Me aq sa më kujtohet, e shquaj veten të përkulur sipër bimëve të kopshtit të rrëmujshëm të tim eti, i vëmendshëm ndaj lëngut të kërcejve, duke puthur me sy trajta e ngjyra që era gjysmënatore ujiste më mirë se dora gjymtane e njerëzve. Joshë e një kthimi që asnjë pasuri nuk e pengon. Gjykata të mesditës, unë rri syçelët. Unë që gëzoj përparësinë të përjetoj plotësisht së bashku rraskapitje dhe besim, mungesë dhe guxim, nuk kam mbajtur askënd në mos qoshkun shpërthyes të një takimi.
Në një rrugë trumze të butë vere, ne ecëm përbri, në një kuadër fëminor pluhuri, me grykë sëmbuese, duke pandehur se duheshim me shoqi-shoqin. Nuk qe njeri me kokë fabule ai që puthje më vonë pas mjegullimave të shtratit tënd të përhershëm. Ja tek je lakuriqe dhe mes të gjithave më e mira, vetëm sot, që po përshkon daljen nga një himn gjithë sopa e gropa. A është hapësira përgjithmonë, kjo prehje absolute e përshkëndijuese, kthesë e menjëhershme varfanjake? Por duke parathënë këtë, unë pohoj që ti jeton. Hullia ndriçohet midis pasurisë sate dhe vuajtjes sime. Ngrohtësia do të vijë përsëri me heshtjen, kur të ngre, të pajetë.

Murmuritje

Për të mos u dorëzuar e për t’u takuar sërisht, unë të fyej. Por sa i dashuruar jam me ty, o ujk, që më kot të quajnë vdekjendjellës, mbrujtur me të fshehtat e krahinës sime të thellë. Në një sasi dashurie legjendare e lë ti gjurmën e pashkelur, ndjekur nga kthetra jote. Ujk, unë të thërras, por ti nuk ke vërtetësi të emërtueshme. Madje, ti je i pakuptueshëm. I papaditshëm, shpërblenjës, a ku di unë se çfarë.
Pas rendjes sate pa jetë, unë përgjakem, derdh lot, kruspullosem nga tmerri, harroj, qesh poshtë pemëve. Gjueti e pamëshirshme pas së cilës ngulmohet, ku gjithçka është vënë në veprim kundër presë së dyfishtë: ty të padukshmit e mua qëndrestarit.
Vazhdo, jepi, ne vijojmë së bashku. Dhe së paku, paçka se të ndarë, vërsulemi përmbi drithërimën e zhgënjimit të mbramë, për të thyer akullin e ujërave të rrjedhshme e për t’u takuar sërishmi diku.

Kronika

Vera këndonte përmbi shkëmbin e vet të parapëlqyer kur m’u shfaqe ti, vera këndonte veçan nga ne që ishim heshtje, simpati, liri e pikëlluar, det edhe më shumë se deti, lëkura e gjatë kaltëroshe e të cilit zbavitej pas këmbëve tona.
Vera ia thosh këngës e zemra jote notonte larg saj. Unë puthja guximin tënd, dëgjoja turbullimin tënd. Rrugë nga kreshta e valëve, kah këto maja të larta shkume, ku kryqëzohen virtyte vrastare për duart që mbajnë shtëpitë tona. Ne nuk ishim mendjelehtë. Ishim të rrethuar...
Vitet rrodhën. Stuhitë dhanë shpirt. Bota vate. Kisha dhembje, teksa ndieja që pikërisht zemra jote nuk më shquante më. Unë të doja. Në mungesë të fytyrës dhe në zbrazëti të lumturisë. Unë të desha, duke ndryshuar në gjithçka, besniku yt.

Çastet e para

Ne shihnim tek rridhte përballë nesh uji që shtohej ca nga ca. Ai fshinte me një shkulm malin, duke shkarë nga shpatet e tij amtare. Nuk qe përrua ai që i jepej fatit të vet, por një kafshë e parrëfyeshme, së cilës po i bëheshin fjalë dhe thelb. Ai na mbante të dashuruar përmbi harkun e gjithëfuqishëm të përfytyrimit të tij. Cila ndërhyrje do të kishte mundur të na detyronte? Lirësia e përditshme kishte marrë arratinë, gjaku i derdhur i qe dorëzuar ngrohtësisë së vet. Birësuar nga hapja, lëmuar gjer në mosdukje, ne ishim një ngadhnjim që nuk do të merrte fund kurrë.


Përktheu Luan Canaj

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…