Skip to main content

Tetova News

Tri dëshmi që vërtetojnë se Sabri Hamiti është plagjiator

Prof. Dr. Sali Bytyçi



1.Shkrimi i Sabri Hamitit “Avangarda dhe përshtatja” (botua së pari në “Fjala”, prill-maj 2004, pastaj, në librin “Tematologjia”, pjesa “VI. Avangarda letrare” ff. 111-129), ndahet në katër pjesë dhe fillon me trajtimin e nocioneve, të cilin e bën me avangardën: Ç’është avangarda? Pastaj vazhdon me lëvizjet letrare: futurizmi, dadaizmi, syrealizmi; formalizmi rus si metodologji e studimit të letërsisë, dhe dramën e absurdit. Kur jemi këtu, duhet të shtojmë se nga një krahasim i shpejtë i trajtimeve që u bën Sabri Hamiti këtyre nocioneve me “Recnik knjizevnih termina” (“Nolit”, Beograd 1986), del se të gjitha përkufizimet e këtyre nocioneve janë të përkthyera nga ky fjalor, të cilin nuk e shënon as në literaturë në fund të këtij kapitulli të librit të tij.

2. Studimi “Tematologjia

“Tematologjia” është shkrimi i Sabri Hamitit prej 17 faqesh, që i paraprin librit me të njëjtin titull të botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, por që nuk ka ndonjë lidhje me shkrimet e tjera të këtij libri, të cilat pothuaj të gjitha kanë qenë të publikuara më parë. Ky shkrim, me pretendime të larta të autorit për të elaboruar një “shkencë” të re në kritikën shqiptare, po të krahasohet me Dictionnaire des Genres et notions littéraires (Paris, 2001), del se thelbi i tij, Tema (në origjinal: Thema), është marrë nga ky tekst. Kështu ndodh edhe me Motivin (në origjinal: Motif). (Siç shihet më poshtë, për Temën vetëm teksti në kllapa është marrë nga Rečnik književnih termina (Beograd, 1986), ndërsa përkufizimi nga Dictionnaire...).
Po t’i bëhet një analizë e kujdesshme këtij teksti, që nuk është punë aspak e lehtë, do të veçoheshin tri shtresa të tij:
1. Përkthimet e fjalëpërfjalshme të teksteve nga fjalorët e nocioneve dhe të zhanreve letrare (frëngjisht e serbokroatisht), pa shënime referenciale për burimin e literaturës;

2. Përkthimet e përfolura dhe jo njëherë të keqinterpretuara, dhe
3. Ndërhyrjet e autorit, të cilat përshkohen nga konfuziteti dhe nga gjykimet e herëpashershme me një gjuhë poetike e pa ndonjë logjikë.

3. Studimi “Kodet e mëdha të letërsisë shqipe”

Shembulli më flagrant i plagjiaturës nga Sabri Hamiti është plagjiarizmi që i bën Nortop Frayt. Hamiti, i cili me plagjiaturë ka filluar të merret që nga fillimi i karrierës së tij si kritik letrar, por se këto të dekadës së fundit, në të cilën “merr” kryesisht nga fjalorët dhe leksikonët e termave letrare, dallojnë nga ato të mëparshmet, në të cilat “huazonte” nga librat! Ky fakt lë të kuptohet se ky kritik atëbotë kishte ambicie dhe kohë për të shfletuar libra, nga të cilët “merrte” çka i nevojitej, ndërsa tani, nuk ka as kohën as ambiciet, ndaj “huazon” drejtpërdrejt nga fjalorët dhe leksikonët e termave letrare, ku ajo që i duhet gjendet më lehtë. Aq është familjarizuar me këta fjalorë dhe leksikonë, sa që jo rrallë diskursi i tij u ngjan shpjegimeve që dalin prej këtyre fjalorëve dhe leksikonëve! 
Për ta vërtetuar këtë që thamë më lart, nga libri i Sabri Hamitit “Vetëdija letrare” (“Rilindja”, Prishtinë 1989) për objekt trajtimi kemi marrë studimin “Kodet e mëdha të letërsisë shqipe”, të cilit si nëntitull ia vë “Ese i metodës” dhe e ndan në gjashtë pjesë: “Programi i studimit”, “Përvojat tona të studimit letrar”, “Kodet tematike”, “Kodet ligjërimore” etj.

Në vazhdim po japim me argumente plagjiarizmat në librat e Sabri Hamitit:

I.Sabri Hamiti “Avangarda dhe përshtatja” (botua së pari në “Fjala”, prill-maj 2004, pastaj, në librin “Tematologjia”, pjesa “VI. Avangarda letrare” ff. 111-129)

Shembuj: 

Tek Sabri Hamiti:

“Futurizmi (lat. Futurus – e ardhmja) lëvizje letrare dhe artistike, madje politike, të cilën e inauguroi Marineti me Manifestin e futurizmit më 20.02.1909 në gazetën Figaro të Parisit. Lëvizja kërkonte shkëputjen nga vlerat letrare tradicionale (italiane), ishte antiinstitucionale, antiakademike, kundër institucioneve ekzistuese… Impresionohej me teknikën dhe arritjet e saj. Kjo shkonte paralelisht me dadaizmin dhe kishte një pamje të veten në lëvizjen letrare në Rusi (1910 - 1919” (113).

Në “Recnik…”:

“Futurizam (od lat. Futurum – buduce, buducnost) 1. Knjizevni, umetnicki i politicki pokret, zasnovan proglasom Manifesta futurista ital. pesnika F.T. Marinetija, objavljenom 20. 02. 1909 u pariskom listu Figaro. U tom proglasu Marineti zahteva radikalnu obnovu ital. umetnosti i knjizevnosti, s tim sto se potpuno prekinuti sa svim tradicionalnim vrednostima. F. Je izrazito antiintelektualisticki, antilogicki, antiakademski i antikulturno nastrojen i ustaje protiv shih postojecih institucija. (...) Impresioniran je tehnikom i njenim dostignucima. (...) ... s druge strane, ocigledna paralela postoji i sa – dadaizmom. Knjizevni pokret u Rusiji i SSSR-u 1910 – 1919...” ( ff. 213-214).

Sabri Hamiti:

“2. Dadaizmi (f. dadaisme: dada – kalë druri në gjuhën e fëmijëve) lëvizje që e nisi Tristan Cara në Cyrih më 1916, që më vonë kaloi në Paris; duke vazhduar idenë e vet” (114).

Në “Recnik…”:

“Dadaizam (fr. Dadaisme: rec dada na decjem jeziku znaci drveni konjic) pokret “Dada” je poceu u Nju Jorku i u Cirihu 1916. …T. Cara je dao ime ovom pokretu…” (f.108).

Sabri Hamiti:

“3. Syrealizmi (fr. Surrealisme – mbirealizëm), lëvizje letrare e artistike në Francë, të cilën e inauguroi Andre Bretoni me Manifestin e syrrealizmit, më 1924. Këtij iu bashkuan Tristan Cara, Pol Elyari, Andre Bretoni dhe piktori Salvador Dali. Lëvizja kërkonte të ndërronte pamjen e botës, të lironte njeriun nga shtrëngesat e moralit e të arsyes, për të zbuluar personin autentik duke hyrë në shtresat e ndërdijes së tij. Syrealizmi don të zbulojë një realitet më të lartë, të fshehtë: mbirealen, e cila nuk arrihet me gjykim të arsyeshëm, por me një automatizëm psikologjik (ndërdije), që shenjon impulset e pakontrolluara. Kjo është gjendja kur bëhen bashkë jeta e vdekja, realja e imagjinarja, e thëna dhe e pathëna, si gjendje deliriumi, ëndrre a çmendie. Syrrealizmi kishte mbështetjen filozofike në frojdizëm, e më vonë edhe në marksizëm” (114).

Në “Recnik…:

“Nadrealizam (fr. Surrealisme)- Knjizevni i umetnicki pokret… Pocetkom n. (nadrealizma) smatra se 1924, kada je Breton objavio prvi Manifest nadrealizma. Oko Bretona grupisu se i drugi pisci: L. Arago, P. Eljar, B. Pere, F. Supo. Pokretu se pripadali i drugi umetnici, npr. Slikar S. Dali. U svom programu nadrealisti su revolucionarni. Zele da promene izgled svetu i oslobode coveku svi okova razuma i morala i otkriju njegovu umetnicnu licnost prodiranjem u najskrivenije slojeva svesti,… Hocu da otkriju jednu visu, ali skrivenu stvarnost, nadrealnost,… ‘Sve nas navodi na verovanje da postoji izvesno stanje duha u kome se zivot i smrt, realna i imaginarna, proslost i buducnost, izrecivo i neizrecivo, uzviseno i nisko, vise ne opazajuodvojno’” – këto në fund janë fjalët e Bretonit në Manifestin e surrealizmit. “Svoju filosofsku osnovu n. (nadrealizam) trazio najpre u frojdizmu, a zatim u marksizmi” (f. 458).

Sabri Hamiti:

“4. Formalizmi rus, vitet 1915 – 1928 në Petrograd, metodologji në studimin e letërsisë, bërthamën e të cilës e përbënte shoqata për studimin e gjuhës poetike (OPOJAZ) me autorët e njohur V. Shkllovski, B. Eihenbaum, R. Jakobson, J. Tinjanov e B. Tomashevski. Formalizmi nuk pranon, kundërshton biografizmin, historizmin e sociologjizmin në studimin e letërsisë duke kërkuar metoda që i përgjigjen specifikës së gjuhës letrare. I kushton kujdes të madh formës dhe mënyrës së krijimit të saj; studion fabulën e syzheun dhe në mënyrë të veçantë merret me aktin letrar, motivimin, habinë dhe efektin e çrëndomësimit” (114).

Në “Recnik...”:

“Ruski formalizam – Metodoloska orijentacija u proucavanju knjizevnosti u Rusiji, 1915 – 1928, koja je svojim temelnjim zadatkom smatrala istrazivanje pojavnih oblika (forme) autonomnog knjizevnog djela. Jezgrom okupljanja formalista bio isprva Opojaz, ..., utemeljeno 1916 u Petrogradu. (...) R. (Ruski) f. (formalizam) je poricao biografizam, historizam i socologizam (- socioloski metod) u proucavanju knjizevnosti, trazeci metode koje bi odgovarale specificnosti knjizevnog djela. Posebnu paznju posvecivali su nastajanju knjizevne forme, odgovarajuci na pitanje ’kako je napravljeno’ knjizevno djelo... bavili istrazivanjem umetnickih postupaka. Bit se ’postupka’ svodi na ocudenje...“ (685 – 686).

Sabri Hamiti:
Për dramën e absurdit: 

“5. Në këtë rend të shfaqjeve të fillimit të shekullit njëzet, tash do të evidentoj Dramën e absurdit, një drejtim në artin dramatik në Francë, në vitet ’50 me Beketin, Joneskon, Zhenenë e Adamovin. Veprat më sinjifikative: Këngëtarja tullace (1950) e Joneskos dhe Duke pritur Godonë (1953) e Beketit. Drama e absurdit mbështetet në filozofinë e ekzistencës, thekson absurdin e ekzistencës, mosekzistimin e vlerave, mungesën e komunikimit, dykuptimësinë e emocioneve, gjestet e paarsyeshme, tjetërsimin, kthimin e gjuhës në formula të pakuptim. Vetë temat kushtëzojnë strukturat tekstore të këtyre dramave. Pritja harron mundësinë e përgatitjes së ndodhisë. Vetmia e përjashton konfliktin dramatik. Mosmarrveshtja zbulon përbërjen e marrëdhënieve njerëzore, por nuk gjen zgjidhje” (115).

Në “Recnik…:

„Drama apsurda – Naziv za pravac u dramskoj knjizevnosti koji se pojavio u Francuskoj pedesetih godina ovoga veka (Jonesko, Beket, Adamov, Zene)... d. (drama) a. (apsurda) ima korene u filozofiji egzistencializma...; absurdnost egzistencije, nepostojanost vrednosti, osustvo komunikacije, dvosmislenost osecanja, bezrazloznost i mehanicnost gestova, pretvaranje jezika u formule lisene znacenja, otudenost itd. (...) Te teme sa svoje strane nisu ostale bez uticaja na strukturu d. (drame) a. (apsurda). Teme iscekivanja, npr. iskljucila je svaku mogucnost aktivnog pripremanja dogadaja...; teme usamljenosti ukinula je dramski sukob...; tme nesporazuma otkrila je samo slozenost ljudskih odnosa, a pri tom nije dovela do dramskog zapleta u klasicnom znacenju“ (133-134)./Publiku/

Flurudha

Popular posts from this blog

Drejtshkrimi i 1973-shit kërkon redaktim të thellë

Profesor Mehmet Çeliku sjell një studim mbi politikat gjuhësore dhe debatet e sotme mbi rishikimin e standardit të shqipes “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”, 1973 ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve si: kooperativa bujqësore, PPSH, Byroja Politike, Komiteti Qendror, sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, sekretari i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, hidrocentrali “Lenin” ose parulla komuniste “të jetojmë, të punojmë si revolucionarë”, terma gjuhësorë të kapërcyer si nyja e prapme, përemër i pakufishëm, numëror rreshtor etj., në vend të mbaresave shquese …”. Këto janë dis…

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…