Skip to main content

Posts

Showing posts from January, 2014

Tetova News

Mira Meksi: Zonja e kohës sime

Bën jetën e dikujt që nuk i duhet as të ngutet, as t’u bindet orareve, apo afateve, vetëm ritmit të saj.Të një shkrimtareje që kur është duke shkruar nuk është në Tiranë, as në Shqipëri, askund. Me sa duket ne e kemi gjetur në një cast të lirë, për të na treguar për ditët e saj që ngjajnë me ato të një personazhi romani
Cili është mëngjesi yti rutinë? Zgjohem rreth orës 7 e 30 dhe shoh te France 2 emisionin e mëngjesit me një gotë lëng frutash; pastaj bëj dushin dhe pi kafen e parë e mëngjezoj në verandë ose në kopësht. Ushqej qenushin dhe breshkëzën e ujit dhe në orën 9 a 9 e pak ulem të punoj. Cili do të ishte mëngjesi yt ideal? Tamam ky që përshkrova.
Jashtë shtëpisë, cili është vendi i preferuar për kafen e mëngjesit? Nuk kam më një vend të tillë. Me kë dëshiron të jesh në këtë gjerbje kafeje mëngjesi? Me askënd, me veten time. A të pëlqen puna që bën, profesioni që ke? Tashmë puna që bëj është vetëm shkrimësia, çka është edhe pasioni im. I kam kushtuar jetën. A i devijon shpesh detyrimeve a…

Fytyra harbute e luftës

Nga ditari i një ati françeskan më 1912-‘13

FATOS BAXHAKU


Atë Justin Rrota, OFM. Lindi në Shkodër në shkurt të 1889-s. U pagëzua nga dom Ndoc Nikaj, autori i romanit “Shkodra e rrethueme, ose Bukurusha” dhe prandaj u quajt Ndoc. Një biografi pak a shumë të plotë të tij na ka lënë pas atë Donat Kurti, mbledhësi i vyer i folklorit.
Ndoci studio në fillim në Shkollën Françeskane e më pas në Kolegjin Françeskan të Gjuhadolit. Për herë të parë – gjithnjë sipas atë Kurtit – zhgunin e veshi më 1904-n në Kuvendin e Rubikut. Dy vjet më vonë, kësaj here me emrin Justin, studioi për filozofi e teologji në Troshan. Nisi studimet në Austri për teologji, por shëndeti i dobët e detyroi të kthehej në qytetin e tij të lindjes. U shugurua meshtar në kujdesin e atë Gjergj Fishtës më 1911-n. Prej kësaj kohe ishte mësues i latinishtes dhe shqipes në shkollat françeskane në Shkodër e Troshan. U dallua për studimet e tij në fushën e gjuhës shqipe. Më 1936-n nisi të prekej nga një sëmundje e rëndë, që më pas i …

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…

Leximi i lirë, çelësi i ngrehinave të shpirtit - Mira Meksi

Vitet e fëmijërisë sonë qenë vitet më të bukura të leximit; vitet e leximit pa kokëçarje, të leximit aventuror, shpesh fantazor, të vetëshpikur dhe të dëlirë, por edhe të leximit plot bashkëfajni dhe fshehtësi, leximit të ndaluar në kohën e diktaturës komuniste. Sot jam e bindur se, ndonëse bota njeh shumë periudha me libra të ndaluar, ne ndoshta qemë të vetmit dhjetë-trembëdhjetëvjeçarë në univers që iu përkushtuam aq shumë, me mish e me shpirt, fesë së leximit, sidomos leximit të librave të tjetërsojtë, librave “të fajshëm” dhe të damkosur me ndalim nga ideologjia e kuqe, duke bërë që të gjallonte një fenomen i veçantë, i cili do të rritej së bashku me rritjen tonë. Për mua, universi i vërtetë i leximit të fëmijërisë qe bodrumi i shtëpisë së gjyshërve në qytetin e detit, ku shkoja pushimeve të stërgjata të verës, qoshja ime e fshehtë ku mund të lexoja në paqe gjithçka më binte në dorë; por edhe bodrumi tjetër me derë të ngallmuar, mbushur tumbllazi me libra të ndaluar dhe të syrgjyn…

Tanka (poezi japoneze)

Murgu Manzei, shek. VIII
Me çfarë ta krahasosh Jetën tonë në këtë botë? Me varkën që niset Herët në mëngjes Dhe nuk lë pas asnjë hulli.
----------------------
Arivara no Narihira, 825 – 879
(Për një përvjetor ditëlindjeje)
Oh, lule qershie përhapuni Si re kaq të dendura, Saqë udhën e pleqërisë Që me sa duket po vjen, Të mos e gjejë dot kjo shtrigë!
* Nuk më kujtohet më: A mos eca unë drejt teje? A mos erdhe ti tek unë?
Qe ëndërr apo zhgjëndërr? Qeshë në gjumë apo zgjuar?
-----------------------
Fushivara no Toshijuki, vdiq më 907
Vesa e bardhë Ka vetëm një ngjyrë:

Katërmbëdhjetë minuta refleksion - Mario Vargas Llosa

Atë ditë, si gjithë ditët e tjera këto tri javët tona në Nju Jork, u ngrita në pesë të mëngjesit dhe, duke u përpjekur të mos zgjoj Patricia-n, shkova në sallon për të lexuar. Nata ende nuk ishte hapur dhe dritat e qiellgërvishtsave përreth dukeshin si të shqetësuara nga një tufë gjigande xixëllonjash që po pushtonin qytetin. Pak a shumë, brenda një ore do të fillonte të agonte dhe, nëse qielli do të ishte i qëruar, dritat e para mëngjesi do t’i hidhte mbi lumin Hudson dhe Central Park-un plot pemë, të cilat vjeshta kishte filluar t’i lante në ar. Një pamje e bukur që dritaret e apartamentit ma dhurojnë çdo mëngjes (banojmë në katin dyzet e gjashtë). E kisha planifikuar ditën me saktësi. Do të punoja nja dy orë për të përgatitur mësimin që do të jepja të hënën në Princeton, ku do të ilustroja temën me shembuj të marrë ngaMbretëria e kësaj bote e Alejo Carpentier-it, gjysmë ore do të bëja ushtrime për shpinën, një orë do të shëtisja në Central Park, pastaj gazetat, mëngjesi, dushi dhe P…

Flurudha