Skip to main content

Tetova News

SYTË E ELSAS - LUIS ARAGON

Elsa Triolet


Sytë e tu janë aq të thellë sa, kur u ula për të pirë,
Unë pashë aty gjith djejtë tek erdh` e u pasqyruan!
Aty gjithë të pashpresët për të vdekur u lëshuan!
Sytë e tu janë aq të thellë, sa aty humbas fiqirë!

N`hije t`zogjve oqeani është krejt i turbulluar.
Pastaj, fët, një mot i mirë, edhe sytë e tu këmbejnë!
Nga të engjëjve përparëse vera mat edhe pret renë!
Kurr s`e gjen sa përmbi grunjat qiellin aq të kaltëruar.

Helmet kot përpiqet era larg nga qielli t`arratisë!
Sytë e tu janë më të dlirë, kur një lot shndërit nër ta!
Sytë e tu mbushin zili edhe qiellin shiut la (1!
Qelqi kurrë s`është m`i kaltër se atje ku ka marr`krisë.

E  shtat` dhimbjeve, ti, nënë, dritëz-o e njomëz, ti!
Shtatë shpata kanë çpuar këtë prizmin e ngjyrosur!
Kur agon – o midis lotësh dita është m`e vrerosur
dhe irisi, çpuar, nxirë, është m`i klatër kur mban zi.

Syt` e tu, kur bie gjëma hapin dysh shtigje të  reja,
Prej nga nis e përsëritet e tre Magve mrekulli,
kur me zemër të dridhëruar ata panë plot çudi
At` mantonë e Shën- Marisë varur brenda te spileja!

Njëzë gojë është mjaft n`maj, kur fjala është flakë,
Për t`kënduar ato këngë dhe të gjitha vaj medetet!
Por për sa miliona yje firmament i ngushtë mbetet!
Yjve u duhen syt e tu, me sekretet binjakë!

Nga të bukurat figura i pushtuar, dhe fëmija,
Ca më pak se sytë e tu, sytë e veta i çaplen!
Kur ti hap sytë filxhan, nuk e di, a më gënjen?
por, më thotë mendja mua, lule t`egra çel stuhia!

Mos vall` fshehin shkrepëtima në këtë livando, ku
Ca insekte po ksebëjnë dashuritë dhunë-plotë?
Mbeta rrjetave, që thurin yjtë, kur shkëputen kot
Po si një detar, që vdes piskut gushtit n`det` diku!

E kam nxjerrë këtë radium unë nga kjo peshblendia  2)
Dhe, me ktë zjarr të ndaluar, unë gishtat kam shkrumbuar!
O parajsa një qind herë e rigjetur, e rihumbur!
Sytë e tu më janë ` Peruja dhe Golkonda dhe India  3)!

Seç rastisi, që, një mbrëmje, bota u ça dhe u bë dy
Pas shkëmbinjve nënë det, që të mbytmit ndezën flakë!
Dhe un` shihja përmbi det si shkreptijnë zjarr e flakë
Sytë e Elsas, sytë e Elsas, kta të Elsas sime sy!

-----------------
1) la = larë
2) peshblend (fr. pesh blende) = minerali kryesor i uraniumit, prej nga merret edhe radium.

3) Peruja, Golkonda dhe India janë marrë këtu si vende të dëgjuara për pasuritë dhe thesaret e tyre përrallore.

E SHQIPËROI: MISTO TRESKA

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…