Skip to main content

Tetova News

Gjimnazistët “në takim me shkrimtarët”

Libri i ri: Nga një projekt i shkollës së gjuhëve të huaja “Asim Vokshi” deri tek formatimi i një libri interesant për shkrimtarët nga Fiona Kopali


Në fillim ishte një ide e mësuesit të tyre të letërsisë, Arshin Xhezo, që nxënësit të krijonin një album për shkrimtarët. Natyrisht, pas kësaj, erdhi entuziazmi i takimit me shkrimtarët. Ekipi i “albumit” punoi me shumë pasion për ta realizuar këtë projekt, duke intervistuar njerëzit e famshëm të letrave shqipe, duke incizuar zërat, duke mbledhur relike, foto, dorëshkrime apo autografe të tyre, madje edhe përmes imazheve filmike.
Por protagonistja e kësaj nisme, Fiona Kopali, tashmë studente për jurisprudencë, synoi që ky projekt të shndërrohej në libër si një dëshmi publike jo vetëm e asaj që bënë shokët dhe shoqet e saj dikur, por duke i dhënë nismës dhe projektit vlera e prurje të reja. Pas shumë muaj pune, kërkimi dhe pasurimi të projektit fillestar, më në fund libri u formatua në përmasat që është publikuar sot. Një numër shkrimtarësh dhe njerëz të letrave shqipe si Faik Konica, Fan Noli, Gjergj Fishta, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu, Luljeta Lleshanaku, Matteo Mandalà, Shaban Sinani  por edhe përfaqësues të letërsisë botërore si Ernest Heminguej, Gabriel Garsìa Markez, Rudyard Kipling u bënë pjesë e këtij albumi përmes relikeve si fotove, shkrimit të dorës apo intervistave të tyre me autoren. Ja, një fragment nga përshkrimi i takimit me Kadarenë në shtëpinë e tij:
“...Ju jeni gjimnaziste, ë? Po, tek “Gjuhët e huaja”. Nxënësve u ka rënë ca interesi për të studiuar gjuhë të huaja. Në Shqipëri dëgjoj kudo: “ka rënë, ka rënë...”. Çfarë është ngritur në Shqipëri?! Epo, i thamë, nxënësit nuk njohin vargjet e Poradecit, por dinë përmendësh këngë mediokre. Kjo është një dukuri e njohur botërore, por është për të ardhur keq. Brezi i ri po helmohet nga ky bombardim. I takon atij ta ndryshojë këtë Shqipëri. Nga ky brez pritet. Por, kur ky ushqehet me banalitete...     I treguam edhe idenë për t’i përmbledhur në një libër intervistat, dhe ai shprehu dëshirën që kjo intervistë të mos botohej në ndonjë gazetë. “Më kuptoni, besoj. I kam shmangur të gjitha intervistat. Në librin që keni në plan, po”. Në momentin që po shkruante autografin mbi librin tim, po lëvizte dorën mbi fletën e librit, sikur nuk dinte çfarë të shkruante. “Dëgjo, Bujar”,-iu drejtua botuesit të tij: “Për Fjonën” apo “Për Fiona”-n?... Uf! Përfundimisht e shkroi: “Për Fionën, kujtim nga Ismail Kadare, 21.4.2010”.
Por një nga gjetjet më interesante në libër është zbulimi i jetës së poetit Xhevahir Spahiu në një moment delikat, kur u kritikua nga Enver Hoxha për prirjet “moderniste”. Në libër publikohet me këtë rast një dokument antologjik për raportet e shkrimtarit me diktaturën, hartuar nga policia e fshehtë e asaj kohe. Është fjala për të famshmin “simpozium shkencor me temë: Klasikët e marksizëm-leninizmit dhe rakia”, i formuluar si shaka e hidhur e poetit për ideologjinë totalitare. Në një copë letër, Xhevo kishte shkruar: “Simpozium për rakinë”, dhe rreshtoheshin disa “tema” e “kumtesa”, si : 1) Ç’kanë thënë klasikët e Marksizëm-leninizmit për rakinë; 2) Lufta kundër ideologjisë borgjeze që nënvlerëson rolin e rakisë në revolucion... 3) Etimologjia e fjalëve “raki” e “zamzane”; 4)Recitim nga Omer Khajami...; 5) Vërejtje mbi projekt buxhetin e rrethit; ... 6) Përshëndetje e pionierëve...; 7) Detyrat e kontrollit punëtor për zbatimin e detyrave...”.

Ja, faqe e parë e dokumentit autentik, i cili botohet i plotë në libër:

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…