Skip to main content

Tetova News

Përralla e re për Prometeun dhe shtegtimin e tij

Nga Fahredin Gunga


1. 
Pas prehjes në kilometrin Zero Zero- 
të duket vetja se je Promete i zgjidhur 
e, të hapen shumë rrugë përpara-si bota 
me udhëkryqe, hejzime dhe kryqëzime 

zemrën e ke det 
e duart vatër të vjetër zjarresh 

dhe, 
nuk ec më vetëm në një diametër 
se: botën mendon duhet ta lidhësh me lulak 
i betuar në bebëzat e përroit në sytë e ferrishtes 
për ta kallur detin e zemrës- 

për t ja shuar Etjen vatrave të vjetra të duarve 
që bartën në shekuj e mote:diell e hënë, dete e qiej 
e i gatuan plisat e tokës për miq e dashamirë 
e i latuan shkëmbinjtë me fjalë e dashuri-vetëm 
për ta kallur detin e zemrës- 

dhe, 
nuk ec më vetëm në një diametër 
se:botën mendon duhet ta lidhësh me lulak 
I çliruar krejtësisht nga prangat e Mallkimit 

Pas prehjes në kilometrin Zero Zero 
bota ec e ec në shtegun e vet 
nëpër përralla e ëndrra e ëndërralla 

hapi yt ngec e ngec 
nëpër udhëkryqe, hejzime e kryqëzime 
se kurrgjë më, e sheh, nuk fitohet me përralla 
pa palla 

2. 
dhe, pyetesh 
a e ke gjetur rrugën tënde të vërtetë 
në atë kaçitjen prej ferrishte 

me zemrën det 
e duart vatër të vjetër zjarresh 
me fjalën e dashurisë nën buzë e thonj- 

atë rrugë 
në të cilën do t i gjesh pjesët e tua 
kokën tënde të gjuajtur kushediku-në bredhje, 
të ndërsyer nëpër përralla e ëndërra e ëndralla 


e, 
të duket vetja se je Promete i zgjidhur 
nga prangat e mallkimit që i barte në Shekullin tënd 
atëbotë, 

e, don të luash Lojën e re në shtegtimin tënd 
lojë loje 
e luhet ashtu si është luajtur prore 
këmbë pas këmbe-pa kërcime 
me hapa të njëjtë: në udhëkryqe, në hejzime e në kryqëzime 

Pas prehjes në kilometrin Zero Zero 
kurrgjë më, e sheh, nuk fitohet me përralla 
pa palla 

loje loje


Fahredin Gunga është njëri nga poetët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare, të brezit që u shfaq nga fundi i viteve të ’50-ta dhe brenda viteve të ’60-ta, i përbërë nga Azem Shkreli, Ismajl Kadare, Rrahman Dedaj, Dritëro Agolli, Din Mehmeti, Fatos Arapi, Ali Podrimja, Adem Gajtani, Hivzi Sylejmani e të tjerë, që, sot konsiderohet se ishte njëri nga brezat më vitalë të poezisë së atyre viteve. Gunga e ka nisur vargimin poetikë që nga libri i parë me poezi “Pëshpëritjet e mëngjesit” (1961), duke i mbetur besnik deri te librat e fundit "Mallkimet zgjuara" dhe "Kepi i shpresës së mirë" të viteve të 80-ta.

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…