Skip to main content

Tetova News

Agim Baçi, kritikë letrare dy romaneve të Kadaresë


A ka rëndësi se kush e solli Doruntinën? E solli Kostandini i përtej jetës, hija e tij, një i dërguar, Stresi hetues, erdhi vetë apo ishte thjesht dëshira e saj… Personi që e solli Doruntinën del në plan të dytë, përballë pyetjes se përse e sollën Doruntinën. Pikërisht me këtë kundërpyetje ndaj romanit “Kush e solli Doruntinën” të Ismail Kadaresë tenton të ngacmojë lexuesin shkrimtari dhe publicisti Agim Baçi. Në librin e tij më të fundit, një botim i shtëpisë botuese “Onufri”, Baçi, në pozicionin e një kritiku letrar, merr në analizë dy romane të Kadaresë, përkatësisht “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Ajo çka i lidh këto dy romane është pa dyshim dikotomia jetë-vdekje, edhe pse e vendosur në kontekste të ndryshme. Por në të njëjtën kohë, të dyja veprat “Prilli” dhe “Doruntina” flasin për udhëtime. Personazhet (Gjorgu, Diana, Kostandini, Doruntina) udhëtojnë, në mënyrë të vetëdijshme ose të pavetëdijshme, përkatësisht drejt jetës ose vdekjes. Gjorgu udhëton të paguajë “taksën e gjakut”, pra të vdekjes dhe udhës takon Dianën, jetën. Diana udhëton në një muaj mjalti, jete, por njihet me vdekjen përmes Gjorgut, që njëkohësisht është edhe jetë, edhe vdekje. Doruntina udhëton me një të vdekur apo hijen e një të vdekuri drejt vdekjes, ndërsa Kostandini me një të gjallë, për të mbajtur fjalën e dhënë, pra për të mbetur gjallë, edhe pse jo në jetë. Këtë lidhje mes jetës dhe vdekjes, ku duket sikur jeta nuk mund të kuptohet pa vdekjen, Agim Baçi ia parashtron lexuesit, i cili ndërkohë pyet veten nëse edhe atij i kishte shkuar ndërmend më parë një gjë e tillë… Duke marrë në analizë dy vepra të Kadaresë, Baçi guxon dy fish: së pari sepse bëhet fjalë për dy vepra shumë të njohura të shkrimtarit dhe, së dyti, sepse ai na ofron lexime të reja të këtyre veprave. Por, aq sa të guximshme, aq edhe të qenësishme të duken tezat që ai parashtron në këtë “përsiatje antropologji-sociologjike”, siç e quan vetë ai. 
Agim Baçi,

“Unë besoj se arsyeja më e rëndësishme në leximin e një libri duhet të jetë lidhja me njerëzoren, me atë që na bën njeri apo që na e zbeh këtë cilësi thelbësore. Më pas, stilistika, semiotika, sociolinguistika etj. fusha studimore, janë pasojë”, të vërtetë kaq thelbësore për jetën tonë nevojitet që Doruntina të vijë… Kjo dëshirë e jona është më e fortë se çdo realitet, ndaj Doruntina duhet të vijë. E natyrisht, edhe për të besuar te njerëzorja, për t’i dhënë atë që meriton dëshirës sonë njerëzore, Doruntinën duhet ta sjellë Kostandinipikërisht ai, që nuk duhet të vdesë kurrë brenda njerëzimit- ai që jep fjalën në emër të njerëzores brenda nesh”, shkruan Baçi në librin e tij. Tezat e tij sigurisht që Baçi ia përball edhe atyre të studiuesve e kritikëve të tjerë që janë marrë me veprën e Kadaresë, qofshin këta shqiptarë apo të huaj, që nga Eric Faye, Piet de Moor, Ali Aliu, Shaban Sinani, Bashkim Kuçuku etj. Për Agim Baçin, ky nuk është libri i parë. Teksa lëvron gjerësisht publicistikën, ka botuar edhe vëllime poetike (“Ag”), novela (“Gabime të domosdoshme”) dhe ese (“Letër Dylqinjës së Tobozës”, fituese e çmimit “Don Kishot në letërsi”. shprehet Baçi për gazetën “Panorama”, duke shpjeguar edhe synimin e studimit të tij mbi dy vepra, ndoshta më të diskutuarat brenda dhe jashtë Shqipërisë, siç janë “Prilli i thyer” dhe “Kush e solli Doruntinën”. Kjo është teza e tij kyçe, mbajtjen e fjalës së dhënë ai e lidh me dëshirën e përjetshme për të mbetur njeri. “Unë besoj se edhe kur nuk e kemi mbajtur fjalën, ne kemi dashur të bëjmë të kundërtën. Madje, edhe kur nuk na e kanë mbajtur fjalën, ne dëshirojmë të mendojmë se edhe të tjerët kanë dashur të bëjnë të kundërtën, pra ta mbajnë atë. Pikërisht për këtë

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…