Skip to main content

Tetova News

Libraritë…? Lexuesit nuk i “tradhëtojnë”




TIRANË, 22 Janar/ATSH/.- Libraritë e kryeqytetit ofrojnë një mori titujsh  të cilët joshin lexuesit e kategorive të ndryshme. Në një vëzhgim të realizuar nga ATSH në disa prej librarive ne Tiranë, vihet re se interesi i lexuesve është në rritje, sidomos për tituj rinj, por edhe ribotimet e autorëve të njohur, klasik të letërsisë.
Shpresa librashitëse në Tiranë, pohon se çmimet e librave janë disi të shtrenjta për një kategori, megjithatë ata që janë të apasionuar pas leximit nuk ia mohojnë vetes kënaqësinë që në bibliotekat e tyre të shtojnë tituj të rinj.
Librashitëset pohojnë se në festat e fundvitit kishin një “bum” klientësh, të cilët zgjodhën librin si dhuratë për njerëzit e tyre të dashur.
Ndër librat më të shitur  në këto ditë  të para të vitit rezultojnë të jenë  “Sende që nxirrte deti” i  autorit  Ardian Vehbiu dhe  “Kalorësi i Bronztë” i autorit  Paullina Simons, një bestseller botëror.
Librashitësja tregon se janë të shumta edhe kërkesat për ribotime. “Ditën e djeshme një vajzë më kërkoi ribotimin e “Kujtimet e një Evropiani”, të Stefan Cvajg që ende është në proces ribotimi” shprehet ajo për ATSH-në, duke shtuar se lexuesit besnikë e dinë mirë atë cfarë duan.
Interes ka edhe për librat për fëmijë.  Në fakt janë të shumtë titujt që ofrohen për lexuesit e vegjël, të mbushur me ilustime, figura dhe me udhëzimin përkatës për moshën të cilës i adresohet.
“Kur punon në librari, vëren prindër apo të afërm të fëmijëve, të cilët një libër për fëmijë e zgjedhin thjesht bazuar mbi idenë e argëtimit dhe vetëm kaq. Por ndërkohë, ata nënvlerësojnë faktin se librat që zgjedhin do t’u transmetojnë fëmijëve aftësitë dhe njohuritë e duhura për jetën e përditshme si fëmijë dhe më pas, si të rritur ndaj duhet kujdes në zgjedhjen e tyre” vërën librashitësja.
Ndërkohë l ibra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj, i janë shtuar këtë javë stendave të librarive në kryeqytet. Disa prej tyre janë:
“Shtatë rrëfime, një vaki” nga Durim Taçe. Përmbledhja “Shtatë rrëfime, një vaki” përmban tregime që autori i ka shkruar gjatë verës së vitit 2013, duke përjashtuar “Shtëpia e burrave”, botuar më 1 gusht 1999, në gazetën “Republika” nën titullin “Agripa”. Në këtë libër me tregime duket se autori e ka kthyer shpesh kokën nga fëmijëria, rinia e më tutje, i vetëdijshëm që përvoja njerëzore është një thesar, nga e cila mrekullohesh sa herë e zbulon. Libri është botuar nga “Toena” dhe kushton 600 lekë.
“Gota e lumturisë” nga Bardhyl Xhama. Vëllimin “Gota e lumturisё”, ku përfshihen 53 rrёfenja, është vazhdim i tre vёllimeve tё mёparshёm pёr nga stili, tematika dhe mesazhet qё përcjellin rrëfenjat.  Nё tёrёsinё e tyre, rrëfenjat kanё karakter tё theksuar edukativ. Autori, me stil tё shkurtër e tё kuptueshëm, gjuhё tё përpunuar letrare dhe i bazuar kryesisht nё fjalё tё urta e thënie diturake, ka arritur tё zbërthejë nё pak radhë probleme tё jetёs e bёmave tё fёmijёve shkollarё, tё shoqёrisё sonë dhe të emigrantëve, duke e vënё theksin fort nё vlerësimin e virtyteve morale e fshikullimin e veseve. Libri është botuar nga “Toena” dhe kushton 600 lekë.

“Më jep vetëm 15 ditë” nga Silvana Berki. Pas vëllimit me poezi “Prelude”, Silvana Berki kësaj radhe na surprizon me 15 tregimet e saj me titull “Më jep vetëm pesëmbëdhjetë ditë!”. Secili nga tregimet zotërohet prej filozofisë së përvojës së të jetuarit të jetës në rrjedhën e saj të natyrshme me të gjitha dukuritë, punët, përpjekjet, gjendjet emocionale dhe veprimet e përditshme. Në të gjitha tregimet ndihet prania e autores, qysh në zgjedhjen e temës e deri te shtjellimi i veprimit, duke i dhënë mundësi të plotë vetes të zbrazë gjithçka që ka në mendjen e vet, të flasë për vuajtjet, sakrificat, disfatat, keqardhjet, zhgënjimet dhe hidhërimet e veta intime. Libri me tregime është botuar nga “Toena” dhe kushton 800./f.h/./a.g/

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…