Skip to main content

Posts

Showing posts from September, 2013

Tetova News

Fati i njeriut - Istref Haxhillari

Janari erdhi me  buçitje erërash nëpër rrugët e qytetit buzë liqenit. Ftohtësira hijeshoi akujt e mpakur dhe era e xhamtë shponte fytyrat, duart. - Baba, dil tani, mjaft ndenje shtrirë, - i tha Desada vjehrrit. Dhimitri, mbuluar me jorgan të trashë në njërin divan të kuzhinës, mardhte brenda, teksa jashtë furtuna fishkëllente e marrosur. U ngrit përtueshëm. Vuante nga hipertensioni dhe gëlltiti një kokërr të kaftë. Brengë ngashëruese ishte ujët e hollë. Sapo e zinte gjumi e gërvishtte fundi i barkut, sikur kishte dy ditë pa urinuar. Natën e përballonte disi, po stërmundim qe mëngjesi kur zgjoheshin të tjerët zinin banjën. Çohej herët, luftonte me sëmundjen e mbrapshtë. Dremiste pakëz, dëgjonte kërcitjen e derës së banjës dhe ngacmohej dhimbja si pickim grere. Zinte shkarkohej pikë - pikë. Përpiqej me shpirt ndër dhëmbë, po nuk rezistonte. Gjersa përgatitej dhe zbërthente pantallonat, gjysmën e kishte derdhur. Mbante erë bezdisëse. Sëmundja e tij ishte kujtesë e përçastshme e vdekjes, spro…

Femrat e ndjeshme të Arapit

Poezitë e Fatos Arapit përkthehen në polonisht Kritiku i njohur polak, Andrzej Zaniewski, në një rrugëtim në poezinë e Fatos Arapit Shqipëria, vendi i poezive të vdekjes dhe dashurisë
Pas prozës, tashmë dhe poezia shqipe mund të lexohet në polonisht. Libri me poezi të zgjedhura i poetit Fatos Arapi “Më jepni një emër” është botuar këto ditë në Poloni nga shtëpia botuese “Komograf” në Varshavë nën përkthimin e Mazllum Saneja & Eva Smietanska. Libri shoqërohet me një parathënie të ndjerë të Andrzej Zaniewski, poet, prozator dhe kritik i njohur polak në botë. Njohës i mirë i Ballkanit dhe i historisë së tij, Zaniewski bën një udhëtim përmes fjalëve në vendet fqinje, për të mbërritur më pas në brigjet e Jonit, në Vlorë, aty ku lindi poeti shqiptar. “Biografitë e shkrimtarëve i lexoj nganjëherë porsi poezi apo epose të përbëra nga shumë poezi. Ndërkaq, shpesh ndodh që të kuptosh në tërësi synimin dhe kuptimin e këtyre rrëfimeve dhe tregimeve, përpiqem të arrij deri te skutat më të largëta…

At Zef Pllumi: Pse Fishta e pranoi titullin akademik nga italianët

Homazh klerikut në gjashtëvjetorin e ndarjes nga jeta.

“Mos mendoni se këtë titull ma kanë dhanë për me më nderue, por për me më internue”

Njohja në fëmijërinë e hershme me klerikun dhe vdekja e tij.

“Varri i vërtetë i poetit, nën pllakat e dyshemesë”
Sot mbushen 6 vjet nga ndarja nga kjo botë e një njeriu të madh, At Zef Pllumit, të fundmit të asaj plejade klerikësh atdhetarë, që përballuan për vite të tëra kalvarin e komunizmit. Në përkujtim të emrit të tij, po shkëpusim prej përmbledhjes “Histori kurrë e shkrueme”, një kapitull interesant të jetës së tij. Një tufë kujtimesh të At Zef Pllumit lidhur me një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqipe, Pater Gjergj Fishta, por edhe më të diskutuarat gjithashtu, sa i përket qëndrimit të tij kundrejt fashizmit. Pikërisht për këtë të fundit, por edhe për vendvarrosjen e tij, hedhin në dritë këto kujtime të klerikut, i cili deri në fund luftoi për të vërtetën. Dhe nga ana tjetër, na risjellin në vëmendje këtë figurë shumëdimensionale. Nën z…

Mes dy gjuhëve

Studiuesja Renata Topçiu, në një rrugëtim në lidhjet mes rumanishtes dhe shqipes
Lidhjet mes rumanishtes dhe shqipes kanë qenë shpesh në fokusin e studiuesve të gjuhës. Dr. Renata Topçiu do ta gjente veten të përfshirë në rrugëtimin e dy botëve gjatë viteve të qëndrimit të saj në Bukuresht. Pas studimeve në fushën e gjuhësisë së krahasuar në rumanisht, ajo sjell në një libër “Frazeologji rumuno-shqiptare”. Studimi është kurorëzimi i një pune disavjeçare i autores, i cili pason botimin e Fjalorit akademik Shqip-Rumanisht, fjalor i përmasave të mëdha, me mbi 41.000 fjalë dhe rreth 50.000 shprehje frazeologjike, lokucione e proverba. Sipas studiueses, ka qenë ky fjalor akademik shtysa kryesore për të ndërmarrë një studim të gjerë krahasues mbi frazeologjinë e shqipes dhe rumanishtes. Vetë titulli i librit, i cili nuk specifikon një segment të veçantë të studimit të kësaj fushe, sugjeron faktin se kemi të bëjmë me një vështrim gjithëpërfshirës të frazeologjisë në terrenin e dy gjuhëve. Në …

Edgar Allan Poe dhe shtëpia e tij historike në Bronx-New York

Nga Gjekë Gjonlekaj
Shumë vjet më parë kishim blerë një pronë në Bronx, afër Parkut Edgar Allan Poe, ku gjendet edhe shtëpia e këtij shkrimtari të madh amerikan. Dy vjet më parë aty ndërtova zyrën time të biznesit. Ky park gjendet midis bulevardit të famshëm  Grand Councurse dhe Valentine Avenue, që është mbi një kodër afër Fordham Road. Në këtë park zhvillohen  aktivitete të ndryshme deri në orët e vona të natës. Në fund të parku gjendet shtëpia e Edgar Allan Poe. Këtë park e kisha vizituar disa herë, por jo shtëpinë e tij, sepse gjatë ditëve të javës është e mbyllur për vizitorë. Hapet vetëm në fund të javës. Kjo shtëpi e vogël prej druri mbase nuk është aspak atraktive dhe nuk tërheq shumë vizitorë. Është tepër e thjeshtë. Këtë shtëpizë e kishte ndërtuar pasaniku John Valentine. Edgar Allan Poe e kishte marrë me qira për 8 dollarë në muaj. Bronxi, në atë kohë, ishte një ndër zonat më të pazhvilluara të New Yorkut. Virginia, gruaja e Edgar Allan Poes vuante nga tuberkulozi dhe ata men…

Në industrinë e publikimit të librave në Shqipëri

Lindita Komani U bënë vite që sa herë që afrohet tetori e nëntori, autorët gjallërohen dhe vëmendja në Shqipëri përqendrohet në mënyrë më të dukshme tek libri: duke u afruar tetori, tek çmimi Nobel për letërsinë me shpresën popullore të përvitshme që të jetë Ismail Kadare ai që e merr atë dhe duke u afruar nëntori, tek Panairi i Librit në Tiranë, i cili në mënyrë të suksesshme organizohet nga Shoqata e Botuesve Shqiptare. Njoh njerëz të ndryshëm të cilët si autorë apo si ish-punonjës shtëpish botuese, janë në ujërat e biznesit të publikimit në Shqipëri, disa prej tyre edhe me plane për themelimin e shtëpive botuese, përgjithësisht me synimin e promovimit të letërsisë së mirë artistike. Ky synim iu është ushqyer duke pasur parasysh se, çfarë shohin e gjejnë në tregun shqiptar të librit, nuk i kënaq nga ana artistike. Autorë të rinj të cilët për vite kanë shkruar e publikuar në revista letrare, por edhe të tjerë më të afirmuar që kanë disa libra në biografinë artistike, i kam dëgjuar apo …