Skip to main content

Tetova News

100-vjetori i Petro Markos, në Krajovë të Rumanisë


100-vjetori i lindjes së shkrimtarit Petro Marko ishte motivi i organizimit të simpoziumit “Petro Marko dhe letërsia bashkëkohore shqiptare”, në kryeqendrën e krahinës së Oltenisë, në Krajovë të Rumanisë. Simpoziumi iu kushtua jetës dhe veprës së autorit shqiptar, rast me të cilin u bë edhe promovimi i librit në prozë “Njerëz dhe ujqër” të Petro Markos, i përkthyer në rumanisht nga përkthyesi i mirënjohur dhe njohësi i letërsisë shqipe, Marius Dobresku.
Midis të tjerash, Dobresku tha: “Shorti i këtij shkrimtari të talentuar ilustron më së miri karakterin vrasës të komunizmit shqiptar, të komunizmit në përgjithësi: gjithmonë dhe kudo, regjimi likuidoi në radhë të parë fëmijët e vet, ata idealistë që mendonin se ëndrra për një shoqëri më të mirë mund të bëhet realitet. Shqipëria është një shembull domethënës në këtë kuptim: duke filluar nga shokët e luftës antifashiste, e duke përfunduar me kryeministrin Mehmet Shehu, Enver Hoxha likuidoi një brez të çmuar pjesëmarrësish në luftën antifashiste, intelektualë, shkrimtarë etj. Petro Marko ishte një nga viktimat”.
Shkrimtari dhe përkthyesi Marius Dobresku, gjithashtu, u foli të pranishmëve për peripecitë dhe dramën e shkrimtarit Petro Marko, për ngjitje-zbritjet, për sukseset e shënuara, por edhe dështimet e dhimbshme, duke lënë nga pas “veprën e tij jetëgjatë, që tejkaloi qartazi peizazhin letrar të kohës. Është një vepër e cila, me siguri, do të mbetet në vite, si dëshmi e talentit dhe forcës shprehëse të këtij krijuesi të denjë”.
Që në fillim të daljes në dritë, tregimet e Petro Markos gjetën vlerësimin e lexuesit rumun, ashtu sikundër edhe autorë të tjerë shqiptarë në zë, të përkthyer nga Marius Dobresku si Ramiz Gjini, Arbër Ahmetaj, Fahri Balliu, Gjekë Marinaj, Ermir Nika etj. kanë zgjuar vazhdimisht interesin e këtij lexuesi.
Në kumtesën e tij, studiuesi i letërsisë, dr. Luan Topçiu, u shpreh se duke qenë një nga pjesëmarrësit në Luftën Civile të Spanjës (1936-1939), duke pasur kontakte të drejtpërdrejta me letërsitë dhe gjuhët perëndimore, Petro Marko ka qenë i markuar me frymën e kohës dhe nga disa modele kulturore evropiane, që kanë pasur një short të ngjashëm. Ishte pikërisht kjo frymë perëndimore që nuk u tolerua nga komunizmi shqiptar, i cili nuk fali as veprën e tij, por as vetë shkrimtarin. Në një radhë tjetër idesh ai u shpreh se “Marko hapi ulli të reja në prozën shqiptare, prozë e asfiksuar nga metoda zyrtare e realizmit socialist, duke i thyer normat e kësaj metode, me fuqinë e fjalës, me lirizmin e tij, me frymëmarrjen e lirisë, që e bëjnë prozën e tij të pëlqyer dhe të lexueshëm dhe sot e gjithë ditën”.
Në këtë veprimtari, kushtuar kujtimit të Petro Markos, organizuar nën patronazhin e shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë, morën pjesë deputetja Oana Manolescu si dhe një audiencë e interesuar e përbërë nga shkrimtarë, njerëz të kulturës, gazetarë etj. Veprimtaria u ndoq me interes nga të pranishmit, që manifestuan interes për të mësuar sa më shumë detaje për letërsinë shqiptare, për krijimtarinë e Petro Markos dhe aspekte të tjera të kulturës shqiptare. Ngjarja u transmetua nga dy stacionet televizive lokale si dhe nga gazetat më të rëndësishme lokale.
Mira Skënderi

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…