Skip to main content

Tetova News

Smerald - Ivan Bunin

Ivan Bunin

Bluja e errët e qiellit të natës në qetësinë pluskuese të reve, gjithkah të bardha, ndërsa përqark hënës – të kaltëreme. Përqendrohesh dhe – as retë lëvizin – as hëna lundron, por bri saj, bashkë me të pikon loti i artë i një ylli: hëna lundron prajshëm lartësish të paskaja dhe e merr me vete gjithë e më lart këtë yll.
Ajo shtrihet brinjazi në pezulin e çelur të dritares: me kryet anuar këqyr lart – koka i endet rrotull nga lëvizja e qiellit. Ai qëndron në gjunjët e saj.
- Çfarë ngjyre është kjo? Nuk mund ta përcaktoj dot! Po ju, Tolja, mundeni?
- Për çfarë ngjyre, Kisa?
- Mos më thërrisni më kështu, njëqind herë ju kam thënë. . .
- Si urdhëroni, Ksenia Andrejeva.
- E kam fjalën për këtë qiell ndërmjet resh. Çfarë ngjyre mahnitëse! Dhe e tmerrshme dhe magjepsëse. Me të vërtetë qiellore, se në tokë të tillë nuk ka. Thuajse smerald.
- Përderisa është në qiell, sigurisht që qiellore është. Vetëm se smerald çne? Dhe ç’do të thotë smerald? Kurrë gjallë s’më kanë zënë sytë smerald. Juve, thjesht, ju pëlqen kjo fjalë.
- Po. Nuk di si të them, – ndofta nuk është smerald, por rubin. . . Porse vërtet i tillë, që vetëm në parajsë e gjen, engjëjt, fron perëndish. . .
- Dhe dardha majë plepit. . .
- Uf, sa cinik që je, Tolja. Mirë e ka Maria Sergejevna, kur thotë se edhe çupa më budallaqe është më e mirë se një djalë.
- Vetë e vërtetë gurgullon në buzët e saj, Kisa.
Ajo është veshur me një fustan pikëlor basme, këpucë fare të lira; pulpët dhe gjunjët e saj janë të plota, vajzërore, koka e saj e rrumbullt me një gërshet të hedhur prapa aq lezeçëm. . . Ai vë dorën mbi gjunjët e saj, tjetrën ia hedh përqafe dhe si me shaka e puth në buzët gjysmë të hapura. Ajo çlirohet ngadalë, ia largon dorën nga gjunjët.
- Ç’pate? U fyeve?
Ajo ngjesh zverkun pas shtalkës së dritares dhe ai, dallon se si ajo duke kafshuar buzën, përmban lotët.
- Po ç’keni pra kështu?
- Oh, lërmëni të qetë. . .
- Por çfarë pra ndodhi?
Ajo pëshpërit:
- Asgjë. . .
Dhe teksa kërcen nga parvazi, lëshohet me vrap.
Ai ngre supet:
- Budallaçkë gjer në shenjtëri!

Përktheu nga origjinali: Agron Tufa
Standard

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…