Skip to main content

Posts

Showing posts from December, 2013

Tetova News

Fishta, shteti dhe dishepujt

Frano Kulli

Fishta, më 30 dhjetor 1940 do të mbyllte sytë e do të nisej për në botën e amshuar. I përcjellë me nderime si askush deri atëherë, nga brenda e jashtë Shkodrës, nga qyteti e Malësia, nga mbarë Shqipëria fund e majë, por edhe përtej Shqipërisë. Nderime e vlerësime të pafundme superiore. Jo vetëm nga dishepujt e tij, për të cilët qe ylli polar, por edhe nga personalitetet më të shquara të shkrimtarisë e të kulturës në vendin e vet, në Ballkan e në shtete përreth të Evropës si: Maksimillian Lamberz, Norbert Jokli, Petrotta, A.Balldaçi, Erëin Stranik, Gabriele d’Annunzio, Karl Steinmetzi…, Faik Konica, Aleksandër Xhuvani, Lasgush Poradeci, Asdreni, Koliqi, Lefter Dilo, Martin Camaj… etj., etj.  I rrethuar me lavdi si askush deri atëherë në Shqipëri, Akademik i Akademisë Mbretërore të Italisë, i dekoruar nga Turqia, Austria, Greqia dhe Vatikani, Fishta la një opus të plotë e të realizuar letrar, shtrirë në të gjitha gjinitë: lirikë, epikë, dramatikë, satirë, eseistikë dhe publi…

Vepra mbi veprat, “Zef Pllumi” i Sabri Hamitit

Dr. Sali Bytyçi

Përkitazi me librin e Sabri Hamitit. Sipas Sali Bytyçit, Sabri Hamiti duhej të merrte një çmim kombëtar për kontributin që ka dhënë me veprën e tij, për fëmijët, e jo të konkurronte për veprën studimore

Shkrimi i Sabri Hamitit për Zef Pllumin, në fillim ishte një ligjëratë e mbajtur në Seminarin e Albanologjisë për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, viteve të shkuara. Pastaj kjo ligjëratë hyri si pjesë e shtatë e librit “Albanizma”, të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Prishtinë, 2009), e cila në Tiranë, për vitin 2009, mori Penën e Argjendtë, për të përfunduar në libër më vete, “Zef Pllumi” (2013) dhe për të marrë çmimin e parë të Panairit të 16-të të Tiranës, me motivacionin: “Për librin studimor ‘Zef Pllumi’, në të cilin rigoroziteti dhe eleganca shoqërojnë përkufizimin e një figure madhore ‘sui generis’ të letrave shqipe”. Kjo është historia e lavdishme e “Zef Pllumit” të famshëm të Sabri Hamitit. Pse nuk shkrova më parë dhe pse po shkru…

Një Çështje për Ksanthipin…

Rudolf Marku
1. Edhe pse të shkruarit e poezisë dhe, përgjithësisht, vendimmarrjet e plot gjërave të rëndësishme të jetës i rudolf marku karikaturembështes në intuitë, prapëseprapë besoj se intuita duhet të kontrollohet, kurdo që të mundet, dhe, në masën e saj të arsyeshme, nga Arsyeja. Besoj se poetët, krejt ndryshe nga besimi i rremë dhe nga miti naiv që ngulin këmbë në të kundërtën, janë qenie të arsyeshme. G.K.Chestertoni, duke polemizuar me të gjithë ata naivë që e përfytyrojnë poetin si një qenie të hutuar, që gati-gati flet me veten, që është ëndërrimtar me sy hapur, thotë se poetët, këta kureshtarë të përjetshëm, arrijnë ta prekin qiellin, me qëllimin e vetëm që të eksplorojnë se çfarë ka atje, dhe me qëllimin e vetëm që qiellin ta ulin në tokë; në të kundërt, dijetarët e arrijnë qiellin jo që të shohin se çfarë ka atje dhe jo që të ndajnë çfarë shohin me të tjerët, por që të përfshijnë gjithçka që shohin dhe prekin në kokën e tyre…dhe nga kjo ndodh që kokat e tyre të shpërthej…

Dialog me Anthony Giddens-in

Nga Prof. Fatos Tarifa



10 prill 2013
I dashur Fatos,
Të falënderoj për mikpritjen fantastike gjatë vizitës sime [në Tiranë]. Kaluam shumë bukur dhe për mua ishte kënaqësi e veçantë të takohesha e të njihesha me ty dhe me disa prej kolegëvetë tu, prej të cilëve u ndava me përshtypjet më të mira.
Pa dyshim që edhe drekat e darkat tonapak si të tepërta për mua për nga sasia e ushqimit, por, sidoqoftë, vërtet të shijshme ishin një gjë e bukur. A mundesh, të lutem, ti falënderosh të gjithë miqtë dhe kolegët e tu nga ana ime? Universiteti [Europian i Tiranës] duket inovativ dhe unë ju uroj të gjithëve suksese më të mëdha.
Gjatë kthimit për në Londër lexova librin tënd Europe Adrift on the Wine-Dark Sea. Është një libër vërtet i shkëlqyer, por, edhe pse ne ndajmë bashkërisht mjaft pikëpamje të ngjashme, unë do të vija në konkluzione të tjera nga të tuat. Ky libër është një vepër e mrekullueshme dhe më vjen keq që s’mundem të lexoj dot edhe librin tjetër tëndin në shqip (Pamundësia e Projektit Eur…

Çmimet dhe kultura që shpaloset...

Nga Visar Zhiti




1- Çmimet letrare nuk kërkohen, por jepen, nuk dhurohen, por merren, meritohen mes gjithë atyre që i meritojnë, po aq sa dhe fituesit, ndonjëherë mbase dhe më shumë. Kështu mendoj dhe këtë do të doja të thosha qysh në krye. Gjithashtu mendoj se çmimet letrare nuk janë vetë letërsia a pjesë e saj, por i shërbejnë kulturës në përgjithësi, më saktë klimës kulturore që krijohet apo mund të krijohet dhe prej tyre.
Çmimet letrare i shërbejnë njohjes dhe përhapjes së mëtejshme të vlerave, hapin debate, nxisin autorët, në fakt ndikojnë në njohjen e veprës së tyre, pra në fakt nxisin leximin, kërkohen më shumë librat që fituan, por dhe ato që nuk fituan, ndërkaq dihet që letërsia e madhe nuk vjen prej çmimeve letrare e as ka ardhur ndonjëherë prej tyre. Tjetër gjë e sjell atë.
2- Duke dhënë çmime e vlerësime, në fakt është shoqëria që nderon veten, tregon ngritjen e saj. Shteti, institucionet e tij të kulturës, kur japin apo i mbështesin çmimet, qoftë drejtpërsëdrejti apo tërthora…

Lasgush Poradeci: Kënga e ‘’Shqipërisë së re’’

Nga tradita e shtypit shqiptar të Rumanisë





(Koh’ e shkuar në Vllahi)

Koh’e shkuar në Vllahi
Ishte larë me flori
se luftonim veç për ti,
Veç për famë-e-madhëri,
shqipëri moj shqipëri
Mun në qendrën e Vllahisë,
në qytetin e Bukureshtit,
Mbiri zëri-i shqipërisë
si zëmbaku në mes të sheshit.
Mbiu atje ku politika
nuku di ç’ësht helm-i-gjakut,
Ku shëndriu elenë gjika
e kuvendi i naço-Plakut,
Ku i mblodhi porsi dhentë
Bijtë e tërpo-Vasili,
Ku këndon naim-i shentë
Duke thirur si bilbili.
o! moi kohërat e arta!
o! moj zembërzat e dlira
Me ç’gëzim ju shkruan karta
Kur ja sheh nër shoqërira:
Drita-plakë e Diturija
e Bashkimi edhe shpresa;
edhe lira e shoqërija
E Sofia Mbretëresha…
Cilado sa mund m’e mirë,
sa m’e zjarrtë cilado;
e nër to gjith një dëshirë,
gjith një shpresë nëpër to-
…S’rron-o! jo, njeriu i urtë,
se kështu pat thënë Zoti,
Prandaj vdes me shpirt të gurtë
edhe humb si pikë loti.
humbi pra dh’elenë gjika,
humbi fjal e naço Plakut,
Pa zu prapë politika,
Zu të rrjedhë lumi-i-gjakut:
atëherë i ndolli dhentë
Dh’i bekoj Tërpo…

Bahri Beci: Shënime që nuk do të donte t’i shkruante

Gjuhëtari i njohur Bahri Beci hedh në një libër shënimet e mbajtura që nga viti 1989… Rrugëtimi i një akademiku nga qyteti i tij i lindjes, Shkodra, drejt auditorëve të Parisit, ku mbrojti doktoraturën e parë shqiptare në fushën e gjuhësisë në Perëndim… Prapaskenat që shoqëronin jetën akademike në Institutin e Historisë e Gjuhësisë dhe si i kujton ai personazhe të njohura të shkencës shqiptare… Si u kritikua për takimin me akademikun kosovar Rexhep Ismajli dhe gjyqi ndaj Eqrem Çabejit
Ishte një mbrëmje dhjetori e vitit 1989, kur në shtëpinë e tij në Tiranë filloi të hidhte në një fletore disa mbresa nga jeta. Pak kohë më parë, miku i tij i shkollës së mesme, Isuf Dobjani, entuziast si gjithnjë ndaj historive që ai i tregonte, i ishte lutur të ulej dhe të shkruante kujtimet. I dashuruar gjithnjë pas gjuhësisë, e shkruara ishte një pasion i fshehur i profesor Bahri Becit, pasion, i cili do të merrte formën e vërtetë në këtë fletore të thjeshtë, që ai nxori nga biblioteka një mbrëmje dimr…

Derrida xanxari

Ky mendimtar që vozit i çkëthur në veprat e të tjerëve: Husserl-it, Kant-it, Freud-it, Nietzsche-s, Genet-it, Jabés-it, Levinas-it, – qortohet shpesh për vështirësinë e stilit

Nëse filozofia është sot e nderuar, sepse është forma më e pranueshme për të ardhmen e inteligjencës, kjo falë Jacques Derrida-së, cytësi kryesor i Kolegjit botëror të Filozofisë, i krijuar në vitin 1983, nën mbrojtjen e tri qeverive. Ndërkaq, ky mendimtar-shkrimtar pesëdhjetepesëvjeçar, është njëherazi i famshëm dhe i panjohur, i respektuar dhe i shpërfillur në Francë. Tersi i universiteteve që i kundrojnë dijet të ngurtësuara, ai gjithashtu, është një i përkorë përveçësues në skenën publike. Jacques Derrida nuk është shtihan. Hulumtues i kufijve, ai bën që në veprën e tij të troshiten sinorët e filozofisë, të psikanalizës dhe të letërsisë… Ky mendimtar që vozit i çkëthur në veprat e të tjerëve: Husserl-it, Kant-it, Freud-it, Nietzsche-s, Genet-it, Jabés-it, Levinas-it, – qortohet shpesh për vështirësinë e stili…