Skip to main content

Tetova News

PIKËLLIMI I ËNDRRËS nga Seli Murati (Përmbledhjen poetike)





TRËNDAFILI BLU NGJYROSET ME PUTHJEN


Me ngjyrën  e bukur blu
gatova dhimbjen
si lule e fshehur nëpër lëndina
ky shpirti im ushqehet
me aromën e trëndafilit blu
e ngjyroset me puthjen
 tek jetoj me imazhin tënd.


Sonte pikturoj pejsazhin e bukurisë
dhe mund lotin tim
me lotin tim e shkruaj emrin tënd
dhe hy në secilin varg
ta ruaj emrin  në shpirtin tim
lulet e shpirtit që tingëllon kaq bukur
i ruaj në zemër të stolisur
me ngjyra duke shtuar bukurinë.


Sytë e saj ngjyrë kristali shndërrisin
në rrezet e diellit e përmalluar
plagë me petale gjaku e heshtur
qëndis kujtimet në heshtje
lotuar pikturon potretin tënd
me trëndafilin blu ,ti e ke harruar.


Vetëm ecë në rrugët e ndriquara
ti edhe pse s'më sheh sonte
në shpirtin e përlotur mes rrugës
vetmuar e strukur
si një zog që mbeti pa fole
me zemër trishtuar e mbështjellur
me trëndafilin e lotuar blu
freskinë  t’ja jap fytyrës se vyshkur
tek ngjyroset me puthjen
trëndafili blu loton që ti e ke harruar.


TINGUJT E ZJARRTË


Heshtja jote magjistare
mbi ty pikon
me tingujt e zjarrtë në ëndrrat e ditës
monotoninë e përditshme tutje hedh
si vjetërsirë flakë vetminë
nata e rëndë e gjatë shoh errësirë
mbi dallgë  të lodhjes
ndjenjat marrin udhë të gjatë
hëna për mes reve shkon.


Me tingujt e zjarrtë në heshtje, yjet heshtin
era fishkëllon në flokun e artë magjistare
si rubinë hap gjethet petalet të pikëlluara
dhe shkunden si gjethet nën degë
heshtjes i hap rrugën si petalet e lules
fryej e rrëzoj lehtas
si një fllad muzike që vjen nga largë
shuan gjithë trishtimin , dhimbja mbetet pas.


Lot në pikëllim zemra jote
një zë  nga shpirti vjen
tinguj të zjartë mi sjell
përplasje flatrash- zogjë në fluturim
gurgullimë ujrash
zambakë të bardhë në oborrin tim
një derë e magjishme që hapet.


O' ëndërr e mërguar
kush ti ndali hapat
lajm i ditës si një krismë
tremb çdo shpirt
bëhet zog i plagosur
zemra e vrarë në shpirt
ti dhurove dashurinë, ngrohtësinë
numëroj hapat tek digjem me dhimbje
në gjunjë lë lotin ,ta shuaj dhimbjen
pa faj ta shuaj gjykimin tënd
në kupën e helmit ,trishtimin.


Qielli loton vazhdon për realitetin
për ditët e vazhdimit
lotet tinguj nota i shndërron , flas
nata bëhet ditë, sketerra bëhet shpresë.


Realiteti i hidhur ,njeri pa fat
e ty të kanë ngrënë ndjenajt
dehu jepi fund , për besë
vlersoje dashurinë dhe vetën
unë shpreh dashurinë e zjarrit
jam si një dallëndyshe
qiellore e embël
jam me plot lule me ngjyra
me dashurinë time të zjarrtë
do ta mbush shpirtin me plot enërgji.


Trupi i mbuluar me ngjyra të zjarrtë
kaploj loti çërpikun në rënkim
e pikëlluar strukem në folenë
mes dhimbjes së trishtuar
iku mbylli heshtjen nën tingullin
më falë të puthi plagët e muzgut të skuqur
ta dhuroj bardhësinë e puplave
përfundimin e kësaj nate të përlotur.


 PIKA LOTIT KRISTALI


Engjëll me sy të shkëlqyer
lozonjare e ëndrrave pa faj
sot zhytur në kujtime
shfleton albumin e nostalogjisë në vajë
është një pamje që tregon vet
loti në syt mi
kujtimet që smi merr askush
një diell i madh hedhte rreze drite
eja o diell merri kristalet e dhimbjes
zëne se i pikojnë motit.


Shtrydhe kujtimin pikën e lotit kristali
me falë veq një rreze në agim
prit ti duro pak ta falë vetëm një buzëqshje
mos u fsheh nga frymëzimi
pranoje ,mos e moho.


Pendimi yt  flet me heshtjen
zemra të loton mallin nuk e lë të shuhet
ndaj, më lerë të më falë buzëqeshjen
e mallit  tënd ma fshij lotin e syve
ti ke frymëzimin në hapësirë
me dhimbjen time kërkoj pak dritë
të ndriqoje si magnet dashurija brenda meje
e në mua  tingëllon zëri yt.


E përgjumur aty natën vonë
ëndrra gjumin seq ma zgjon
shqetësuar e heshtur natën loti pikon
era pëshëretin,mos ma fshi lotin
lëre të rreshqas nga zhgënjimi i tepërt.


Sa shumë përpelitjet dhëmbin
për puthjen e fjalët plot mallë
kujdes , ecë hapat nga dalë
kohën mos e deno
në jetë me sfida të vërteta
në ëndrrat e tua do shohesh
loti po më pikon nëpër faqe
s'po më shikon kush.


E vetmuar me kujtime
loti flet,pse o njeri pa vlerë
mi ke mbyll ëndrrat e lumturisë
me gënjeshtra e mashtrime
realitetin ma helmove me veprimet e tua
lojën e kënaqësiesë
dashurinë e vërtetë të premtuar me hile.


Shkuan ditët mujat vitet
shkove ti bashkë  me to
mi more të gjitha
me mbolle dhimbje dege
rrënjën plagë si lotin e kristalt
përjtësisht në shpirtin tim.


Ty i madhi zot ka me të mallkuar
padrejtësinë nuk ta falë , e as zoti jo
sa do i lumtur do të jesh
por përseri brëngën e mashtrimit
ka me të munduar ,se ti asaj
një zemër të  mirë ja shkatërrove edhe jetën
ja fale si dhuratë brënda shpirtit
lotin kristali hapësirë e kufizuar.


JO S'MË BESOHET !


Jo s'më besohet se ty të deshta
ti për mua ishe dashuria ime e parë
në jetën time
ti ishe drita e syve të mi
zemra e jetës sime
zemra ime të përkiste vetëm ty.


Në çdo hap udhëtoj
në mendimet e mia
heshtur ndjek imazin tënd
e po të therras në emër D


Asnjëherë se mendoja se unë pa ty
të vazhdoj vetminë
ndërtove lumturinë
dashurinë e pretenduar
Dashruija jonë ishte e sinqertë
po mu zhgënjye nga ti
ty të besoja aq shumë
më shumë se vetës ,e ti ike
më lë vetëm me ato kujtime.


Ç'do buzëqeshje që ma dhuroje
shpirti im humbiste e tëra në sytë e tu
më dukej vetja se fluturoja
si një zog që hynte në folenë e vet
e unë flutesha në shpirtin tënd.


Në çdo sekond,në çdo minut
në çdo orë,në çdo kohë unë isha me ty
nëtët e vona deri në mëngjes
rrinim çdo sekond bashkë
prsnim agimin e mëngjesit të agoj.


Kam mbetur pa ty si zemra pa shpirt
si zemër pa gjak,pse mua me gënejve
kurrë, smë meritove,pse zemrën ma lëndove
sa shumë të deshta ty.


Unë të njiha ty me atë fytyrë engjëllore
po ti spaske qënë engjëll i vërtetë
u tregove një njeri më shumë fytyra
zëri yt i embël , më fliste mua
se shumë të dua ty
ti je jeta ime përgjithmonë .


Jo ,se besoj! ende
se ti ishe një engjëll i vërtetë.


Me zërin tënd të bukur dashurova
përjetova ndjenjen ,e ti
gjithmonë në kohën që ishim bashkë
paske menduar veq për vete
çdo ditë e më shumë po më vret vetmia
po më vret gënjeshtra jote
si mundesh ta bësh këtë tradhëti
ti mashtrues zemër gur
mallkoj vetën time
të mallkova dhe ty
pse lejova zemrën ti më ma thye.


Jetoj në errësirë me kujtimet e tua
je ti ai që ma bllokvoe jetën
nuk filloj dot një jetë të re
je ti ai që në zemër me lë plagë në jetë
për ty u bëra lot në sytë e tuaj
e ti tash bëhu lot në sytë e mi
je ti ai që më lëndove mua
eh lëndove edhe vetën.


Ty të besoja aq shumë
më shumë se vetës
dije se përjetësisht të ruaj
në zemër përgjithmonë
dashurinë tënde me hile
e ngelur gjurmë kujtimi
me dhimbje plagë e përlotur
në pjesën e jetës time
në shpirtin tim.


Ti e di mirë që je penduar
die se shpirtin tim e kam lënë
pengë në zemrën tënde.














SONTE


Jetoj brënda syve të tu
në sytë e mi ti ke shtëpinë
vera ime ka dy skaje
njeri në pranverë,
tjetri në vjeshtën tënde.


Ti hyn në të djeshmen time
humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën
edhe si ai që në pyll s'ka kaluar asnjëherë.


Sa do të doje të kishe në duar
të djeshmën time
sa do të doja të kisha në duar
të ardhmen tënde.




  ME TY NË SY


Me ty në sy
përse vallë
kur unë e di
malli do më marrë
me ty në sy
as vetën nuk e besoj
kur nëpër elektrone
fytyrën tënde kërkoj
me ty në sy
kurrë skisha menduar
ta ndjeja vetën kaq të harruar.




PSE IKE


Pse ma mbylle dritarën
e veteme të lumturisë
pse ma lë mëngjezin të errët
edhe kur drita e diellit e ndriqon.


Pse mi thanë lotet në sy
kur si rreke rrjedhin
pse mi ndalon rrafjet e zemrës
kur për ty ato therrin.


Përse e mundon zemrën tënde
kur ajo vetem për mua rreh
përse i pret minutat të kalojnë
kur ato bëhen ditë.


Përse pyet vetën tënde
sa  kohë duhet
kur ti tani mund të kthehesh nga unë
dhe të më përqafosh.


E unë të të përkedhel flokët, fytyrën
të të puth buzët, syrin
si gjithmonë  dita diell të bëhet
e hëna më shumë të ndriqojë.


E nga lumturia jonë të këtë prap
çtë tregoje
e yjet rreth nesh vallëzimin të fillojnë
mos më lërë më në ankth.


Është e vështirë kjo pritje
e marrosur në përmallje
po të pres me krah hapur
të vish përseri të më ngrohesh
nga kjo ftohje që ska diell ta ngroh
e di që ti ndjen njësoj.
ndaj  hajde mos vono .




 SYTË E TU MBETEN PENG TË NJË NGJYRE TË HESHTUR


Nuk më pëlqen të të pëlqej gjithmonë
nga njëherë dua të të merzitë
që të marresh arratinë
të ikësh largë nga unë
që të më tmerrosh me ikjen
që të ndjek me shikimin litar
mos kthimin e kokës tënde
të zemruar deri në ikje.


Më pëlqen të ndjej
dhimbjen e tmerrshme
që gervishe zemrën time
të shikoj në pasqyrë
ngjyrën e verdhë të fytyrës time
që i ngjanë një të vdekuri
që gabimisht merr frymë.


Më pëlqen të dëgjoj nga ti
fjalët helm "ste dua" je"i keq"
dua të pres në ankthëri
kthimin tënd të shoqëruar
me harresën e asaj që të mërziti
dhe të të shikoj drejt në sy
të të them të vërtetën që:
" jam i marrosur pas teje"


Më pelqen të të dua çdo ditë
Siq të deshta kur ti pashë sytë
për herë t parë
kur ta ndjeva timbrin e zërit
për të parën herë
të kënaqem duke parë
sytë e përlotur ,që vetëm
dashuri dhe embëlsi pikojnë.
Ndaj m pëlqen të të pëlqej gjithmonë


THIRRJE  KTHIM


Dhimbje zemra ime
një pjesë e imja e zemrës
është e humbur
ju jeni pasioni im i veçantë
dashuria ime e madhe
Si të duket, qartë në ëndrrat e mia
ju jeni në gjakun tim, shpirti im
unë bërtas emrin tënd
në qiell të pafund
thirrje shpirtërore
për të më ndihmuar mua
që të ma flakë këtë dhimbje
në shpirtin tim që është mbushur
gjak i helmuar trishtuar mbytës
që qarkullon nëpër veënat e trupit tim.


Eja ti  këti shpirti të pëlotur
gjakun e helmuar bërja verë
e buzëqeshja të ringjallë
përseri me ngjyrën e puthjes
se ky shpirt e mëriton
të mbushet plot dashuri.


Unë duhet të të kem ty
unë nuk mund të presi më
kthehu tek unë ,sot po të kërkoj thirrje
një zë i brëndshëm pëshpërit emrin tuaj
vizionet e fytyrës tuaj duken kudo
ka ardhur koha për ti hapur sytë e tu
për të parë jetën e mrekullueshme
që na pret.


Hape zemrën tënde
dashurinë time ta lejoj
që të depërtojë në barrierat
fluturo shpejt për mua
e ti ,bie në krahët e mi.


Në mendjen tuaj ,e në sytë e tu
atë shkëlqim që është mbrënda teje
kupto të vërtetën se unë jam
ajo rreze e jotja e veçantë
me plot dashuri që ke për mua.


Drejtësisht ti e di se ne duhet
gjithësesi të jemi se bashku
me siguri ti duhet ta kuptosh
bashkimi jonë është i pashmangshëm
nuk ke  dhimbje ti në zemrën tënde.


Kur ju jeni vetëm në mendimet e tua
ti mendon për mua
nuk ke mallë ti ,nuk je i etur
për rrugët e mia të bukura
shpirti im i dashur.


Zemrën mos ma pikëllo me dhimbje
hidhi mendimet negative
dhe bëj mendjen tuaj pozitive
hape rrugën ti bashkojmë lidhjet tona
që na mbajnë largë merr guximin për të bërë
atë që është e drejtë për bashkim tonë.


Kthehu , kështu fatin tonë
mund të përmbush në lumturinë
që do ta dhuroja unë kënaqësinë
kur ,nga askush nuk do ta njohësh
ndëgjoj ndijenjat  tua.


Mos e ujit dhimbjen me lot
sepse çdo që që ujitët,rritet
nga unë sdo mundesh të ikësh ti
po sheh dhe vetë jemi të dashuruar
se ti qendron në shpiritin tim.


Fati neve na bashkoj
ktheje dashurinë tonë
të ngrohtë të përqafuar
se basku të shijojmë ngrohtësinë
e dashurisë time pa kushte
mos e fsheh të vërtetën dashuri
që ke për mua e cila gjendet
në brëndësinë e shpirtit tënd.


Unë kërkoj nga ti
për ta bërë këtë gjë të fundit
që të jemi se bashkur përgjithmonë
dhe unë do të jem
përgjithmonë mirënjohëse
kur dëgjoj hapat tuaj të dera
kthimin tek unë.




 TË DUA


Se di sa shumë do të zgjas
kjo jetë
po diçka di me siguri
atë që dua të je veq ti
do të puth embël
që gjatë të më kujtosh
nëse ndonjëherë largohesh
përseri të më kërkosh.


Pse të dua kaq shumë unë
as vetë nuk e di
ndoshta më kanë dehur
puthjet që mi dhurove ti
nuk e di çdo të ndodhë me ne të dy
sikur të mos jem  më me ty
sikur kjo ëndërr të ndalet një ditë
se di a do të shoh më o shpirt përseri.


E ndjej se shumë do të dua , të dua
sa kohë këto buzë do më puthin mua
sa kohë që zemra do më punoj
emrin tënd D do ta kem në gojë
dy zemra jemi një shpirt e kemi
se di ç'më ndodh kur jam me ty
kur më shikon me ata sy
më buzëqesh e më ledhaton.


Se di ç'mendim ke ti për mua
kur të them të dua
se di a më beson ti mua
se di a ndjen ti shpirtin tim
edhe pse largë jemi
kjo zemra ime vetëm ty dashuron
te dua shumë ty përgjithmonë.


KTHEHU DRITË E JETËS  TIME


Jam mërzitur shumë për ty
me ka marr malli më t'pa me sy
me ka marr malli për t'bukra fjalë
që sot i kujtoj me mallë
në dhomën e vetme errësirë
heshtja mi ngacmon dhimbjet
i heshtur dhe e menduar
mendoja për vitet
që ne dy i kemi kaluar.


Zemrën time ta kam dhuruar
gjithmonë të kam dashuruar
gjithmon ti rri në shpirtin tim
se ti je e vetmja dashuri
të dua me ke thënë
kur më the të dashuroj
më premtove jetën me ty ta jetoj
lidhem besën ne të dy betuar në zot
për të ardhmën lumturi.


Unaza ime më nuk është në dorën tënde
si kujtim që unë ty mos me të harruar
në shtratin tënd e pranë teje nuk jam unë
në ëndrrat tona po jeton tjetër kush
edhe sa më shumë duhet të vuaj unë.


Nga kjo dashuri asgje nuk mbeti
vetëm kur të shohesh trëndafil
ti këpute e të ma dhurosh
do më falë pak aromë
do më puth në vendin tënd.


Tash lotet e mi nuk dinë të ndalen
vetëm ti mundesh ti ndalosh
sa herë më kthen shpinën nuk më flet
e di ti se loti im ty te djeg por çdo herë të vret.


Kthehu dirtë e jetës time
pa ty shpirt ska shërim
mos ikën nga syri im
të mbaj në shpirtin tim.


Nuk e kuptoj çka më ndodhë
dëshpërimi bëhet lot
e thej edhe një gotë
por çdo gjë është e kotë
sakrificë për jetë.


Kjo jetë adhuruese
të duash ose të vuash
për emrin tënd që ma dhurove
kujtim për vargun tim.
 
Ti je më i shtrënjti në botë
për ty kam derdhë një det me lot
dhe se largimi yt më përvëlon
ditë e natë  për ty mendon
zemra po loton, shpirti të kërkon
kthehu dritë zemra e jetës sime.






 SONTE EDHE QIELLI LOTON PËR NE TË DY


Jeta po shkon, malli nuk pushon
e kuptoj se më harron
sa herë zemra flet të kujtoj përherë
nga do shkoj s'të harroj
unë ngela vetëm si kujtim
i lotve të zjarrit, syrit e mallit
çërpikët e njomë digjen
mes flakës e dhimbjes në vetmi.


Malli i ruajtur për ty ,kujtimet
i palosa në arkën e vjetër
me pelhurë mendafshi
të mbeldhura plot dhimbje
mbështjellur e brengosur
gjithçka me emrin tënd.


Shkruaj kujtimet me pikë e lotit
në kaltërsinë e qiellit
në retë e bardha e në çdo yll lartësive
kam shkru emrin tënd
e sa herë më merr malli për ty
flas me diellin, hënën, yjet
flas me qiellin e lotuar për ne të dy.


Kujtimet tona të bukura
që i le pasdore duke qënë bashkë
ishim gjithësija në botë edhe pse ti
gjithmonë me veprat e tua
më jepje shkak në zemrën time
si zog drithërues troket
etjen ta shuaj unë verë e vjetër
ka shumë kohë stë kam parë
sytë e tu si kam harruar
të dua si më parë.


Këtu në sytë e mi
ti sonte do të gjesh
dhe gjithë dashurinë
që ti lot e bëre
brënda zemrës sime
do ta gjesh mungesën
ti do të ndiesh dhimbje
dhimbje siq ndjeva për ty dikur.


Do të mungojnë buzëqeshjet
kaluam shumë kohë e shumë vite
nuk tu dhimbsen vitet ty
dashurinë e mbjellëm se bashku
e na shkëlqente lumturija.


Ishe ti që luajte me fatin tonë
këpute rrënjen e mbjellur
e lë të thahej e vetme  si një lule e vyshkur
e thyer e lotuar  e ujitur veq me lotet e mi tash
një pjesë e zemrës se copëtuar lëngon
kohë ,vite të gjata kaluam se bashku.


Kujtimet nuk mund ti shlyej
ngelen gjurmë në errësirë
gjithçka e bëre ti
vetëm një gënjeshtër që shumë e urrej
e ti, do të qash në heshtje
për atë lumturi që e patem ne të dy
e malli nuk do të tretet për mua.


Zemra do të digjet
siq ja dogje ti asaj zemrën
do të pyesesh vetën
si do ta jetoj jetën pa të
ja lëndove asaj shpirtin
ajo ishte engjëll im
nuk e mëritoj këtë gënjeshtër nga unë
fjalë,premtime të kota
ti je jeta ime prgjithmonë.


Në çdo hap ndjenjat
mi ngacmojnë kujtimet
e mbështjellur me dhimbje e lot
me kokën të ulur vetëm unë shëtis
në shtëpinë të zbrazur ma bëre errësirë
e ndjek hijen tënde dhe hapat e tuaj
e mbështjellur me pallton e vjetëruar
e në zemrën time malli ka filluar.


Jam aq shumë e dëshpëruar
më ke munguar
mërzinë në zemër do ta mbaj
edhe pse ti sonte mua nuk më shikon
në shpirt e brengosur  mes rrugës e vetmuar
jam duke qëndruar në mendjen tënde
që të mos hyje tjetër ,dirtaren lëre hapur
me qiri të ndezur se ndarja është dhimbje
kush e përjeton
folenë e shpirtit me gjemba e ndërton.






ZHYTUR  NË  KUJTIME


Në terrin e natës rri
e heshtur dhe mendoj
sepse nuk munde të flej
mundohem të gjej një arsye
për të jetuar dhe çuditërisht
para syve me shfaqesh ti.


Unë zhytem thell në ëndërra
ti je prezent në ëndrrat e mia
aty jam unë , je ti dhe dashuria
Unë të njoha ty
dhe ti hyre në zemrën time
pa me njohur fare
e unë u habita kur të gjeta aty.


Nuk dashuroj as unë as ti
por dashuron dashuria
ajo është si një trëndafil
që çelë për ne të dy
unë të premtoj se do të kujdesem
ai mos të vyshket kurrë
por më duhet dhe ndihma jote.


NË STREHËN QË PIKON


Shiu po me lagë
buzën që përvelon
i embël ky çast
nën strehën që pikon.


Të heshtur degjojmë si fryen era
gjethet si dëfrejnë.
Në dashuri bie natyra
sonte yjet flejnë.


Në rrahjet e zemrës
në puthjen që rënkon
në djepin e kenges
përkundim ëndërrat tona.


Kujtoj fjalët e tua
pa ty e vetme po lotoj
edhe pse të dua kaq shumë
lotet s'mund ti ndaloj
e ndjej mungesën tënde
edhe në gjumë.


Edhe botën të ma falësh
loti im prap do pikoj
kur e di që në zemrën tënde
unë tani më nuk ekzistoj.




GËZUAR DITËLINDJEN  ZEMRA IME


Sot është ditëlindja jote , uroj
që të jetë një ditë e paharueshme
e mbushur me lumturi
sa do që mua s'do më kesh aty
që ta ndajmë këtë gëzim s'bashku
shpirti im po ta uron ditëlindjen
që sa herë  ti të festosh
nuk do jem pranë teje
vetëm unë do të mungoj
edhe pse nga ti këtë se meritova .


Në çdo hap që bën ,në çdo fjalë që flet
në çdo çaste kur je i mërzitur
i hidhëruar
unë do të jem gjithmonë aty
dhe këtë hidhërim që ke
do ta marrë
e të ja shtoj zemrës sime
ty do të lë përseri në një buzëqeshje
sepse s'dua të vuash kurrë
sespe ti je krijuar që të falësh
dashuri tek të tjerët dhe jo hidhërim.


Duke të uruar të realizohen të gjitha
dëshirat ëndrrat që ndodhen
në thellësinë e zemrës tënde
në këtë zemër kur unë u futa
ku ma lë vetëm  vuajtjen që vuaj për ty
që ma coptove zemrën time
e cila është mbyllur për kendo
duke u tretur në vetmi
për dashurinë të ndaluar për në të dy
ende vazhdoj të pres në heshtje
hapat e tua , shikimin tënd
një buzëqeshje tënde dhe fjalën të dua.


Do vazhdoj kështu e vetmuar me zjarrin
përvlues që kam ende në zemër
unë tretëm duke u bërë çdo ditë e me keq
duke humbur çdo ndjënjë të bukur
duke humbur një buzëqeshje
duke lotuar çdo çast loti më shumë
por këtë dije se nuk janë lotet e syve të mi
e sytë e mi tash janë të vërbuar, të shuajtur
duke të mos patur ty pranë.


Janë lotet e zemrës sime
e cila është e plagosur
që ditën që më lendove ti
që nga ajo ditë
ajo ska pushuar se lotuari
për dashurinë tonë
ilaq për lotet nuk gjej dot
se më dole i pabesë
ndoshta  ti a je penduar
që e lë vetë një zemër të lënduar
vuatja na ndjek kudo që shkojmë
zemra më dhemb , ti i lumtur
pa mua jeton .




  YLLI NUK SHKËLQEN


Aspak shkëlqim
sot s’të ka mbetë
shëmtuar me vrenjtësi
syrin tim sa keq e vretë
dikur  ishe plotë me vesë
dikur kishe plotë aromë
sot  fletët të janë vyshkur
sot veq erë kundërmon .


Dikur këndshëm vezulloje
çdo mëngjes me ty
shpirti im sa fort të donte
por ti u thave para kohe
gjethet ,petalet ngjyrë dheu
të kanë marr
vetëm xhëmbat po të rritën
që më herët s’ti kisha parë.


Ata xhëmba që keq më shpuan
nga dhimbja më nxorën lotë
atyre gjembave që më helmuan
nuk i shpëton as ti dot
unë s’të këputa , s’të lëndova
e ujita çdo agim
ti  u thave që të më braktisësh
ty do të mallkoj kujdesi im .


Do të çelin përseri trëndafilat
kur të vie pranvera përsëri
por unë më s’do të mashtrohem
s’do kujdesem për një njeri si ti
trëndafilat që shkaktojnë dhimbje
trëndafilat që të helmojnë
më mos çelëshin përmbi tokë
si dhurate më mbeti
ylli nuk shkëlqen më .


THURRUR VARGJE MALLI


Edhe sonte një natë
si të gjitha nëtët tjera
vetmia në këtë dhomë
më vret më shumë kujtime
unë jam vetëm e ti je largë
më duket shumë ndryshime
mendoj në kohën e bukur
që kisha më ty në çdo çast.


Një lot në sytë e mi po pikon
nata po më vret në këtë dhomë
nëpër murët e dhomës
shfaqet fytyra jote
zemra po më qanë.


Je i vetmi arsye
ëndrra që shoh çdo natë
nuk e di çka ndodhi të ti
pse se di
e di se ti për mua
quhesh e vetmja dashuri.


Fjalët e tua përshpëritur
tingëllojnë, dëgjoj zërin tënd
buqet në hapësirë
me mijëra imazhe
veq për ty mendoj
lartë në qiell në dritë  hëne
tu tregoj yjeve se duhemi unë e ti
ti tregoj hënës të na këtë zili.


Do të doja tëtë kisha pranë
të ishim dhe njëherë si më parë
ta shohesh edhe ti lotin tim
me lotin tim ,ta shuaj këtë zjarr
këtë zjarr që po më dieg
këtë mallë që po më vret.


Jam lodhur shumë jeta ime
më kanë mbetur vetëm kujtimet
kujtimet që më lëndojnë
nuk e di pse e kam kaq të vështirë
kur e di se ti je mirë,i lumtur.


Të dua përjetshëm zemra ime
vërtetë më ka marrë malli për ty shumë
kujtoj me lot çdo moment bashkë
koha më e mirë e jetës time
të dua .


ME TY


Me gjithë lutjet e mëngjesit
lusja dimrin për të ikur
kalendarin ngriu acari
asnjë muaj nuk kishte zbritur.


Numëruam muaj ,vite
Numëruam orë , minuta
mbaruan lutjet e çdo dite
mos ma bën me hile.


Flas me diellin, erën, detin
ju flas njerëzve të tanë
se më vjen një zhurmë
nga mbrënda
athua fjalën do ta mbanë
pëshpërin me zemër plotë
ja ku me ke mos thuaj kot.


Unë nxitova në mes vapës
vapë e marsit më përvloj
në mes dy zjarresh
të pamëshirshëm
gjitha punët i mbaroj
pse mashtrove ti zemër gur
djersë e sotme do të mallkoj.


Sa herë më thuaje ti
i yti jam përjetë
tani çdo të thuash
ditës se caktuar që thuaje ti
jeta ime përgjithmonë je ti.


Imagjinoj puthjet e zjarrta
Në krahët e tua të jem
unë e ti përgjithmonë
dy sy të zjarrta
gjithë jetën do ti kërkoj
i yti do të jem e askujt tjetër.


Për sa herë që të kërkova
disa herë u ktheva mbrapsht
të erdha prap të ti i pa besë
ç'mu përzi një ndjënjë me ty
mjegulluar temat sot
këngë e re në kujtime të vjetra
mbretëron ndjënja dhimbje lot
po të pres e ti nuk vjen dot.


 GJURMË  KUJTIMI


Pse ky lot sonte më pikon
vetminë time e trazon
si një mjegullë po të shoh
ku je ti
se sytë e mi të kërkojnë ty
me imazhin tënd ditët kalojnë
kthehu përseri
veq për ty lotojnë.


Pretendove dashurinë
me fjalë të embëla më mashtrove
fjalët e tua të kota
thuaje :  Të dua shumë
jeta ime je ti përgjithmonë.


Tha, më kërko në libra bote
do më kuptosh , kisha një vlerë
Largimi yt më bëri stres
të filloj të shkruaj poezi
kushtuar ty : D


Por me forca u molise, vetëm
këmba -këmbës i bëre shoqëri
çdoherë hapat ti dëgjoja,
kalimthi nuk njeh njeri
erdhe si aromë e embël nektari
athua serish ike ti : D
më lë të vuaj e humbur
në ëndërrat e mia zhytëm.


E pranoj ëndrra mashtrimin
ngrinë damarët e brymosur
fjalët të zbrazëta se të dua
janë në kthim
zbrazëti , flakë e zemrës
flakë e borë
të mashtroj zemër guri
mbylli gjithë dëshirat
përfundoj
për shënjë vuri një kufi
i thonë mjegullë  i  ngushëlloj.


Për sa vitet dhe mua më ikën
lule floku të unë ska
lule, lule sjell pranvera
na sjell ngjyrat të ngjyrosem
mbase jeta gjurmat i la.


Ti


Sa herë që shikoj një yll në qiell
dy pika loti pikojnë në sytë e mi
në shpirtin tim nuk ka me diell
por ka veq mallë, mallë për Ty.


Dashurova praninë tënde
i adhuroja buzëqeshjen ,sytë e tu
aroma e largimit më la në vetmi
e mbuluar me plagët e dashurisë.


Rri e mendoj për ty
për nëtët ku mbetem pa gjumë unë e  ti
e ti njëherë mendo
për zemrën e thyer që ti e vrave
shpritin e saj ja lëndove kaq shumë.


Ti mendo për sytë e saj që po lotojnë për ty
ti mendo dashurinë e saj që ndjen për ty
vërtetë ka dashuri të vërtetë për ty :D


UNË DUA TË SHKOJ


Sepse tani ju
keni gjetur dashurinë
unë dua të shkoj
e mbushur zemra ime
ku hëna e ka kthyer ngjyrën
në fytyrën tuaj
ku ëndrrat tona tani janë zbehur
si gjethët e vjeshtës
ku u ndanë shqisat tona
në mes të magjisë e  së vërtetës.


Unë dua të shkoj
ku ëndrra juaj është ëndrra ime
ku rruga drejt kohës të dërgon
mesazhe të pa qarta
unë tani kam mbyllur vetminë
në një kujtesë të qëndrueshme.






RUAJE  LULEN ROSË KUJTIM


Ruaje si kujtim lulen rose
që ta dhurova
ngjyrën e kuqe të dashurisë
si kujtim të shpirtit tim
nga vala e zjarrtë  për ty
me dhimbje zemre malli
ky kujtim i ëndërrave më zgjon
se çdo fjalë që mi the
ngelen plagë në zemrën të lotuar.


Kujto çastet që ishim bashkë
kujto buzëqeshjet tona
kujto dashurinë e zemrën
që ta fala vetëm ty
kujtoj dhuratat që ti fala ty
lulen rose aromën e shpirti tim.


E  ti ,mos ma vyshkë plagën
që ma dhurove ti,mbaje si kujtim
në shpirtin tënd më shumë mallë
mbaje në çelësin e zemrës tënde
se aty kam lënë emrin tim
kam lënë shpirtin tim
dikur të buzëqehur e sot lot
me plot kujtime që mbeti pjesë e jetës.


Sa herë e shikon në sytë e tu
lulen rosën ngjyën e kuqe
aty gjen zemrën time të brengosur
se aty kanë ngel plagët e dhimbjet
që kanë mallë për të dy
në brëndësinë e shpirtit tënd
aty jam unë,ti i heshtur
e heshtja jote me lëndon shpirtin.


E ti mendo vishu me kujtimet pengë
Sa herë të merr malli vizito kopshtin tim
aroma e saj është magjike
ulu dhe pusho,dëgjo cicërimat e zogjëve
melodia e tyre ti sjell kujtimet e mija
ti sjellin tingujt e shpirtit
bisedo me shpirtërat e zogjve
se prezenca ime aty ekziston.


Sa herë të merr malli
ujite të lutëm lulen rose
se aty jeton shpirti yt dhe imi
ti refuzove zemrat që duheshim
nuk tu dhimbësën vitet që i humbe
sa ishim bashkë
shumë besim të ti kisha,ti ishe gjithësia
ta fala zemrën,ta fala shpirtin
ta fala jetën, ti fala të gjitha
se me ty e deshta jetën.


Ruaje lulen rose kujtim
Aroma e saj është magjike
është e mbushur me dashuri
lumturinë e vetme ti e gjete
e gjithë lumturinë e jetës tënde
ti ke hapur petalet e zemrës sime
ti ke zbukurar shpirtin tënd
në vargun tim
por nuk dite ta duash, lulen rose
që ishte engjëll për shpirtin tënd.


Plagën që ma dhurove ti uijte me mallë
se aty jeton shpirti yt dhe imi
zëri yt më vjen në shpirt si melodi
më thërret, më buqet ,në çdo çast,fjala
të deshta vetëm ty më shumë se jetën time
gëzimin e zemrës tënde kam gjetur vend strehim.

E ti tash shumë herë nga pendimi
rri i lodhur në mendime
po mos harro kurrë se gjithmonë
je pranë zemrës time
dhe pse dashurinë e pretenduar dhurove
dije se ditë e natë për ty mendoj
nga mendja nuk të largoj dot. 


Dashuria e vërtetë kurrë nuk ndryshon
ajo jeton në çdo hap, hapësirë
kudo ndodhesh dhe që nuk je më të
por ajo aty është, vjen pas nesh
e ti të lutem shumë ruaje gjurmën
ngelur mallin me sytë të përlotur
në kujtime përjetësie.


Ruaje lulen rose kujtim
jo për hatër të dashurisë 
për shpirtin tim , ty të donte shumë.










 PIKËLLIMI I ËNDRRËS 


Ëndërroj në pafundësinë e kaltër
drejt destinacioneve të reja
Në mes të errësirës 
buzëqeshje në melankolinë 
me ngjyrë kristali të agimit me ty  : D 


E veshur me një fustan qiell
me një det ndjënjash e mbytur.


E ti hesht dhe më duaj 
e nxirr lot nga sytë
qaj e buzëqesh e më duaj
nga larg ska rëndësi ,me hënën i marr.


O' natë e errët pse shpirtin ma errëson
o yll që ndriqon pse aq larg qëndron
ofrohu më jep një forcë të jetoj
më falë pak ndriqim që zemrën të më shëroj
në dhomën time mbizotëron qetësia
më shoqëron trishtimi dhe vetmia.


Janë shumë nëtë si kjo
që s`kam ku të mbështetëm
fjalët e tua në mëndje më trokasin
vrapojnë n`labirinth pa fund
shumë nëtë të humbura në qetësi
seq ndjej si lumë që vërshon dhimbje, mërzi
me këtë është e lidhur gjithë jeta ime
nëtë që të ndjej pranë, më buzëqesh
por ti nuk je këtu. 


Dashuria jote e zjarrtë dhe e butë
humbem dhe kthehem në flakët e tua
det i pafund bëhem.


Eja sonte si shi të freskosh
ëndrrat e mia,ëndrra t`flakura në zjarr
e di, je këtu brënda meje 
por kaq larg
më falë  një lot të ndjej dashurin tënde
do të pres shpirti im ,engjëlli im
deri atje, në pafundësi. 


KAM SHIJEN TËNDE NËN LËKURË


Kam shijen tënde nën lëkurë
nëpër flokë ,nëpër pjesë të trupit
kam , pemë në kokën time të gjumit
te mbuluar prej gjethesh të vogla.


Thelluar në mendimet për ty
kjo natë plot me shi 
shikoj fotografitë
po me pikon loti nga sytë.


Erdhe dëborë në orët e drekës
të më godasin
dhe mbyll sytë që të mos i has
kërkoj të të ndjej
dorën tënde tek më ndjen.


Sikur hëna që rri lartë në qiell
sikur rrezet më vjen
po ndriqoje dikur ti
ku më ike dashuri.


Kam aromën tënde në frymëmarrje 
të ndjej tek rrëshqet brenda meje
mes përmes kraharorit
notuar nëpër vënet e gjakut
vrapon,drejt zemrës .


Dëgjoj zërin embël
më vjen në ëndërr
si zog i humbur i plagosur
po më vret vetmia 
hija jote po më ndjek 
shija jote jeton nën lekurën time.


Ka pika shiu në kujtimet e mia për ty
të freskëta si heshtja pas përmallimit
dhe pasqyra e lumit ,mëngjeseve
Kam emrin tënd brënda meje
sytë me fijëza drite
vështrimin e thellë 
ku gjej vetën.




AROMË TRËNDAFILI 


Një kujtim i vyshkur
diku më të plota 
diku më të copëtuara 
por gjithësesi copëza
koha e di të jetoj veq buzëqeshja e jetës
dhe e dashurisë , me atë buzëqeshje
ma siellin imazhin tënd 
të derdhur në petalet e tyre ,afroj 
vura notat në pentagramin e dashurisë 
për të hedhur valle në perjetësi. 


Me petalet e trëndafilave të botës
do thuri fjalët më të bukura për ty
rrëfimin e erës para tyre
një trëndafil i vyshkur nisë e lulëzon
pastaj aroma , ndjesa e prekjes , zëri 
adaptimin e shprehjeve,ai drejtim 
çuditërisht në udhëzimin e rrugës 
shkruan,Dashuri.


Ti lë lotin kujtim  të asaj lumturie
dashurinë e dogje ti si gjeth i vyshkur 
lot, lot zemra ime të kërkon 
humbjen se duron 
një zemër e thyer sot po qanë
brënda shpirtit të lënduar
dhimbje malli shumë i madh 
flisje e qëndisje embël fjalët nën dritë qiriri
ti i ftohur dhe i qarëkatandisur zemër bore.


Mos ma fsheh brengën 
si një petale e hollë kujtimi 
pikon dashuria ,në trupin e një luleshege
degët e gjethëve ,aroma e zemrës sime
zgjohem nga gjumi,trishtim 
fotografinë tënde në dorë e marr
e laj me lot,sa më shumë më mungon
aq më shumë ndjej dhimbje mallë e lot
në kujtimet e tua më vjen një zë
duke thënë fjalën, të dua.


Mos harro për vyshkjen tonë
me çdo pëllembë e hapësir qielli
se ti gjakun lule e ke 
je aroma zemra e shpirtit tim .




NOTAT E SHPIRTIT  TIM 


Kështu më dalin këngët 
shpirti im ,të njeh dhimbja 
dhe vjen pranë teje 
mbështet dorën në flokët e tu 
vargje nxjerr thellë prej meje. 


Kthema melodinë e këngës me lot 
se kënga, kështu përcëllon, fjala ime 
a kam gabuar ndonjëherë 
a ka ndodhur të të kam lënduar.


Etje dhe vetëm etje
në këtë shkretëtirë 
plot lule e gjelbërim 
me gjemba rrethuar.


Por trupin mos ma shndërro 
në ngjyrë dylli  
se syri im në krua loti 
do të shndërrohet . 


Më shpëto nga këto përmbytje 
më sjell në fillimin e shikimit syri im 
më shpëto nga shikimi pa ngjyra 
ma kthe madhështinë 
e aromës së trëndafilit .


Notat e shpirtit tim janë që dëgjoni 
thur me fjalë sepse të dua 
dhe kënga bëhet e ëmbël,melankolike 
këngë për ty që kaq shumë po vuaj.  


Kështu dalin këngët syri imi
në pentagram u fsheha dhe unë 
në pakicën e botës së madhe 
e strukur nga frika se të dua shumë.


PIKOJ LOTI 


Pikjo loti në mësnatë
se ti ike për të mos u kthyer
në rrugën tënde zhdukmëri 
duke qenë bashkë gjithësia 
e mbeshtjellur me errësirë
buzëqeshja ma mori 
ngjyrën e puthjes 
të prek në nëtët e shpresës
dhimbja ime  e fshehur 
mori ëndrrën time dhe shkoj.


Pa ty ikën muaj ditë
po ikin dhe vitet
pa jetë pa gjallëri ,pa ty
dielli uli kokën pa ty
hëna uli ndriqimin pa ty.


Zoti të zgjodhi nder më të mirët
në krahët e ti zog të bëri
ti erdhe në vargun e shpirtit tim
për ta mbjellur rrënjën
ngjyrën e kuqe të luleve 
me fishkëllimin e gjetheve
puthjet e tua rriteshin 
në melodinë e shpirtit thurnim
kurrorën e dashurisë ,të besës.


Gjurmët e tua thellë në shpirtin tim i ke lënë 
kaq shpejt nxitove dhe ike 
rrugën pa kthim zgjodhe 
me prezencën tënde ma mbulove errësirën 
nëtët e trishtuara , u zhdukë lumturija
ike ti , ma more buzëqeshjen 
më lë në ëndërr të jetoj
lot nëpër faqe rrijedhin nëpër sy
ah kjo lojë e dëshpëruar këtu mbaron
kush më ka mallkuar që të njoha ty.


Kujtoj natën pa gjumë
me atë gurgullimë shiu
si ylber pas shiut ma more natën
mi vodhe tingujt e mbrëmjeve
ike në bregun e detit të pafund 
si një buqetë lule , më lë të vetme 
në detin e kaltërt të ri si zemër e  thyer.


Shumë ëndrra humben me ty 
sytë e tu të bukur : D
humben ndriqimin
çiltërsinë e kaltërsinë
kujtimet e tua ulur
në livadhet me kopsht  lulesh
vuaj pa ty.


Me lotet e shpirtit tim
e përlotur e fyer me zemrën e copëtuar
është dhimbje e madhe që se duroj dot
gjurmët pas mbeten,ëndrrat në çaste zgjohen
mjaft dhimbje më shkaktove 
e dhimbjen time e dëshmojnë këto lot.


MALLI 


Mes dallgëve , mes lotve të mi 
çdo natë në ëndërr të shoh 
ndihem e vetmuar
është malli që kam për ty
vërtetë në këto momente po ndjej mallë.


Mallin që kam për ty se shuja dot
për ty është i vetmi
që më ka mbetur brënda meje
dhe nuk po dua ta zhdukë
këto gjurmë, kujtimet e brengosura
eh, malli në këto momente
nuk po më lën të qetë 
duke mbajtur emrin tënd në zemër 
me duket se një pjesë
e trupit tim më mungon .


Miliona ëndrra kanë kohë
që kanë filluar të tretën e lotuar 
shpresat dorëzuar në duart e mia 
unë gjithmonë në trenat e fundit e vërbuar 
keqardhje këngë e trishtuar gëlltitur 
se kam të lehtë të kujtoj 
ato vite që kanë kaluar 
ato fjalë kanë ngelur pëngë pikëllimi 
kanë ngelur strukur në vargun tim  
si nën petale ku pika e vesës pikon 
që ti s'ma njohe zemrën.


Shkruaj,më shtyn që të bashkoj
kujtimet edhe një herë
si një i vjetër
kurrë nuk arrite
ti më hap vërtetë zemrën
frymëzuar në vargun tim
vetëm ajo ndjënjë e mallit më bëri
të shpalos kujtimet që jetojnë
në vëzhgimet e syve vërbuar 
zhdukur në hapësirë të qiellit.


E veshur me mallin tim shëtis
mes livadhesh me plot lule shumë
bashkë me shiun që po pikon 
ujitet dhimbja e mallit për ty 
me përqafime lumturi zemër
ishim një trup që rrezohej
nga dielli e ndriqohej nga hëna
mall im në ty është
hije e zezë trishtim
e ti mos ma gjyko 
shpirtin tim për lotin tënd
të pikoj i qetë
as në ëndërr mos më kërko
se smund të më gjesh më.


E trishtë jeta pa ty
si trungu me ndryshk mbuluar
me imazhin e qënjës sate
e kaloj këtë vetmi 
zemra ndjen puthjen e zjarrtë
që valonte në ëndrrën 
kjo ëndërr më bëri  të jetoj me ty
shikoja jetën në sytë e tu.


Përse shkove me ëndrrën
mbeti kujtim emri im
pa shikimin tënd në sy 
kujtoj zërin tënd atë ngrohtësi
zemra më thotë se të dua shumë
duhet dikur ta kuptojmë
kemi lindur për njeri-tjetrin. 


Dashurinë duhet ta ruajsh sikur sytë
mund të jetë e gjatë sa jeta
e ëmbël si mjalti 
edhe e rëndë si vdekja
këtë duhesh ta ruajsh
se s`të vjen për çdo ditë.


Kjo të ndodhë një herë në jetë
vetëm një herë.


Është si jeta që nëse vdekë ke humbë
dhe mbetet vetëm kujtimi aty.




DHIMBJEN E ZEMRËS PËR JETË


Letrën ta shkruaj me lot
çdo kujtim të zemrës sime
po e laj me lot 
sa shumë të kam dashtë
ti as vet se di
vuajtet tona mbesin kujtim
gjithmonë kam menduar për ty
se ti je fati i jetës time.


Vetëm ty të pata në jetë
ti do vuash për mua
e, unë per ty po vuaj
deri sa të jem gjallë 
zemra për ty do të qanë 
kujtohu mirë ti 
ku e lë ti zemrën time
ditë e natë nuk jemi ndarë
ku i lën ti këta dy sy
që po qajnë vetëm për ty. 


Të gjitha ti mi more mua
ma shkatërrove jetën 
vetëm ty të pata në jetë
vetë ti u largove
ndarja jonë e ishte gabim
oh , sa shumë që gabove ti. 


Unazën  time që ma dhe e hodhe
ja dhe tjetrës për hatër miqësisë 
dashurija  e saj nuk të shndërrit në zemër
dhimbjen e more më vete 
zemrën që e deshte e lë
në kujtimet e vetmisë me dhimbje e lot
në hapësirë të qiellit gjithmonë
loton syri ndjenja në shpirtin e vrarë
do më kërkosh mu dashuri e vjetër
kisha një vlerë plot dashuri.


Eh çfarë të  bën miqësia,nuk të bën përendia


Heshtja flet dhe përgjigjet
zemra nga ti është
pyete vetën,pse 
e hodhe unazën e zemrës  S 
se të zemra ime ti aty gjete plot 
lumturi, dashuri e kënaqësi 
këto janë gjerat me kryesore të jetës.


Nuk më besohet ende kjo dashuri
me hile që ma dhurove ti 
sepse e die që një ditë do largoheshe
refuzove dashurinë e vërtetë 
më shumë vite që e ndërtuam të dy bashkë
e ti për hatër të miqësisë
me gënjeshtrat e tua
zemrën time e lëndove 
lëndove dhe zemrën tënde 
lumturinë e vërtetë që e ke pas gjetë
e zhduke për jetë 
deri sa të jem gjallë
zemra do të qanë 
se një kujtim ma ke lënë
dhimbjen e zemrës për jetë.






LOTI


Zbret heshtja dalëngadalë
këtë nate dëgjohen hapat largohen
çdo natë trishtimi gjumin ma zgjon
çdo ditë uijetet malli me lotët e mi
mallëngjyeshëm përplasur në kujtimet 
me emrin tënd thur vargje ndjënje pikëllimi. 


Nuk ka mall kujtimi yt
nuk të merr ty malli, jo 
ma dhurove helmin
dhimbjen e lënduar në shpirtin tim
ti fshihesh si hije e ftohtë
e mua ma lë trishtimin. 


Heshtjen e more më vete
flet dhe i përgjigjes vetës tënde 
pse ty nuk të pikon loti 
Nuk duron syri i lotuar 
gënjeshtrën dhe pretendimin
fjalët e  kota 
të dua zemra ime përjetësisht.


Ah sikur të jenë lotet e fundit
kur sytë presin ledhatimin e lehtë të erës
që ndjenjat ti  barktisen
në iluzione ëndrrash hije trishtimi.


Kujtimi i vërbet , fare vetëm
pranë vetmisë 
duke na kërkuar me lot në sy
për ti treguar 
se dashurija gjithmonë vdes vetëm
jetë tjetër ,njeri- tjetrit për të harruar
për ti treguar se gënjeshtra jote 
e vërtetë pretendimesh dhemb.


Sytë e mi ndjenkin sytë e tu në cdo levizje
hap krahet drejt ty fluturoj
imagjinon vetmuar
në kujtimet me lotet e tu 
ti thave dashurinë e humbur 
braktise shpresën e theve besën. D 


 LARGËSI HESHTJE MALLI 


Pse ky diell nuk lind më
zogjtë nuk fluturojnë
nuk po këndojnë më
sytë lotojnë 
zemra ndjen dhimbje 
sa ka deti ujë ,krypë e zallë 
zemra im për ty ka mallë 
ëndërruam njohjen tonë se bashku
u njohem,u dashuruam bashkë 
por përseri mbeti si një ëndërr.


Në valët e detit përfytyroj
fytyrën tënde 
në rërën e lagur 
shkruaj ,të dua  D
nëse për mua mendja s'të hiqet
për mua zemra të digjet
afrohu dhe pritëm pak
se do të vi ngadalë të them të dua.


Jam zbrazur si një kupë vere
sytë ngulur diku 
si një pikë bosh kujtime, lë lumturinë
ti ëndrrën nuk e bëre relaitet
por e lë zhgënjyer e rënkuar 
si një lule pa ngjyrë në vazo 
e harruar e tharë e tretur 
ku ti shpirtin ja lëndove asaj
me fjalë të kota bosh,që ti i flisje.


Me çfarë ta mbush këtë zbrazëti 
unë jam këtu pikëllueshem 
duke kërkuar ëndrrën
që ti ta bëje ralitet 
gjurmët mbeten kujtim bosh.


Çdo natë në ëndërr të shikoj
përqafuar s'bashku ne qëndrojmë
u i afrohem zemrës tënde
dhe të them me embëlsirë
se të dua zemra ime
gëzimi im je ti.


E di është vështirë të besosh
se jeta këto na i ka dhuruar 
por dashurinë që kam për ty  D
Besoje është dhuratë më e çmuar
do mundohem të fle pa ëndërr
e kur të agoj mëngjesi
do të zgjohem përseri bosh.


PA TY  LOT I HESHTUR 


E mbolla dashurinë në sytë e tu
ti erdhe si një engjëll nga qielli
rrotullohem pranë teje si yll i vetëm
ai shikimi si i syve të tu
si rrezet e diellit më ledhatoje
ti dielli im,vala e thellësisë e shpirtit
mbushur plot dashuri e gjithe 
kujtimet palosur përjetesiht.
 
Pa ty, ky loti i heshtur i trazuar
më shumë mallë loton i heshtur
besimin e zhgënjyer e gëlltit
mallkuar emrin e gabuar
në vargjet e vargut tim 
edhe pse nuk i ngjanë më shpresës
ka një shpirt që vuan për të dy. 
 
Jo mos harro ,shpirti im ty të do
e kur nuk të shoh zemra më qanë
ti një ditë do ta kuptosh
që s'do të më kesh më
do lexosh një kujtim pa mbarim
lotin e heshtur pengë në zemër
dije jeta pa ty ska më vlerë.
 
Për mua do të ishte 
më i madhi shpërblim
nuk e di ,përse ti rri kaq larg
në heshtje e di 
heshtja jote është fajtor 
fjalët e tua i kujtoj me mallë
kur të shoh fotografitë
zemra mua më gënjen
mendoj se dikur ti prap po vjen.
 
Pranë dritarës t'pres për çdo natë
po i shikoj yjet
natën mes territ kërkoj ftyrën tënde
me zemrën t'thyer as gjumi spo më zë
loti i heshtur ëndrrat po mi zgjon 
mëngjesi pa ty nuk po agon
zemra për ty vetëm vajton.
 
Buzëqeshja jote shumë po më mungon
mbeti një kujtim i vërbuar përmallimi
e ti mos harro se pa mu do ta kesh ma mirë
dashurija jonë nuk harrohet lehtë
tek ty lindi ngjyra e kuqe 
të pres në ëndrrat e mia të vish si engjëll
të shoh mëngjesi më gjen me ty. 
 
Lutjet e fshehura në grykë më mblidhen
loti i heshtur formohet emri yt 
si melodi e fjalës tingëllon
ajo është mbush plot me dashuri
të prek në nëtët 
flakë zjarri, vetminë mbulojnë
Si dreqin thellë në gjak ti më ke hyrë
dhe thojt e mallit përbrenda po më shpojnë
pa ty loti heshtur dhimbja ime e fshehur
mori ëndrrën time dhe shkoj.




 VETMUAR 


Një urë mes yjeve
një lumë ndjënje
një magji e vërtetuar
një ylber ndjenjash
një shekull në një sekond.


Një yll i vogël që shkëputet
në natën e pa kënduar
që mbetet në vetmi pa fat 
i vetmuar lot nga syri im pikon
dhe unë që pranë nuk të kam
vetëm ty zemra të don
dhe kurr nuk të harron.


Lot nga syri më pikon
loti po më mundon
për ty mbytem në vaj
ti, dashuria kurr më shkoj
zemrën ma lendon 
pa ty unë shpresa nuk kam
e vetmuar po vuaj.


Kam kalue oqeanet e kohës 
për të gjetur dhe të kam gjetur
në thellësinë e një deti të panjohur
në një siperfaqe të yjeve. 


Udhëtimin nisa e gëlltitur mes ankthit
një burim ujvarë e s'mund të shpetoj
u luta e etur mes lotesh shpirti më dhemb
vazhdo dhimbjes dhuratën e trishtimit
që ma dhuroj dashurija : D
vazhdoj e zhgënjyer gëlltitur si pengë 
për një dritë të vetmën shpresë.


Sa lule ka pranvera të gjitha kanë aromë
por më e bukur është dashurija e jonë
unë të dashuroj dhe nuk të lendoj
unë kujtoj dhe nuk të harroj
unë duroj dhe shpresoj
unë vuaj por nuk të tradhetoj.


Dashurija të djeg pa pas zjarr
ajo të vret por nuk sheh varr
ajo të mbyet pa oqean 
ajo të plakë pa qenë i burgosur
ajo të vret pa qenë i varrosur
në fillim të jep pak jetë
pastaj të mbyet me të vërtetë.




DUA  


Dua të jem pjesë e jetës sate
dua të jem pjesë e trupit tënd
dua me ty të më agoj dita
dua shkëlqimin e diellit
në sytë e tu të të shoh
ishe rrezja e hënës
në nëtët e errëta
nëpër të cilat kalova.


Tani u zhduke nga unë
natyra mbeti në errësirë
nëpër të cilat kalon jeta ime
shpresa se bashku më të
u zhdukë në pakëthyeshmëri
e sebashku më të dhe unë.


Natyra do të jetoj jetën e saj
do ti mungojnë ngjyrat e ylberit
që e jetësojnë dhe e zbukurojnë
jeto natyrë, jeto jetën tënde ti
se ylberi do të lind përseri 
jo për mua vetëm për ty.


MË MUNGON SHUMË 


E brengosur ndihem e huaj
eci rrugës se vetmisë
mungesa jote më bën të vuaj
të deshta dhe do të dua.


Fati i mallkuar s'na bashkoj
dhimbje pa masë na dhuroj
ndonjëherë dua të fluturoj
të vi tek ti,të çmallos
mugesën e përmallimit
që kam për ty D.


Të vi me fluturim
të tregoj se sa shumë 
ti po më mungon,vuaj
Qaj me vajë të madh
Po kot ,këta lot po pikojnë
nuk vlejnë aspak. 


Më ka marr malli të të shoh 
më ka marr malli për shkëlqimin e syve tu
për buzëqeshjen tënde për shakat e tua 
që sot i kujtoj dhe qesh mes lotve
shpirti i përlotur loton e përmalluar 
mungesa jote i mungon. 


Më ka marr malli të dëgjoj 
emrin tim nga buzët e tua 
fjalën të dua 
fjalën ti je engjëlli im S
jeta ime 
po ti e tradhëtove.




U bëra melodi e jetës sime
e vetmuar e përzier loti me aq pikëllim
dhimbja e asaj ndjenje të trazuar
e mallëngjyer e heshtur 
me zemrën e trishtuar 
dhimbja në shpirt rënkon 
mungesa e përmalluar 
ngel plgë e pasheruar përjetësisht.


Vetmuar humbet si pikë loti 
kujtimet mi sjell era 
ditë të gjata ,nëtë pa të fjetura
mbeten gjurmët tona në amshim
Vitet pas na lënë gjurmët 
që ngelen pa ngjyrë.


Je ti ai që nuk e ruajte 
Lumturinë, kënaqësinë
dashurinë që ndertuam 
i mbollem bashkë fjalët e bukura 
në vargun tim ruj emrin tënd : D
ruaj plot kujtime fjalësh 
drita e syve të mi 
zemra e jetës ërgjithmonë.


E ndjej si ngoroh ky diell
i kaltërt është ky qiell
dashurija jonë jeton vetëm këtu 
me shpirtin tim 
qarkullon në vënët e gjakut të trupit tim 
të kthehem pranë teje si më parë
ujvarës se lotit zjarrin e mallit të ia shuaj.




AROMË E DASHURISË


O erë dashurie e bukur e kësaj jete
gatuar me gurë dhe e ngjeshur përherë
sinonim butësie e gatuar nën dhunë
afrohemi që të puth aromën e dashurisë.


Ti edhe ajo ndihmuat  këtë rrëmujë sot 
në rreze dielli shkelë nga therra në therrë
ty hijet nuk ti vijëzova  për të mos varguar lot
loti dhe vetë dashuria  një natyrë kanë sot. 


U betove e premtove aq shumë , apo nën gaz ishe 
kotesh në shishe me ëndrrat e dashurisë
kalorësit ecin  mbi vrragët e dashurisë 
e ti fshehurazi përgjon të dashuruarit ,kujton ankthet e rinisë.




ËSHTË FESTË


Dy gota të zbrazëta
me përcjellin vërdallë
m'i shpalosin kujtimet 
më mbajnë pengë një mallë. 


Këtu festohet 
lehtas të gjithë këndojmë
të gjithë kokë me kokë
pohojmë e mohojmë
ritmin e valles e zemrës 
kërkojmë më kënaqësi
nga syri në sy.


Shoh dy gota tjera 
Dikush parreshtur i cakërron
të lumturit apo të zhgënjyerit
kush kujt ia gllabëron.


Më pas shikoj gotat
i thyen në copa e therime
vërtetë ishe ti që mbushe gotat 
ti që zbraze jetën time. 


ÇASTE JETE


Gjëmojnë çastet ndalen në jetë
ashtu si ngacmojnë rrazat renditur keq e shëmtuar
tregimet mbase bejnë shumë dekor o dhimbje
që hedhin  në prush e herë hedhin në borë. 


Renditen tregimet me ditë e javë, për rrugë të gjatë
dëgjojmë e përbihemi , sa keq
ngase tregimet nuk janë gjithmonë dekor e stoli
vazhdo tregimin , jetojmë si do ti.


Me vargjet e para , lajthitje  
e mbështolle puthjen ,përqafime në atë natë 
natë më e lumtur e jetës sime me ty 
u përcollem në aeroprt, vendosem për çastie jete
për ardhmërinë bashkë me ty 
unazën e premtuar të martesës për të jetuar bashkë
për fustanet me kurdele ,shkëlqyer me këpucë feste
tregimet u bishtëruan vetëm atë natë
nuk u promovuan serisht unaza e premtuar 
ishte fat i një çast jete. 




PAS TEJE 


Ato që këndonin këngë përmallimi ikën 
akrepat e orës premtojnë një ditë, një shpresë
mbytur në fytyrën e vrënjtur kam mallë 
zhytem thellë në kujtimet e buzëqeshjes.


Ike edhe pse nuk deshte , përendoj 
turbullë jete, si mund të kuptoj
të gjitha ecën e ecën mbrapshtë
ngase u lënduam keq , pa ditë e pa dashtë
fjalët ngelen gjurma jete, kjo ishte tradhëti.


Tani përdja e syve u nxi , ndjenjat fshehen
shihemi në zhdukmëri hapësire
dëshpërimin se do njeri
ëndërra mbaroi,unë erdha rastësisht
përseri nuk erdhe ti.


KUR SEZONI TJETËR  TË VIE 


Në flokët e dëborës ndodhem unë
Bie lehtas mbi çërpikët e tu
Shijoj aromën e shikimit tënd
Rreshqas lehtas në mollëzen e skuqur
Më shumë nga dashuria se nga  të ftohtët.
Përkëdhel faqet e tua prush
Bardhësinë si vello hedh kudo
Ti ecën më shikon, më shkel 
bën topëza më mua
me të tjerët luan, më hedh,më mbledh
mbi mua lë gjurmët e përjetshme
rrëshqet me ski,shtrihesh ,hap dhe mbyll krahet
një engjëll formon
atë do e marr me vete
kur të shkri
do të pres përseri
kur sezoni tjetër të vie.






MË DHE FLAKË MALLIT  TIM


Eja shuaje flakën e mallit tim
ma shkund pluhurin 
nga gjaku i trishtë që është mpikosur 
nën ngjyrën e shpirtit 
tek  puthet me mallin tim , emri yt 
si trëndafil i tharë ngacmoj kujtimet
aroma u hap gjithkund.


Ah ky mallë që më thërret 
marrëzisht në emër 
fjalët dallgëzojnë zemër
kujtime të frymëzuara si gjithmonë 
trazojnë rrugën time të trishtë
nën lëkurë ndjenjash 
mendime strukur e vetmuar 
mallit tim të flakur e  lotuar 
syri im në errësirë
prita dirtë nga ti të ndriqoje.


Ajo natë ishte shumë e gjatë
ti erdhe tek unë si një magji 
në mes teje dhe meje 
lindi dashuria mes nesh
erdhe ti mi solle buzëqeshur 
tingujt e mbrëmjes 
me fishkëllimin e gjetheve 
puthjet e tua rriteshin 
në melodinë e shpirtit 
ti dashuroje heshtur tek më shterngoje 
ç'dhuratë për mua sot
melodia e zemrës tënde është shoqërusi i natës. 


Me frymëzimin tënd shpalos 
kujtimet melodinë e shpirtit 
të flakura rreth e qark mallit tim
mes tinguj fjalësh dashurie 
fjala jote është kënga jote për mua 
ti je dashurija ime më e çmuar 
dashurija ime e pastër
sytë e tu ishin motivi që gjeja për të jetuar 
imazhi yt më jepte shpresë për të ardhmën.


Në sytë e mi depërton
një rreze dashurie për të të pasur pranë
mendoj dhe me dukesh shumë i largët
ku sdo të mund të të shijoj 
po përse duhet të ishte jeta kështu për ne.


Mendoj se vetëm ti mund ti përgjigjesh
ndjenjes sime më të njëtën forcë 
ti më zgjove si lule pranverore 
më dehjen tënde të madhështisë
vetëm ti di të gjunjëzoje ndjenjat e mia 
pa fjalë lakmie 
fryma jote ngrohu shpirtin tim. 


Sytë më mbushen me lot
zemra më digjet flakë
ti je plotësisht në hijen time 
të ndjek në çdo hap
në çdo ëndërrime je ti 
që i dhe flakë mallit tim. 


TI JE ENGJËLL I VARGUT TIM 


Ti engjëlli i vargut tim 
ti më pikturoje ëndrrat e mia
botën time , ylberin e qielli tim  
ti engjëll rreze dielli 
ti je pjesa më e embël
aroma e shpirtit tim ..


Ti je vala e thellësisë se shpirtit 
në vargun tim e mbështjellur 
përjetësisht me pelhurën e mendafshit
sot gjithçka po merr emrin tënd. 


Më thuaj në cilën petale 
e shkruajta emrin tënd
në aromën e trëndafilit
nën lulen e çelur
në muajn mars pranvere
në vargun tim që shkruhet
si kujtim dashuria jonë.


Ti xixëllonja e zemrës
që lind nën çerpikët e syve
që tretesh në shikime
që ndrit dhe shkëlqen si vet ëndrra.


Ti je kënga e mëngjesit që më zgjon 
ti je buzëqeshja që ndriqon rrugën time
engjëll i vargut tim
ti erdhe  si një engjëll nga qielli
rrotullohem  pranë teje si ni ylli vetëm.


Me atë shkëlqimin e syve të ty 
vështrimi im me ngjyrën e shpirtit 
një emër lotesh vështron sytë e mi
çmallosem pak çaste
mbi heshtjen tënde të ndriquar
si rreze dielli  më ledhatoje. 


Çdo petale trëndafili ka një mallë 
gjithë aromën që e kanë petalet 
në vargun tim ka burimin veq të ti
ti je engjëll i vargut tim.


Ti je era e ngrohtë që më sjell kujtimin 
mbrëmjet  e bukur  që  rri këtu  në shpirtin tim
në krahët e tu e mbështjellur fole 
që shpreh ndjenat fjalën të dua 
ti je dashurija ime më e çmuar ,
dashurija ime e pastër.




HËNA E NDRIÇUAR 


Hëna e mërzitur ka kapluar
mbi të heshtja 
një zjarr që nuk shuhet
unë vija të sillja aromën 
ta dhuroja freskinë
e ti me zjarr largoje
frymat e gjetheve të djegura. 


Eja më mua në heshtjen e errësirës 
unë do të tregoj sekretin e jetës
të fluturojmë në qiell hapësire 
të shohesh botën tek ti dhe brënda vetës
ku hëna e bukur e zjarrtë lëshon 
krsitalet e yjeve si petale trëndafili derdhur
ngjyrën e kuqe të zjarrtë. 


Se ky shpirt i tretur jeton
me dhimbjen e heshtur 
nga sytë e mi pikojnë lotet,ngjyrë gjaku 
dhimbja kërkon ti shpërbej
mungesa jote në çdo vend po ndihet 
mendimesh të trazuara me ndjënjë
nate që dita e bën të zgjohet ndryshe 
si gjethet e trëndafilit mbi kujtimet e trishta
të një pragu që flet në çdo gur.


Eja më mua unë dhe ti, të udhëzojmë
me fluturimet e qiellit në hapësirë 
të shikosh hapësirën e qiellit 
engjëjt me yjet e hënës 
që na shikojnë në të dy 
ndëgjoje zemrën e çiltër
kur ajo ty po të flet
 futu brënda e dehu
më ngjyrën e kuqe verë
puthjet mos të hargjohen
as dhe për të vetmin çast. 


Si magnet ku pikënisja të fillojë 
buzët tona të bashkohen 
trëndafil të kuq të flakërohen 
jeta të bëhej shumë ngjyra 
të mundësh ta ndiesh
në tingujt e një violine
valëvitur në një serenadë  
mbi heshtjen tënde të ndriquar
të rri me i heshtur se vetë heshtja 
e përjetshme e yjeve.






 NË ËNDËRR


Sikur ishim në një kopsht 
me mollë, lulet e bardha të tyre 
sapo kishin çelur
bari kishte filluar të jeshilonte
ishte mbushur me lule manushaqe 
me aromë të këndshme
larg në horizont dukej  bora 
që zbardhte disa kreshta malesh.


Ti e veshur me një vello të bardhë ,të gjatë, 
si për të harmonizuar bardhësinë e luleve dhe të bores  
shetisje, mblidhje manushaqe dhe lule   
me to bëje kurorë dhe më thoje   
kjo është kurora e dashurise tonë 
nuk kisha parë gjë më të bukur ndonjëherë 
velloja e bardhë ishte hedhur mbi trupin tënd 
për të mbuluar lakuriqësinë  
për të lënë të tejdukshme  bukurinë 
e formave te tij,në një cep të flokëve të arta 
unë vendosa një tufë lule të bardha molle 
që sapo këputa nga ajo dega aty siper nesh  
e  shikon sa e freskët duket këputja  
ja merri erë aty ku është këputur 
nuk i vjen era e këndshme e freskisë 
se sytheve të sapo çelura  
po tani më beson.


Ti i more erë dhe ike 
duke rendur dhe ktheje kokën 
me buzëqeshjen e embël më bëje 
që unë të vija dhe të rendja mbas teje
ti fshiheshe pas trungjeve dhe nxirrje kokën 
për të më thënë,jam këtu hajde po më zure dot
unë vija të puthja në buzë dhe ti vrapoje përseri
unë të ndiqja me sy me kërshëri 
shijoja bukurinë  tënde të trupit  
që zbukuronin tejdukëshmërinë e vellos 
embëlsinë e gjoksit që tundej lehtas 
për të më thënë  ne  jemi  frutat  e para 
që do shijosh nga kjo dashuri e çmendur
ti fshiheshe përseri dhe përseri nxirrje kokën 
filloje të këndoje këngën tonë 
 unë rrija e dëgjoja më shijonte shumë 
të vija pranë të përkedhelja flokët, të të puthja 
o zot pse më zgjove më lërë edhe pak.

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…