Skip to main content

Tetova News

12 libra që këshillohen të lexohen deri në fund të 2013

Libra që mund ti gjeni edhe në Panairin e Librit në Tiranë

Revista Time ka publikuar një listë me librat që duhen lexuar deri në fund të vitit 2013. Duke u bazuar në zhanera të ndryshëm të letërsisë, ndikimin kulturor dhe në sentimentalizëm. Kjo listë nuk është diçka e përcaktuar në mënyrë definitive, edhe pse konsiderohet të përmbajë disa nga librat më të mirë të këtyre dyzet viteve të fundit. Duke qenë se në Tiranë këto ditë organizohet Panairi i Librit, gazeta “Tirana Observer” ju sjell të përgatitur këtë speciale për t’iu ardhur sado pak në ndihmë në përzgjedhjen e librave në këtë panair. Në fund, vendimi është i juaji…

12 – Love Story (Histori Dashurie) Erich Segal (1970)
Pasi mbaroi Harvardin, doktoraturë në Letërsi Krahasuese, Segal publikoi historinë imagjinare të një romance të lindur në Harvard. Në të njëjtin vit, libri u bë skenari i një filmi që do të bëhej një nga filmat më të mëdhenj të shekullit, me aktorë kryesorë Rajan O’Neal dhe Ali Mekgrau. Të dy, libri dhe filmi, u bënë klasikë të kultit, të njohur për mesazhin që ata përcjellin: “Të dashurosh do të thotë të mos të duhet të thuash ‘më fal’”. Love Story është botuar në shkurt të 1970 dhe u rendit e para në klasifikimin e Librave më të Shitur në Nju Jork, në maj të të njëjtit vit.

11 – The Exorcist (Ekzorcisti), Uilliam Peter Blati (1971)
Novela e pestë e Blatit tregon historinë e një vajze nga Uashington D. C. mamaja e së cilës kërkon ndihmën e një prifti të vendit për të trajtuar sjelljet e saj “djallëzore”. Bazuar në një legjendë urbane, Blati dëgjoi njëzet vjet më parë në kolegj, se novela ishte pjesë e “valës së shqetësimeve kulturore nga posedimi i demonëve”. Blati gjithashtu shkroi skenarin për versionin e filmit, i cili u shfaq dy vjet më vonë dhe kishte në qendër të tij një vajzë demone, e cila villte supë bizelesh mbi fytyrën e një prifti. E gjithë kjo skenë trembi të gjithë spektatorët të cilët u larguan nga teatri. Novela qëndroi në vend të parë në klasifikimet verore të vitit 1971, dhe skenari i adaptuar i dha Blatit Çmimin Oskar.

10 – Jaws (Pushtimi), Peter Benchley (1974)
Adaptim i filmit “You are gonna need a bigger boat” (Do të të duhet një barkë më e madhe”) u shndërrua në një novelë. Ky libër ishte një sukses madhor, dhe kopjet e tij ishin të pranishme në çdo librari të vendit në verën e vitit 1974. Historia e një vendi të vogël bregdetar që sulmohet nga një peshkaqen që preferonte vetëm mish njerëzor, qëndroi në vend të parë në klasifikimin e Best Seller për rreth një vit. Ky libër bëri që një pjesë e lexuesve, tashmë të kishin një justifikim për të qëndruar jashtë ujit.

9 – Tinker Tailor Soldier Spy (Rrobaqepësi i pazot Spiun), John le Carre (1974)
Novela e shtatë e këtij autori prezanton personazhin e tij më të famshëm, Xhorxh Smajli (më vonë i luajtur nga Alek Guines në 1979, në serialet televizive të BBC), një oficer i Shërbimeve të Inteligjencës Shtetërore, i cili ishte thirrur sërish në detyrë për të gjurmuar një spiun sovjetik që kishte infiltruar në Shërbimet e Inteligjencës Sekrete Britanike. Tinker Tailor Soldier Spy ishte një nga librat e preferuar të vetë autorit. I publikuar në Qershor të 1974, ai ofroi një “shpërqendrim” nga Lufta e Ftohtë, dhe ndihmoi disa nga lexuesit të hiqnin mendjen nga frikësimi për të shkuar në det pas leximit të “Jaws”.

8 – The Name of the Rose (Emri i Trëndafilit), Umberto Eko (1983*)
Në novelën e tij të parë, semiticieni thriller Umberto Eko, përdori në mënyrë figurative Sherlock Holmes në një histori mbi vrasjet në një manastir Benedikas. Frati i dërguar për të investiguar (Sean Connery, në film, së bashku me Kristian Slater) quhet Uilliam i Baskerville dhe në një pikë konkludon se një eliminim është i nevojshëm. Arrin të zbulohet se në fakt vrasjet kanë të bëjnë me një tentativë për të fshehur një kapitull të humbur të poemave të Aristotelit, që, për të qenë të drejtë, një pjesë e madhe e dijetarëve ndoshta do të vrisnin për të shtënë në dorë këto manuskripte. (Libri origjinal është botuar në italisht në 1980 dhe është përkthyer në anglisht në 1983).

7 – American Psycho (Psikopati amerikan), Bret Easton Ellis (1991)
Personazhi kryesor i Ellis, Patrik Bateman, shet marrëveshje falso, jeton në një apartament në Parkun Qendror Perëndimor dhe ushqehet në restorantet më luksoze të qytetit; por kur ai largohet nga zyra ai pushtohet nga një dëshirë dhe detyrim i pakontrollueshëm për të vrarë. Përveç të qenit vrasës serial, Bateman është gjithashtu metroseksual (i fiksuar pas paraqitjes fizike dhe trajtimeve të ndryshme): ai është i fiksuar pas ujit mineral dhe përdor një fletë e gjysmë për të përshkruar kujdesin rutinë që duhet të marrë për lëkurën,  deri në përcaktimin se cili është kremi i preferuar për sytë. Edhe pse asnjëherë nuk u bë pjesë e Librave më të Shitur, publiciteti dhe fama që kishte autori bëri që American Psycho të kthehej në një nga tërheqjet e vitit.

6 – The Pelican Brief (Deklarata e Pelikanit), John Grisham (1992)
Novela e tretë e Grishamit (dhe një nga më të famshmet), The Pelican Brief fillon me vrasjen e dy prej gjykatësve të Gjykatës së Shkallës së Lartë dhe vijon me investigimin amator të një student të ligjit dhe të një reporteri. Novela shënon një progres interesant në thrillerin misterioz: tashmë nuk ishte më një element kryesor Smith & Uesson (fabrikë armësh në Amerikë) por ishin gazetarë që ishin në ndjekje të një rasti më të madh nga sa mund të përballonin.

5 – The Celestine Prophecy (Profecia e Celestinos), James Redfield (1993)
Ndoshta pjesa më interesante e arratisë së Redfield kishte të bënte me faktin e suksesit që ai kishte si vetë botues, në një periudhë kur vetë botimi kërkonte një shumë të madhe fillestare. Autori shiti pothuajse 100 mijë kopje – pjesën më të madhe duke përdorur makinën e tij si tendë shitjeje – përpara se ai të merrej nga Uarner Books. Historia fokusohet në fenomenet shpirtërore dhe në një tekst antik Peruvian, që ilustron elementët e iluminacionit dhe momentet shpirtërore që qëniet njerëzore duhet t’i nënshtrohen. Narrator udhëton për në Peru për të përjetuar këto nëntë “elementë shpirtërorë”. Për shkak të numrit të madh të shitjeve, autori vendosi që të shkruante një botim tjetër me të njëjtën temë. Ky botim nuk arriti të tërhiqte vëmendjen e publikut apo të fitonte ndonjë çmim.

4 – Harry Potter and the Goblet of Fire (Harri Poter dhe Kupa e Zjarrit), J. K. Rouling (2000)
Libri i katërt i serisë së librave më të shitur, mbi djalin magjistar, ishte volumi i parë që u publikua në Mbretërinë e Bashkuar  dhe në Shtetet e Bashkuara. Ai paraqet sekuencat e ngjarjeve në të cilat Harry Potter bëhet pjesë e një kompeticioni për të zbuluar misteret që do të ndodhnin atë vit në shkollën e magjisë. Ky libër u bë skenari i filmit me të njëjtin emër dhe u bë një nga librat dhe filmat me numrin më të madh të shitjeve në të gjithë botën.  Gjithashtu kjo ishte hera e parë që një botim i Harry Potter–it u shoqërua me një takim me fansat të veshur me kostumet e Harry – t dhe Hermionës.

3 – The Da Vinci Code (Kodi i Da Vinçit), Dan Braun (2003)
Akademikët u habitën kur mësuan se The Da Vinci Code ishte një novelë mbi jetën sekrete të Jezusit, dhe jo një tekst mbi jetën e Da Vincit. Por në atë kohë, Dan Braun nuk po shkruante për akademikët. Historia e tij mbresëlënëse, e cila mori kritika për keqpërfaqësimin e shkollave të ndryshme të mendimit të artit dhe të fesë, shiti më shumë se 50 milion kopje dhe shumë shpejt u bë një film hit në të cilin aktor kryesor është Tom Hanks, i cili vazhdimisht shqipton gabim termin “Knight Templar” (Kalorës i Drejtësisë). The Da Vinci Code ishte në listën e Librave më të Shitur në Nju Jork për më shumë se 150 javë, rreth tre vjet.

2 – The Girl who played with Fire (Vajza që luante me zjarrin), Stieg Larsson (2009)
Në Francë, seritë e shekullit të Stieg Larsson, me dyshen e zgjidhjes së problemeve të përbërë nga një gazetar financiar dhe haker mizantrop, ishte triologjia trend që preferohej dhe ishte mjaft e përhapur në zonat metropolitane. Kur seritë e këtij libri u botuan në Amerikë, libri arriti shifra të mëdha shitjesh, aq sa autori pranoi që ky libër të bëhej dhe skenari i filmit me të njëjtin titull. The Girl who played with Fire u bë ndër librat më të preferuar për tu lexuar.

1 – Gone Girl (Vajza e Zhdukur), Gillian Flynn (2012)
Një gazetar e shpërngul gruan e tij nga Nju Jorku në qytetin e vogël ku ai vetë ishte rritur, dhe bëhet i dyshuari kryesor pas zhdukjes së saj misterioze. Në fillim kjo mund të duket si një polemikë kundrejt shkrimtarëve të martuar dhe largimit të tyre nga qytetet e mëdha. Megjithatë, më vonë, bëhet e qartë se novela e ndarjes e Flynn–it nuk është një thriller, por një studim mbi një martesë të tensionuar dhe të mbushur me probleme dhe mashtrime. Kjo ishte mënyra se si ai kishte vendosur të manifestonte shkrimin e tij.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…