Skip to main content

Tetova News

Richard Swartz: Në Gjermani njihen 15 shkrimtarë shqiptarë

Intervistoi: Violeta Murati

Dje, u nënshkrua marrëveshja institucionale mes rrjetit evropian të botimeve dhe Ministrisë shqiptare të Kulturës për mbështetjen financiare të shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që përkthejnë nga letërsia gjermane dhe anasjelltas. I pranishëm në Tiranë, një nga personalitetet e letrave gjermane, themeluesi i fondacionit “S. Fischer”, Richard Swartz, i cili ka hartuar antologjinë me ese “Ç’është fqinji” me 22 autorë nga Ballkani, përfshihen Kadare dhe Kongoli. Për “standard”, Swartz na njeh me “jetën” e antologjisë në gjuhët e mëdha dhe çfarë do të thotë për letrat shqipe marrëveshja e nënshkruar me Tradukin


Richard Swartz është shkrimtari gjerman që u bë i njohur në qarqet letrare në Shqipëri me botimin e antologjisë “Ç’është fqinji?”, ku përfshiu 22 autorë të njohur nga Ballkani të cilët shtrojnë një pyetje të tillë. Antologjia u përcoll me shpejtësi jo vetëm në gjuhët origjinale të autorëve pjesëmarrës, por edhe në “gjuhët e mëdha”. Kjo është çfarë tregoi dje, Swartz në Tiranë, ku antologjia përmban dhe krijimtarinë e dy shkrimtarëve shqiptarë, Ismail Kadaresë dhe Fatos Kongolit. Libri u botua me mbështetjen e fondacionit “S. Fischer , themeluar nga Swartz, si dhe të Rrethit Kulturor të Ekonomisë Gjermane. Shtruam këtë parantezë si arsye të lëvizjes “së tjetrit” në gjuhë si çështje kulture, por që nuk anashkalon jehonën politike, kur këto kryhen prej vullnetit të institucioneve shtetërore. Në këtë kontekst, u nënshkrua dje në Ministrinë e Kulturës marrëveshja me rrjetin evropian të botimeve “Traduki”. Ndërsa për ta perceptuar si lëviz kjo klimë evropiane e letrave, shkrimtari Richard Swartz në intervistën e mëposhtme për “standard”, organizon mendimin në domethënien e kësaj marrëveshjeje, si një rast konkret kulturor që ndihmon ekonomikisht botuesit dhe përkthyesit.
Ju e njihni gjuhën e letrave dhe kulturën e rajonit, pasi keni prezantuar disa shkrimtarë të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë, në një antologji me ese “Ç’është fqinji”. Çfarë përvoje ju ka dhënë kjo?
 Ne kemi dashur të përcjellim në Evropë këtë pjesë të kulturës së një rajoni, i cili nuk ka qenë aq shumë i njohur me pjesën tjetër të Evropës. Mënyra se si kemi dashur ta bëjmë këtë ka qenë që të përballim krijimtarinë nga vende të ndryshme apo shtete të të njëjtit rajon duke i ballafaquar. Për të marrë prej mendimin dhe opinionin mbi atë çka ata mendonin mbi fqinjët e tyre. Këtë bëra pra me këtë antologji, këtë kisha synim. Gjithashtu si veçanti që më solli mjaft kënaqësi ishte sjellja e shkrimtarëve shqiptarëve, përfshirja e tyre në këtë projekt. Një arritje tjetër e projektit ishte se botimi tashmë është përkthyer, e pritur shumë mirë aty ku është përkthyer si në gjuhët origjinale ashtu dhe të Evropës. Ata janë përkthyer jo vetëm në gjuhët origjinale, por edhe në gjuhë të mëdha si anglishtja apo italishtja.

U përballe me shkrimtarë dhe realitetin e intelektualëve të një rajoni që “kokën ia ka ngrënë politika”, dominuar. Ka raste ku intelektualë edhe kanë stimuluar, ushqyer e stimulojnë politikën për qëllime të tyre. Çfarë ndiet përmes rrëfimit të tyre në këtë kontekst?
Dua t’ju them se kjo ishte antologjia e parë që kam realizuar. Unë jam vetë shkrimtar, por kjo ishte eksperienca ime e parë dhe mendoj se me shumë gjasa do të jetë e fundit.
Kjo sepse, nëse Zoti do të më mbushë mendjen të bëj një antologji tjetër, do të jetë me shkrimtarë të vdekur, jo më me shkrimtarë të gjallë, pasi ndër intelektualët shkrimtarët janë më të vështirët.
Nuk mund t’u tregosh kurrë se çfarë duhet të bëjnë. Edhe nëse ti u kërkon atyre që të shkruajnë mbi një temë të caktuar, ata prapë shkruajnë vetë jo për atë që i kërkon.
Nuk i përmbahen temës. Njëkohësisht nuk i përmbahen as rregullave të tjera standarde të cilat fatkeqësitë na pëlqejnë apo jo, këto rregulla ekzistojnë sidomos kur merr përsipër botimin, kombinimin e një antologjie.
Gjithashtu do të doja të theksoja dhe një diçka tjetër: sa më të famshëm, sa më të mirënjohur të jenë shkrimtarët aq edhe më të lehtë janë në bashkëpunim. Këta janë më të bindurit, dhe më të lehtë për të bashkëpunuar. Sa i përket kontekstit politik, asnjë nga shkrimtarët të cilët janë pjesë e kësaj antologjie nuk mund t’i referohemi si përkrahës i nacionalizmit të zjarrtë, apo përfshirjes politike. Pasi asnjëri prej nuk e konsideron sipas rrëfimeve fqinjin e tyre si armik. Të gjithë kanë qenë të hapur. Qe në konceptimin e kësaj antologjie, ky ka qenë pikësynimi kryesor për të marrë shkrimtarë që janë miqësore me fqinjët. Ndoshta do ta kishim shumë më të lehtë nëse do të merrnim shkrimtarë që nuk janë miqësor me njërin tjetrin dhe kulturat përkatëse. Por pavarësisht  nga këto vështirësi, ne ia arritëm.

Si është raporti juaj me shkrimtarët shqiptarë, të cilët ju i keni përfshirë në antologji, apo edhe ata të rajonit?
Disa prej tyre i takoj dhe i lexoj, kur kam mundësi. Ky është kontakti.

A është e vështirë për t’u prezantuar një shkrimtar shqiptar në botën gjermane?
Po dhe jo. Është më e lehtë në Gjermani se në çdo vend tjetër të botës, për shkak se gjermanët janë duke përkthyer në numër rekord, më shumë se çdo gjuhë tjetër apo vend tjetër. Janë gjermanët në këtë kontekst që predominojnë. Aktualisht, ekzistojnë 10-15 vepra, autorë shqiptarë të përkthyer, sot, në Gjermani, megjithatë më i mirënjohuri që s’ka nevojë për prezantim, pa dyshim është Ismail Kadare.

 Kjo pyetje ishte për t’i paraprirë marrëveshjes që u bë dje në Ministrinë e Kulturës, që deri tani ka qenë një marrëdhënie individuale për të qenë prezent në rrjetin evropian të botimeve “Traduki” në Shqipëri. Nënshkrimi i saj, çështje politike, kulturore… çfarë do të thotë kjo marrëveshje?
Sigurisht që nuk është një veprim politik, sepse nuk njoh asnjë kërkesë nga ana shqiptare për diçka që nuk ekziston. Kjo marrëveshje përfshin frymën e përgjegjësisë, e cila do të thotë se janë gjermanët ata që vendosin se duan të përkthejnë letërsi shqiptare në Gjermani, për shkak edhe të situatës ekonomike në përgjithësi, e veçanti, ndodh që shpesh herë nuk i kanë mundësitë financiare. Këtu ndërhyjmë ne, do paguajmë për përkthimin e veprave, pra ndihmojmë botuesit në këtë nismë. Kjo është ndihmë si për përkthyesin ashtu edhe për botuesin. “Traduki” apo fondacioni im, apo të tjerë nuk vendosin për titullin apo për veprën që do të përkthehet. Ne, jemi aty për të ndihmuar ekonomikisht, financiarisht për të ndihmuar procesin e përkthimit. Nuk jemi ne, që përcaktojmë titujt. Kjo, në vetvete ndihmon të dy palët, po pa shtuar ndikim. Prandaj kjo nuk është politike, duke mbetur një iniciativë kulturore.

Si shkrimtar, çfarë ju shqetëson në kohën e sotme, në realitetet që ju shihni dhe mund të jenë bërë edhe tematika të pjesës suaj letrare ose mund të jenë dhe jashtëletrare?
Dy gjëra më shqetësojnë. E para është se meqë nuk jam më i ri siç kam qenë, por po eci me shpejtësi drejt dritës së mbarimit së jetës, drejt vdekjes. E dyta, bota ku unë jetoj, pra bota moderne – mendoj edhe përtej – është kthyer, është bërë tepër materialiste. Shpirtërorja dhe kulturorja në botën moderne ka pasur gjithmonë një vend tepër të kufizuar. Një shqetësim që do t’i përmblidhte këto të dyja më së miri do të ishte fakti i pafuqisë për të vepruar apo rregulluar këto dy gjëra. Si vdekjen ashtu dhe materializmin, është krejt e pamundur./standard


“Traduki”, përkthyesve: Bëhuni më të hapur, ju mbështesim financiarishtPolitika kulturore gjermane ka hapur portat në çështje të thithjes së autorëve të huaj e përkthimit të tyre në gjermanishte, por shpejtësia e lëvizjes së kësaj “gjuhe” nëpër botë i dedikohet një strategjie financimi pse ndodh tërheqja e letërsisë më të mirë. Në këtë afrim te “tjetri”, si çështje kulturore që tingëllon nga pak politike, rrjeti evropian i botimeve “Traduki” ka vendosur, dje, të zyrtarizojë marrëveshjen edhe me Tiranën, Ministrinë e Kulturës.Në ceremoninë e organizuar, u nënshkrua kjo marrëveshje mes drejtores ekzekutive të “Traduki”, Antje Contius, dhe ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros. Shqipëria është vendi i tretë në rajon që bëhet partnere e “Tradukit” pas Sllovenisë dhe Kroacisë, në listën e gjatë institucionale të vendeve si Gjermania, Austria, Zvicra apo Lihshtejnshtajni.Ministrja Kumbaro tha se “marrëdhënia me “Traduki”-n, si një nga rrjetet aktive dhe me ndikim të klimën evropiane të letrave, po merr një dimension të ri: atë të hyrjes në rrugë institucionale”.Paranteza për këtë marrëveshje lidhet me një parahistori të vendosjes së marrëdhënies së “Tradukit” në Shqipëri. Drejtorja Contius ka kujtuar nisjen e bisedimeve për këtë projekt qysh në 2005, duke vendosur kontaktet e para individuale me të ndjerin, përkthyesin Ardian Klosi, shkrimtarin Arjan Leka si dhe botuesin “Toena”. Shpesh këto përkthime të financuara nga “Traduki”, pasi ky rrjet i botimeve evropiane këtë nënkupton, mbështetjen ekonomike, janë ngritur në një nivel debati në media, qoftë për cilësinë apo dhe përballjes së këtyre botimeve në treg (kemi parasysh diskutimet mbi çmimet e larta të librave, dhe pse financoheshin nga “Traduki”).Gjithsesi kjo ishte pjesë e sfidës shqiptare të botimeve, dhe nga ana e “Tradukit” një përpjekje për të kërkuar “aleatë” letrarë për projektin. Në kërkimin të partneritetit institucional të sigurt znj. Contius tregoi se nisi diskutimet e para, duke e lidhur me njohjen e realitetin këtu.“Në Shqipëri nuk ishte ndërmarrje e lehtë”, – tha Contius, duke pasur parasysh se si ky rrjet tashmë ka eksperiencë marrëdhënie jo të zakontë me vende si Gjermania, Austria apo Zvicra.“Zyrat jo gjithmonë kanë interesa për kulturën por ato konvergojnë me njëra tjetrën”, tha drejtorja e “Tradukit”, duke e konsideruar qasjen e Kumbaros për “mendje të hapur” si një sfidë dhe vlerë të shtuar për gatishmërinë dhe vullnetin në vendosjen e marrëdhënieve institucionale. Ndonëse dukej se kjo marrëveshje e vendoste marrëdhënien me Shqipërinë në binarë institucioni, e parë si siguri prej Contius ajo nuk ka nguruar të shtojë se do t’ia lërë vendin së ardhmes, se si do të shkojnë zhvillimet në këtë lëmë të letrave gjermano-shqiptare. Ajo u ka bërë një ftesë të hapur shkrimtarëve, përkthyesve, dhe botuesve shqiptarë për të qenë bashkëpunues në përfshirjen e tyre në këtë projekt me garancinë institucionale në mes!V. M.

Popular posts from this blog

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…