Skip to main content

Tetova News

Citate nga Ralph Waldo Emerson


Zemërimi nxjerr të gjithë pushtetin e njeriut.

Një njeri i madh është gjithmonë i gatshëm të jetë i vogël.

Një pjesë e madhe e kurajos është guximi për t’i bërë gjërat sa më mirë.

Një hero nuk është aspak më i fortë se një njeri i zakonshëm, por heroi është i fortë edhe 5 minuta më shumë.

Ai që ka borxhe është pothuaj një skllav.

Njeriu është i lehtësuar dhe i gëzuar kur e vendos zemrën e tij në punë dhe bën më të mirën e mundshme; ajo që është thënë dhe është bërë përndryshe nuk i jep atij paqe.

Njeriu është një enciklopedi e tërë faktesh.

Njeriu është shumë më i kujdesshëm me paratë e tij, sesa me parimet e veta.

Pranoje hapin e natyrës: sekreti i saj është durimi.

Të gjitha sëmundjet vijnë nga pleqëria.

Gjithçka që kam parë më ka mësuar të besoj te krijuesi për gjithçka që nuk kam parë.

Gjithë jeta është një eksperiment. Sa më shumë eksperimente të bësh, aq më mirë është.

Bëj gjithmonë atë që ke frikë ta bësh.

Amerika është një emër mundësish.

Vetëm 1 gram veprim ka më shumë vlerë sesa një ton teori.

Si një lloj kure për shqetësimin, puna është më e mirë se uiski.

Për aq kohë sa njeriu i qëndron parimeve të tij, çdo gjë duket se është në vijë.

Për aq kohë sa ka jetë, ka edhe rreziqe.

Teksa plakemi, bukuria zhduket së brendshmi.

Kohët e liga kanë një vlerë shkencore. Këto janë raste të mira që një studiues i mirë nuk i humb kollaj.

Bukuria është një dhuratë e dukshme, e cila rrallë herë përçmohet, përveç atyre që e refuzojnë.

Bukuria pa shprehje është e mërzitshme.

Bukuria pa hijeshi është si një çengel pa karrem.

Para se të kërkojmë pushtet, duket të kërkojmë liri për ta përdorur atë sa më mirë.

Shkaku dhe pasoja janë dy anët e një të vërtete.

Karakteri është më i lartë se intelekti. Një shpirt i madh do të jetë i dortë për të jetuar po aq mirë sa mendohet.

Fëmijët janë të gjithë të huaj.

Mendimi praktik është një gjeni i veshur me rroba pune.

Vdekja do të na vijë të gjithëve, por arritjet e mëdha krijojnë një monument që e ka jetën derisa dielli të mos japë më nxehtësi.

Entuziazmi është nëna e përpjekjes dhe pa të asgjë nuk arrihet.

Çdo artist si fillim ka qenë amator.

Çdo eksperiment me mizori njerëzish apo edhe me individë të caktuar që kanë qëllime egoiste, dështon.

Çdokush ka kurajo dhe tradhtohet, sepse kërkon te vetvetja kurajon e personave të tjerë.

Çdo burrë që kam njohur është në njëfarë mënyre superior ndaj meje.

Kushdo gjatë jetës së vet ka nevojë të falenderojë veten për gabimet e kryera.

Secili nga ne është konsumator dhe detyrohet të jetë edhe prodhues. 

Nga ndërtimi kjo është shumë e kushtueshme dhe atij i duhet të pasurohet.

Kushdo mendon se nuk kuptohet dhe nuk vlerësohet sa duhet nga të tjerët.

Përktheu: Rudina Dahri

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…