Skip to main content

Posts

Showing posts from November, 2013

Tetova News

Interneti ka “vrarë” CD-të dhe gazetat, por jo librat

Duke parë opsionet e mediave dixhitale të cilat kanë ndikuar ndaj CD-ve dhe gazetave, ju me siguri supozoni që rritja e lexuesve elektronik si Kindle dhe Nook, kanë të njëjtin ndikim edhe ndaj librave të shtypur… por e keni gabim.
Sipas The Guardian, një sondazh i ri ku janë përfshirë njerëz të moshave mes 16 dhe 24 vjeç tregon që 62 për qind të adoleshentëve parapëlqejnë të lexojnë librat e shtypur në vend të librave elektronikë. Sondazhi, që është kryer nga ndërmarrja që bën hulumtimin e tregut të të rinjve, Voxburner, gjeti që shumë njerëz të rinj mendojnë që librat e shtypur ofrojnë më tepër vlerë se sa libra elektronikë dhe që ata kanë më tepër një lidhje më të fortë me librat e shtypur se sa me librat elektronikë. Luke Mitchell nga Voxburner tregon për The Guardian që, për dallim nga CD-të ose gazetat, “librat janë simbole statusi” të cilat njerëzit i përdorin për të kënaqur shijet e tyre të leximit. Lexuesit elektronikë, në anën tjetër, nuk i japin personave të rinj të njëjtat të d…

Si e kam njohur Petro Markon

BARDHYL MINXHOZI


Dëgjova që Petro Marko kishte 100-vjetorin e lindjes. U ktheva rreth 30 vite më parë, atëherë kur ai kishte kaluar të shtatëdhjetat dhe unë isha një gazetar ri. Ai vinte pothuaj çdo ditë te klubi atëhershëm i gazetareve për të pirë kafenë Me atë pamjen e tij simpatike, me flokët kaçurrelë dhe paksa të gjatë, i ngjante një fisniku që jetonte në një kohë tjetër. Të rritur me librat e tij, me legjendat rreth personit të tij, të gjithëve na dukej atje në qoshen e klubit sikur kishte dalë nga ndonjë libër historie. 
Ishte një fat i madh të rrije dhe bisedoje me së, jo thjesht nga kurioziteti për emrin e tij në letërsi dhe gazetari. Ai ishte një burrë i jashtëzakonshëm që të imponohej me një modesti mahnitëse. Pas një kohe të dukej si një shok dhe mik i vjetër. Petro kishte një respekt dhe nostalgji për gazetarinë. Ishte një mrekulli kur fliste për jetën si gazetar në vitet ‘30. E vërteta ishte se ne e njihnim më shumë si shkrimtar, sesa si një gazetar brilant dhe të madh. Ai…

Tani e tutje nuk do të zemërohemi më!

Në 100-vjetorin e lindjes së shkrimtarit Petro Marko, duke lënë një trashëgimi letrare të pasur: romane, tregime, poezi, memoristikë, ditar burgu kushtuar dashurisë për gruan e tij, Safon, publicistikë etj., nga të cilat arkivi i familjes ende mbetet i pazbuluar. Ky numër i “Logos & Art” i kushtohet kësaj krijimtarie, fragmente të saj
 Petro Marko
Bisedime me Safolinën
Takimi i parë
 Shekuj a çaste kanë kaluar, këtë nuk ësht’ e mundur ta përcaktoj!Po vetëm një gjë është e vërtetë: që unë digjem nga malli, sa them shumë herë “mor po ta shoh një herë, pastaj le të vdesë!” se merre me ment: or’ e çast, për kaqë shekuj të qaj e të qesh me ty dhe tërë kjo jetë larg teje, vetëm në fantazi, vetëm duke përsëritur e ripërsëritur çapat që këmbët tona linin në hapësirën e bardhë të një lumturie që jetonim, po që nuk çmonim! “Ta shoh një çikë, pakëz t’i shoh sytë e saj për së gjalli! A do ta kem këtë fat? “- Se tërë forca e dëshirave të mia, e ëndrrave të mia të fundit përsërisnin or’ e çast. “Ta…

Libri më i kushtueshëm në histori

Është një libër i shtypur keq dhe plot gabime. Por Libri i Psalmeve të Gjirit ishte libri i parë i prodhuar në SHBA dhe rrjedhimisht pritet të caktojë edhe një rekord për vlerën e shitjes Rekordi Aidan Lewis, BBC
Libri i parë i shtypur në atë që më vonë u bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të përcaktojë një rekord botëror kur të shitet në ankand të martën, 26 nëntor.Libri i Psalmeve të Gjirit vlerësohet jo vetëm si një objekt jashtëzakonisht i rrallë, por edhe si simbol i identitetit kombëtar. Pak vite pas “Emigrimit të Madh” të puritanëve më 1630-n nga Anglia për në gjirin e Masaçusetsit, kolonizatorët ndërmorën një projekt ambicioz, shkrimin e librit të tyre të psalmeve. Ata, sakaq, kishin libra psalmesh, por duke qenë reformatorë që përqafuan këngët e kongregacioneve, ata kërkonin një përkthim të Librit të Psalmeve nga skriptet hebraike, në mënyrë që ato të ishin më pranë origjinalit dhe të shkruara në vargje. Një makinë shtypi – ndoshta e marrë fshehtazi për të shmangur ligjet…

Lulet e vrara...Des souvenirs des fleurs damnées

Kalova ura të gjata në jetë, e dashur mike Kudo ku shkova ndizeshin sytë e mi si drita neonesh
Pashë qytete të lashta me mozaik katedralesh
U hutova para 'boutique de lingerie' ku çmimi i luksit
Vrisnin sytë e një vit pune në vendin e botës së tretë
Në shtëpinë e Victor Hugo's, mbi një gur te derica u ula
Ku edhe bari jeshil me hije mbulonte rilindjen e tij në shkronja
Edhe "Notre Dame de Paris" e pashë me sytë e zemrës
Kudo ku eca, e dashur mike, e sytë dritova
Ndalova nga një trishtim e yjet në qiell kundrova
Një det i kuq brenda gotës sime të verës franceze
Një nostalgji më mbiu në sy
Nga ku ra një lot gri..

Nën yje ishin varur kujtimet tona, e dashur mike...
Kur ndanim çajin kaf kinez e copën e djathit të bardhë të deles
Ku na vezullonin si mjelma krahëthyera jakat e bardha
Lulet e vrara; "les fleurs du mal" de Baudelaire...
Mbi uniformat shkollore, uniformale e të zeza
Ku ëndrrat tona gri dremitnin nën muret e qytetit të gurtë
Ku si litar na tërhi…

Homazh për Isak Babelin

Nga Doris Lessing*



Duhet të niseshim në njëmbëdhjetë, atë ditë që i kisha premtuar Katerinës ta merrja të vizitonte mikuntim të ri Filip në shkollën e qytezës, por ajo erdhi që më nëntë. Fustani i saj blu ishte i ri dhe po kështu dukeshin edhe këpucët e modës. Flokët, sapo i kish rregulluar. Dukej më shumë se asnjëherë më parë si një nga ato vajzat e rozta apo të arta të kuadrove të Renuarit, që presin gjithçka nga jeta.
Katerina jeton në një shtëpi të bardhë nga ku mund të soditen rrjedhat e kafta të rrymës së lumit. Ajo më ndihu të pastroja banesën time me një përkushtim që tregonte se ajo ndjente që apartamentet e vegjël ishin më romantikë se shtëpitë e mëdha. Ne gjerbëm çaj dhe folëm kryesisht për Filipin, i cili si pesëmbëdhjetë vjeçar kishte një shije të çuditshme që nga ushqimi dhe deri te muzika. Katerina nguli sytë në librat e shpërhapur rreth dhomës së tij dhe më pyeti nëse mund t'mi huante tregimet e Isak Babelit për t'i lexuar në tren. Katerina është trembëdhjetë. I …

Njeriu pa tokë - Poezi nga Luljeta Lleshanaku

MESHKUJ

Qenia njerëzore është si një gjuhë e vdekur;
prej saj mbetet vetëm një shprehje, citim, apo një fjalë e vetme.

Por një baba pa djem është mutacion.
Emri i tij do qarkullojë nga njëri vesh në tjetrin, përmes një fryme të pastër femërore
i artikuluar si një ëndërr pa konflikt
e vështirë për t'u mbajtur mend të nesërmen.

Gjashtë vajza: secila prej lindjeve qe një dështim
si tregtari i arit
që kthehet në shtëpi vetëm me mëndafsh dhe çajëra kurativë.

Pa një djalë në familje
pa një lumë për të derdhur mbeturinat toksike
të zemërimit të tij bardhë e zi,
Pa dikë për të parashikuar dimrat në skeletin e kafshëve të shtëpisë
pas darke
luftërat, lindjet, vdekjet
kur jeta dembeloset në paqe.

Qeliza e tij është një shpellë
me skica naive prej karboni
gjahtari kundër bishes, gjahtari kundër natyrës
deri në çastin kur një grua shfaqet afër zjarrit.
atëherë fuqia zhvendoset nga muskujt
tek sytë
dhe kendi i shigjetës bëhet i paqartë.

Ky është fundi i epokës së akullit
dhe fundi i qartesisë.

Dhe është një sekret që i…

Sokol Olldashi, poezitë që shkruante për vdekjen

Sokol Olldashi
“Do të ndez më pas një qiri/ Një cigare me qiririn të ndez/ E paketën në plis do ta fsheh/ Që ta pi pasi të vdes”. I njohur për dashurinë e tij për duhanin, që nuk e ndante nga dora, Sokol Olldashi ka shkruar me mjeshtëri një poezi për vdekjen. Që sigurisht do ta takonte një ditë, por jo aq shpejt, jo mbrëmjen e 20 nëntorit 2013. Gazetari i mirënjohur, Ilirjan Agolli, ka gjetur ndoshta formën më të veçantë për ta kujtuar Olldashin, duke sjellë për përdoruesit e shumtë të rrjeteve sociale disa nga poezitë më të bukura të ish-kolegut. Njëra prej këtyre poezive duket si përshkrim i përcjelljes së vetë Olldashit në banesën e fundit, kur i vëllai i hodhi mbi arkivol cigaret e tij të pandashme. Debati Ndërkohë, vdekja e Olldashit ka filluar t’ia lërë vendin një debati, si për vetë dinamikën e aksidentit, ashtu edhe për zhvillimet politike që mund të pasojnë. Një pjesë e medias është vënë nën akuzë për një raportim joprofesional dhe të mangët, ndërsa politika ka nisur të hedhë sh…

Flurudha