Skip to main content

Tetova News

Don Kishoti dhe Sanço Panço

 Abdullah Konushevci

Letra e poetit, e botojmë “pa të drejtë autori” për të kuptuar ç’bëhet në botën e autorit mes shqiptarëve
Deklaratë e lexuar një ditë më parë në Kuvendin “zgjedhor” të Lidhjes së Shkrimtarëve në Kosovë

Të dashur shkrimtarë dhe sishkrimtarë. Më falni, se në këtë sallë nuk shoh mbi dy-tri autoritete letrare, por shoh shumë, shumë sishkrimtarë. U bë shkokëzimi i LSHK, një ëndërr kjo e të gjithë armiqve të shqiptarëve.
Ky shkrim ndoshta do të duhej të kishte titullin ana tjetër ose ana e errët e Demaçit, por mbasi këtu bënte pjesë nënkryetari dhe sekretari i tij, i cili qe për dymbëdhjetë vjet sekretar e nënkryetar,kurse në këtë ‘kuvend’ u zgjodh përsëri anëtar i Kryesisë së LSHK, nuk kisha si t’ia lija këtë titull.
Prandaj, së pari, ju kërkoj falje pse nuk pomund të gjej një çift më të mirë, më të përshtatshëm se Don Kishoti dhe Sanço Panço. Por, nuk keni arsye shumë të ndiheni të fyer, sepse ky model prodhoi Marksin e Engelsin, Lenin e Stalinin, Titon e Kardelin, Enverin dhe Mehmetin, Mahmut Bakallin dhe Azem Vllasin dhe mund të prodhojë, prandaj, edhe çiftin e ri – Demaçi e Galica!
Së dyti, nëse Don Kishoti dhe Sanço Panço bënë emër me luftën e tyre kundër mullinjve të erës, mund të thuhet me gojën plot se këta heronjtë tanë të rinj ranë në sy me luftën e tyre: me vra të vdekurin, një “virtyt” ky i rrallë shqiptar.
Më kujtohet si sot se ishte një ditë me shi dhe erë, kur iu dha vjet çmimi për poezi Arif Bozaxhisë, kurse kisha marrë edhe unë guximin të konkurroja me librin poetik “Dashni dhe vdekje”. Nuk më kishte rënë të shihja deri atë natë fytyra më të gëzuara se ato të Don Kishotit dhe Sanço Panços, madje më të gëzuara se të Enver Gjerqekut, kur takohej me pjesëtarët e kombeve të tjera, edhe pse nuk ia doli ta merrte kurrë Çmimin AVNOJ. Më duket se ajo mbrëmje është e filmuar dhe mund të merret si dokument. Vetëm një gjë nuk e dija: Ishin aq të hareshëm se po i jepnin çmimin një minoreni apo pse po më mohonin mua?
Edhe me librin tim të dytë ndodhi pothuajse e njëjta gjë: Iu dha çmimi gjoja një humanisteje të PDK-së (e cila u emërua nga Adem Demaçi alias Don Kishoti kryetare e LSHK si deputete e PDK, për ç’arsye deklarova se pas këtij politizimi të skajshëm jap dorëheqje edhe nga të qenët anëtari thjeshtë i LSHK, sepse dorëheqje nga Kryesia e LSHK kisha dhënë para dy vjetësh, duke mos u pajtuar të marrë përgjegjësi morale për veprimet shumë të ulëta të Shyqri Galicës dhe Begzade Baliut), kurse libri im “Lutje dashuri” nuk kaloi, sepse thonë që Don Kishoti nxirrte shkumë goje që çmimin të mos e merrja vetëm unë, kurse le ta merrte edhe dreqi dhe i biri.
Duke kujtuar një bisedë me të, kur më kishte thënë se ishte krenar që i kishte shpejtuar vdekjen Azem Shkrelit, nuk u habita se kishte prapë nostalgji të shpejtonte vdekjen e një poeti tjetër, e një poeti që tash e gati një vit e gjysmë është i diagnostikuar me kancer dhe herë pa sherë, falë miqve, ia del të marrë edhe kimoterapi.
Këtë luftë “të lavdishme” të këtij poetvrasësi e vazhdoi në Këshillin e Librit Sanço Panço alias Shyqri Galica, duke mos marrë parasysh asnjë projekt në tri tendere!
Me një fjalë, nuk kam marrë qoftë një cent nga Ministria e Shëndetësisë, edhe pse mjekimi që kam bërë në Tiranë ka qenë i pamundur në Prishtinë, kurse për operacionet e gruas në Shkup as që po flas. Fëmijët, me mundësitë e tyre kanë shpenzuar për mjekimin tonë mbi 20.000 euro.
Kanë kaluar mbi tri javë që nuk kam mundësi të marrë terapinë e obligueshme, sepse Ministria e Shëndetësisë nuk na siguron gemzar, kurse me ble vetë e kam të pamundur.
Në fund, më falni, se isha pak edhe emotiv, sidomos nga fundi.
Prishtinë, 20 prill 2013
Standard

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…