Skip to main content

Posts

Showing posts from October, 2013

Tetova News

Poezia lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje, por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar

TË NDERUAR DASHAMIRË TË ARTIT KRIJUES,MIQ, PROFESORË DHE NXËNËS

Sot promovojmë librin e Blenda Selimit,që tutullohet Tingujt e jetës, botoi ArberiaDesign 2013, me 94 faqe.Miftar Selimi,gjyshi i Blendës,sponzoroi këtë libër  duke e çmuar  vlerën e krijueses dhe në përgjithsi kulturen shqiptare se një vepër e tillë në të ardhmen  do t'i stimuloje gjeneratat e reja për të krijuar,poashtu edhe për Blenden do ta mitivoje për ta vazhduar krijimin e saj. Miftar Selimin e  falënderojmë në veçanti sepse dashurija e gjyshit është aq e fuqishme  si që thotë edhe Sami Frasheri,fëmijët e fëmijeve  janë mjalti i mjaltit.
Poezia  lind nga dashuria për të rijetuar jetën në vargje,por, edhe për ta konsideruar atë moment, si e tashme e fiksuar. Ëdhtë një krenari e madhe kur në mesin e të rijve prezentohet një vepër poetike nga një vajzë e re sapo i mbushi 17 vjet.Një vepër pë flet shumë për moshën që ka.Shpresojmë se në të ardhmen shumë të ri do ta ndjekin rrugën e Blendës Ta prezentosh librin e Blenda…

Përfaqësues të kulturës apo të antikulturës?!

Në përgjigje të replikave të K. Jorgos, Th. Gjikës dhe K. Kodrës BAHRI BECI
Gazeta “Shqip” e datës 13 gusht 2013 botoi, me nismën e saj, fragmente nga libri im me titull “Një libër që nuk do të doja ta shkruaja”. Në ato fragmente, ndër të tjera, vija në dukje se ka disa gjëra të paqarta ose enigmatike lidhur me personin e J. Bulos. Dhe thelbin e shqetësimit tim e shprehja përmes pyetjeve si këto: Si erdhi, pse erdhi, kush e pruri në Institut? Si e mori atë shtëpi aq të madhe, në atë vend, në atë kohë të vështirë për strehim? Si mori dy grada shkencore përnjëherë me një punim? Si u bë drejtor i Institutit aq shpejt, kur në atë Institut kishte plot të tjerë që e meritonin atë vend? Përse kishte mbështetjen e përhershme dhe pa kushte të numrit një të Akademisë, profesor Luan Omarit, në të gjitha momentet dhe për çdo gjë? Si u ribë drejtor i Institutit pas ngjarjeve të dhunshme të vitit 1997, kur nuk e kishte titullin profesor? etj. Tre kolegë të sektorit të drejtuar prej tij: K. Jorgo. Th. Gj…

Do të kuptosh të tjerët? Lexo klasikët

Dy studiues amerikanë kanë demonstruar se Ana Karenina, përveçse është një libër i shumëshitur, ndihmon edhe në teorinë e mendjes, ose në kapacitetin e të kuptuarit të mendimeve të të tjerëve Komunikim ROSITA RIJTANO, Repubblica
Nëse do të lexosh mendimet e të tjerëve nuk hyjnë shumë në punë djallëzitë mekanike: porleximi i një romani të mirë, të ndihmon. Hiq dorë nga librat me mendime të thella, nuk të hyjnë në punë nëse ke këtë qëllim, harro “Pesëdhjetë hijet e Greit”, është një libër dëfryes, por sigurisht nuk të ndihmon shumë në procesin e të kuptuarit të të tjerëve. Dhe ki parasysh se pas këtyre konkluzioneve nuk qëndrojnë këshillat letrare. Në fakt, është shkenca ajo që e thotë. Studimi Dy studiues amerikanë kanë demonstruar se netët e kaluara mbi faqet e Ana Kareninës, jo vetëm që janë të këndshme, por edhe ndihmojnë në rritjen e aftësisë për të kuptuar mendimet, emocionet dhe qëllimet e atyre që ke përreth. Tolstoi e mposht E.L. Xhejms (James) një me zero. Nëse kjo nuk ndodh në raft…

JONESKO – POET I ABSURDIT

Xhelal Zejneli


“Vdiq një mbret”! Me këto fjalë u përcoll vdekja e njërit nga dramaturgët më të mëdhenj të këtij qindvjeçari – Ezhen Joneskos (Eugene Ionesco). Sipas enciklopedive dhe leksikoneve, Jonesko lindi në vitin 1912. Por, sipas poetit me origjinë rumune të lindur në Vërshac të Serbisë Petru Kërdu (1952-2011), Jonesko ka lindur më 13 nëntor 1909, në Sllatinë të Rumanisë. Babai i tij ka qenë rumun, ndërkaq e ëma franceze. Kreu gjimnazin“Shën Sava” në Bukuresht. Maturën e mori në Krajovë në vitin 1928, ngase profesorët e gjimnazit të sipërthënë e dëbuan nga shkolla. Diplomoi letërsinë në Universitetin e Bukureshtit. Në kryeqytet punoi si profesor. Filloi të shkruajë në moshën 18-vjeçare. Më 1931 botoi përmbledhjen me poezi“Elegji për qeniet e vogla”. Interesimin e publikut dhe të kritikës e ngjalli si revoltues, si protestuesdhe si nihilist me përmbledhjen eeseve dhe të artikujve me titull “Jo” (Nu), të botuar në vitin 1934. Ç’prej vitit 1938 jeton në Francë, ku krijuan edhe shkrim…

Për Skënder Drinin (Jo requiem)/ I fundmi i disidentëve

Zija Vukaj


Duket pak paradoksale ekzistenca e disidentëve në ditët e sotme, gati dy dekada e gjysmë pas shembjes së murit të Berlinit, por këtu nuk ka asgjë figurative. Jemi në vazhdën e çudirave dhe paradokseve që realiteti ynë vazhdon të prodhojë dhe këmbëngul t’i kalçifikojë deri në pafundësi me kokëfortësinë e vet absurde, a thua se do t’i përdorë si mjete konkretizimi për brezat që nuk kanë pasur rastin ta njohin fenomenin e disidencës. Dhe viktima e kësaj praktike është pjesë e realitetit tonë të përditshëm. Jeton me ne, ecën përditë rrugëve të qytetit të Shkodrës, i zhytur në indiferencën dhe në mospërfilljen e vet “olimpike”, me një dinjitet që i kalon caqet e së zakonshmes, si për të na theksuar me qëndrimin e tij keqardhjen për padijeninë tonë të qëllimshme e njëkohësisht djallëzore dhe mëkatare. Ky individ gati i vetmuar, është shkrimtari Skënder Drini, për të cilin lexuesit seriozë të letërsisë shqiptare dinë shumëçka. Ai është një nga prozatorët më të veçantë dhe një nga zë…