Skip to main content

Posts

Showing posts from August, 2013

Tetova News

Fjalimi i Martin Luter Kingut në Uashington, më 28 gusht 1963 (shkëputur nga libri monografik “Martin Luter Kingu” i autorit Ilir Hashorva, Botimet Toena, 2011)

Kam një ëndërr
Ndihem i lumtur të jem sot këtu midis jush, në atë që do të hyjë në historinë e vendit tonë si demonstrimi më i madh për liri. Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën hijen simbolike të së cilit qëndrojmë sot, firmosi Proklamatën e Emancipimit. Ky dekret i rëndësishëm erdhi si një fener shprese për miliona negër skllevër, të cilët qenë damkosur në flakët vrasëse të  padrejtësisë. Ai erdhi si një agim i gëzuar në fundin e një nate të gjatë të robërisë së tyre. Por, njëqind vjet më pas, negri nuk është ende i lirë. Njëqind vjet më pas, jeta e negrit është ende e gjymtuar keqas nga prangat e ndarjes dhe zinxhirët e diskriminimit. Njëqind vjet më pas, negri jeton në një ishull të vetmuar të varfërisë, në mes të një oqeani të pafund të begatisë materiale. Njëqind vjet më pas, negri ende lëngon në skajet e shoqërisë amerikane dhe e gjen veten të syrgjynosur në vendin e tij. Kështu, kemi ardhur sot këtu, për të vënë në dukje këtë gjendje të shëmtuar. Në njëfarë kuptimi, k…

Vjen ne shqip Thomas Mann

Dy kryevepra të shkrimtarit të madh gjerman Thomas Mann, fitues i çmimit Nobel, i konsideruar një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX. Të përkthyera nga Piro Misha




MARIO DHE MAGJISTARI
~~
TRISTANI
të autorit


THOMAS MANN




Autori: Thomas Mann
Titulli: MARIO dhe MAGJISRATI - TRISTANI
Perktheu: Piro Misha
Numri i faqeve:  176 fq
Cmimi: 650 leke
Botues: Botimet Linus
ISBN:  978-9928-136-14-5






Dy ndër kryeveprat e shkrimtarit të madh gjerman Thomas Mann,  një ndër figurat më madhore të gjithë letërsisë dhe kulturës evropiane të shekullit të njëzet.

Ndër veprat e tij të tjera mund të përmenden romanet: “Budenbrokët”; “Mali magjik”; “Jozefi dhe vëllezërit e tij”; “Doktor Fausti”; si dhe novelat “Vdekje në Venecia”; “Tonio Kruger”, etj.

Thomas Mann (1875-1955) është fitues i Çmimit Nobel për letërsinë.






Sigurisht që të dyja përmbledhjet, siç qe rregulli aso kohe, u shoqëruan me parathënie të hollësishme, të cilat kishin një qëllim të dyfishtë: nga njëra anë në parathëniet u përpoqa të sillja një inf…

Mbreti i lojës bingo

Ralph Ellison
Gruaja përballë tij po hante kikirikë të pjekur që erëmonin aq këndshëm, saqë ai mezi i vuri fre urisë. Të flinte, as që bëhej fjalë, ndaj dëshironte që ata të nxitonin për të filluar lojën bingo. Atje, në të djathtë të tij, dy djem po pinin verë nga një shishe e pështjellë me qese letre dhe, në errësirë, mund ta dëgjonte gurgullimën e butë. Stomaku i tij dha një gërrvimë të dobët, therëse. “Po të ishim në Jug të vendit,” mendonte, “mjaft që të përkulesha e t’i thoja, ‘Zonjë, më jepni ca nga ata kikirikë, ju lutem zonjë!’ dhe ajo do t’ma kalonte qesèn pa e vrarë fare mendjen.” Ose, në të njëjtën mënyrë, do t’i pyeste djemtë për një gllënkë. Kështu bëhen miq jugorët, dhe as që merakosen për t’u njohur më thellë. Por këtu Lart, punët janë ndryshe. Pyete, po deshe, dikë për diçka dhe shiko po s’menduan se ti je i marrë. Epo, unë s’jam i marrë! Vërtetë jam trokë, se s’kam çertifikatë lindje që të zë një punë, dhe Laura po vdes se s’kemi parà  për një mjek. Por s’jam i krisur.…