Skip to main content

Posts

Showing posts from February, 2014

Tetova News

Poezi nga HENRI MICHAUX

Henri Michaux (1899-1984), ka qenë shkrimtar dhe piktor belg i gjuhës frënge. Vetmitar e misterioz që kur 
ishte fëmijë, në rininë e hershme arratiset në leximin e Dostojevskit, Tolstoit dhe Lautréamont-it. Mbas një kalimi të shkurtër në fakultetin e mjekësisë, para se të fillojë të shkruajë, ai zgjedh detin duke u angazhuar si marinar në moshën 21-vjeçare. Lundron gjatë dy vjetëve, pastaj vendoset në Paris, ku shoqërohet me Jules Supervielle-in, Max Ernst-in apo edhe Giorgio de Chirico-n. I dashuruar mbas udhëtimeve të gjata, ai nuk resht së përshkuari botën. Në vitet 1929-1939, Michaux viziton, ndër të tjera, Ekuatorin, Indinë, Kinën, Japoninë, Uruguajin... dhe shkruan fletoret e para të udhëtimit. Por para këtyre, ai ka botuar disa tekste që kanë rënë në sy: një autobiografi, si dhe poezi e proza poetike. 
Paralelisht, Michaux, që nga viti 1925, pikturon e vizaton pa marrë asnjë mësim në këtë fushë. Gjatë jetës së tij, gjithnjë e më shumë arti i të shkruarit dhe ai i pikturës përzihe…

Të kërkosh njerëzoren në çmendurinë e orgjive

Esse-analizë rreth romanit “Orgji në famullinë e at Ludovikut”, të shkrimtarit Leonard Veizi Nga Raimonda Moisiu “Orgji në famullinë e at Ludovikut” titullohet romani më i fundit i shkrimtarit e publicistit Leonard Veizi, dalë nga shtëpia botuese OMSCA-1, Tiranë. Është një libër i ri, bashkëkohor dhe modern, i mirëkonceptuar, frymëzues e letrar, krejtësisht intelektual, që përfshin shumë mistere të thella, metafora e ide të fshehura, të shprehura mes thrillerit e ndjeshmërisë psikologjike të realitetit e surrealitetit në jetën e përditshme. Autori Veizi me finesë dhe magjepsje intensive depërton në thellësi të Famullisë së qytetit dhe historisë së saj, hedh vështrimin te ndodhitë e të shkuarës, mite e legjenda, që vazhdojnë ende të trazojnë të tashmen. Rrëfenjat për Famullinë dhe raportet e krijuara mes personazheve, konfliktet dhe tensionet e tyre brenda e jashtë saj dhe që lidhen me to, e autorizojnë autorin të kërkojë risitë dhe hapësira të reja në kufijtë e së zakonshmes e të pazako…

Filozofia praktike e Kantit

Nga ÁT VITOR DEMAJ, OFM
Immanuel Kant (1724-1804), gjatë gjithë jetës së tij âsht mundue të gjejë nji syzim midis racionalizmit dhe empirizmit. Këto dy rryma filozofike kanë mbizotnue në filozofinë moderne. Në Kantin mund të dallojmë dy pikëpamje të filozofisë: kemi nji filozofi për studentë, studiues e specialist të saj, ai ketë e quan filozofia e shkollës ajo që mësohet nëpër aula skolastike.
Kjo âsht filozofia për ata që duen të stërvisin inteligjencën e tyne. Bashkë me ketë kemi dhe nji filozofi për njeriun në përgjithësi e botën e tij, pra për njeriun e thjeshtë që dëshiron të dij rreth disa të vërtetave themelore që janë: çka âsht njeriu, çka âsht e keqja, vuejtja, dashnia, liria, çka ndodhë mbas vdekjes, e sidomos rreth ekzistencës së Zotit. Ai e quen ketë filozofi, kozmopolite. Koncepti kozmik në filozofi, për Kantin, ká si qëllim vlerat jetësore, urtinë për gjanat e fundit të jetës së njeriut. Kërkon ti japë përgjigje atyne pyetjeve që e shqetësojnë njeriun në të gjitha aspekte…

Luigi Pirandello, pesë drama të panjohura në shqip nga Amik Kasoruho

Botimi në gjuhën shqipe i 5 dramave të panjohura për lexuesin shqiptar të Luigi Pirandellos, është një lajm vërtet i bukur për jetën tonë letrare e artistike, mjaft të vakët, duhet thënë. Por falë punës së palodhur të përkthyesit fin Amik Kasoruho lexuesi shqiptar do të kenë në dorë këto pesë drama të mrekullueshme të Pirandelos: Mendohu mirë, Xhakomino; Limona nga të Sicilisë;  Kësulja me zilka; Kështu është (po t'ju mbushet mendja), dhe Sonte do të recitohet pa tekst.
Botimi është realizuar nga shtëpia botuese LBN editor, një ent botues i drejtuar nga Vito Stigliani dhe Luigi Nidito, dy dashamirës të kulturës dhe artit, të cilët po kontribuojnë kohët e fundit edhe në botimet në gjuhën shqipe. Botimi i këtyre dramave të Pirandelos, është shoqëruar nga vetë përkthyesi me një parafjalë, që jo vetëm e prezanton më së miri këtë botim, por na njeh e na josh drejt zbulimit të botës së pazakontë shkrimore të Pirandelos. Më poshtë po e sjellim të plotë shkrimin hyrës të përkthyesit Kasoruh…

E sikur të ekzistoja vetëm unë në botë?

Borges, transkript i një intervistë të vitit 1976: solipsizmi, labirinti, rrënjët filozofike të tregimeve të tij

Nga Lawrence I. Berkove, Denis Dutton dhe Michael Palencia-Roth

«Enciklopeditë kanë qenë leximi kryesor i jetës sime. Prore kam qenë i interesuar për enciklopeditë. Në Buenos Aires shkoja në Biblioteca Nacional dhe, meqë isha i druajtur, nuk guxoja ta kërkoja ndonjë libër apo t’i avitesha ndonjë bibliotekari, kështu që e kërkoja nëpër rafte Enciklopedinë Britanike. Natyrisht, pastaj e merrja librin në shtëpi. Zgjidhja një vëllim kuturu dhe e lexoja. Një natë u shpërbleva bukur mirë, ngase lexova gjithçka mbi Drusi, mbi Dryde \ dhe mbi Druidi, e gjitha në të njëjtin vëllim, në të vërtetë, ‘DR’. Pastaj më erdhi ideja e një enciklopedie të një bote të vërtetë e pastaj të një, natyrisht më rigoroze, bote imagjinare, ku gjithçka do të lidhej. Ku, për shembull, do të ekzistonte një gjuhë, pastaj letërsia, pastaj historia, e kështu me radhë. Pastaj kam menduar ta shkruaj një histori…

Politika dhe intelekti - Branko Merxhani (Botuar ne vitin 1935)

S’ka njeri, me pak tru në kokë, që të mundij të mohojë, na duket, se kalojmë një periudhë me një rëndësi të madhe dhe bile të jashtëzakonshme të jetës s’onë kombëtare. Një periudhë decizive ndryshimi dhe transformimi në të cilën jeta e jonë kolektive hedhë hapat e para për formimin e ndërgjegjes së bashkët të Shqiptarismës nacionaliste. Një periudhe e tillë ka nevojë për dritë; bile për shum dritë.
Gjendja e përparshme ka qenë një gjendje e errët. Nuk ishte e vetëkuptuarshme. Kishte nevojë për analyzë dhe për ndriçim që të kuptohet. Rreth e rrotull Pushtetit u krijuan gardhe të pa-kuptuarshme dhe nga ky shkak gjendja e përparëshme kishte humbur po thuaj çdo kontakt me Mendimin e Përgithëshmë. Një cipë mysteri ishte hapur në çdo pikë të horizontit shqiptar. Brënda në disa lagështira të rënda ushqehesh krimbi i zemërimit dhe i dëshpërimit. Mendimi i Përgjithëshmë kishte et për dritë. Nuk i drejtohet ndjenjës po logjikës. Mendimi i Përgjithëshmë orientohet për në kritere logj…

Një vepër kolosale

(Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha, Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878 - 1990), botoi Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013, 429 faqe) Shkruan: Prof. Dr. Jusuf Osmani

Prof. dr. Sabile Keçmezi-Basha është emër i njohur e i respektuar si intelektuale dhe veprimtare e çështjes sonë kombëtare, por edhe protagoniste e transformimeve të rëndësishme në aspektin e zhvillimit të historiografisë sonë të kohës më të re në kontekst të kontributit për çështjen kombëtare shqiptare, veprimtaria e së cilës shtrihet edhe përtej hapësirës sonë kombëtare. Duhet theksuar se kujtesa njerëzore, të predikuarit e tyre të cilat bartën nga brezi në brez, kanë rëndësi të madhe shoqërore dhe vlerë historike. Mirëpo pjesë e të predikuarit të tyre njerëzit me kohë e harrojnë. Kur njerëzit i shpjegojnë dhe i shënojnë vlerat deskriptive në formë të shkruar, atëherë ato më gjatë mbesin në formën materiale, prandaj edhe vetëdija njerëzore mund ta reprodukojë dhe ta ruajë përherë. Për këtë qëllim ësht…