Skip to main content

Tetova News

Kostumografi/ Veshja antike

 Agnesa Muharremi

Qysh në kohërat antike, e deri më sot, veshja cilësohet si një element mjaft primar, estetik, përfaqësues i karakterit të njeriut. Madje, nëse bëhet fjalë për teatër ose film, veshja luan rolin e shërbyesit më identifikues kohor, stilistikë dhe personal.
Mënyra e veshjes është vetëm një karakteristikë e njeriut dhe është njëra ndër tiparet kryesore të shoqërisë. Akoma nuk dihet saktë se kur njerëzimi filloi veshjen e parë, mirëpo sipas antropologëve të cilët besojnë se si nevojë për t`u mbrojtur nga të ftohtit, të nxehtit , etj.. përdoren lëkuren e kafshëve .Kjo do të thotë që veshja është një dukuri që filloi të përdorej qysh në kohërat e hershme, në fillesat e para të jetesës së njeriut.
Se si ndikoi veshja e botës antike fuqishëm në teknologjitë kohore, popujt e asaj kohe nuk mund as t`a imagjinonin…
Do e marrim një historikë të shkurtër të veshjes tek Egjiptianët e lashtë. E dimë që Egjipti i Lashtë u themelua rreth vitit 3100 p.e.s. Historia e tij ndahet në tri periudha: Mbretëria e Vjetër, e Mesme dhe ajo e Re. Kultura e Egjiptit është e lidhur me luginën e lumit Nil, ku përreth gjenden shkretëtirat e Libisë, Nubisë dhe  të Saharës.
Kemi veshjen e lehtë e bërë nga materiali –lino. Lino përfitohet me Li- pemë e cila është rritur përgjatë lumit Nil. Tek meshkujt veshja përbëhej nga fundet të cilat në Mbretërinë e Vjetër ishin të shkurtra, ndërsa në Mbretërinë e Re ishin pak sa më të gjata. Gjer sa tek femrat përdorej copëz e gjatë e formës së drejtë, me një ose dy lidhëse në supe. Në Mbretërinë e Re pësoi një ndryshim :  forma e drejtë në pjesën e poshtme filloi të zgjerohej. Veshja tek fisnikët ishte nga linoja transparente më e mirë. Stilizimi në veshje varej nga rangu shoqëror.

Veshja Greko-romake-
Tradicionalisht, periudha antike greke filloi rreth vitit 776 p.e.r, kur edhe filluan Lojërat  e para Olimpike, mirëpo, tani historianët e shumtë mendojnë që nis  nga viti 1000 p.e.r. Përfundon me vdekjen e Aleksandrit  të Madh në vitin 323p.e.r. Kultura greke  ndikoi fuqishëm në Perandorinë Romake.
Sipas mendimit romak, qyteti i Romës është gjetur në vitin 753p.e.r, por për historianët modern ishte viti 625 p.e.r. Qyteti i Romës njihte katër shtresa njerëzore , e cila  ndarje në shtresa ishte shumë e rëndësishme për romakët. Chitoni, tunika, klamisa dhe peplosi ishin një ndër elementet të cilat përdoreshin në veshjen e Greqisë antike.
Veshja romake përbehej nga tunika, toga, stola dhe palla.
Në përgjithësi, linoja dhe leshi ishin dy materiale të cilat përdoreshin në kostumet antike greko-romake, si dhe një përqindje përzierjesh të fibrave natyrale, siç është pambuku, pastaj përdorej edhe mëndafshi.

Disa nga karakteristikat e veshjeve antike
Ndalemi tek Dinastia e 18 (Epoka e Faraonëve). Kjo ishte  koha e lulëzimit të artit egjiptian, në të cilën skulptura u shndërrua në më të plotë, pikturat më artistike dhe të përpunuara, si dhe pajisjet e shpikjet e civilizimit më të larmishme. Në këtë periudhë kemi edhe faraonin më të njohur i quajtur Tutankhamun. Emrat e monarkëve të dinastive janë marrë nga dy monumente të rëndësishme: Tabela Abydos dhe Tabela Karnak.
Përdorimi i puplave dhe i pendës ishte njëra ndër elementet  karakteristike tek veshja e faraonëve dhe mbretëreshave. Një tjetër element ishte edhe përdorimi i Nemes (paruke me shirita), i cili përdorej nga faraonët për mos zbulimin e flokëve të tyre nga njerëzit e zakonshëm dhe të varfëritë.
Përshkrim i shkurtër i veshjes antike greke: në të gjitha elementet e veshjes kemi formën drejtkëndore. Chitoni përdorej tek të dy gjinitë, Tunika nga meshkujt, peplosi tek femrat. Dallojmë peplosin dorik dhe jonik. Ai dorik ishte 2m për kah gjatësia si dhe 3m në gjerësi, gjersa peplosi jonik (2m i gjatë dhe 4 m i gjerë). Klamisa ndryshe quhej klamisa thesaliane e cila vërehej tek meshkujt e asaj kohe.
Përshkrim i veshjes romake: Tunika (tunika intima) zinte përdorim edhe këtu, e cila ishte elementi bazë në veshje. Kishte ngjyrë të bardhë ose bezh. Mbi të vishej stola- e cila në prerje ngjante me Tunikën, por nga materiali ishte më luksoze dhe shumëngjyrëshe (e kuqe, verdhe dhe blu).
Ajo përfaqësonte dhe simbolizonte statusin social të femrës, e cila në përgjithësi bëhej nga pambuku dhe leshi, gjerë sa tek femrat e pasura vërehej edhe mëndafshi.
Palla ishte veshje tradicionale në Romën e Lashtë e veshur nga femrat, e cila i ngjanë një shalli në ditët e sotme. Toga –elementi i duhur i veshjes tek meshkujt romak, ishte e bardhë dhe vjollcë. Vishej mbi tunikë, ishte nga leshi dhe konsiderohej si shenjë e paqes.
Llojet e ndryshme të Fibrave ishin karakteristike në materialet e veshjes romake. Leshi përdorej më shumë sepse merrej dhe përgatitej më lehtë. Materiale të tjera të cilat përdoreshin ishin lino dhe mëndafshi. Kemi mëndafshin e egër (ëild silk) dhe mëndafsh deti (sea silk), të cilët importoheshin nga disa vende. Mëndafsh deti ishte materiali i rrallë luksoz me shkëlqim të artë, i cili përgatitej nga fijet e gjata të mëndafshta ose byssus.
Materiali Byssus është i ngjajshëm sikur materiali i lino së bukur, ku në Egjiptin e Lashtë ky material(posaçërisht lino e bukur) përdorej për mbështjelljen e mumieve.
Zbulimet arkeologjike nga vazot greke vunë re që materialet e përdorura romake ishin të ngjashme me ato të Greqisë së Lashtë, përfshirë procesin e përpunimit i cili përmirësohej –përpunim i linos dhe leshit (të cilat ishin të një cilësie shumë më superiore).

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…