Skip to main content

Tetova News

100 librat që tronditën botën

Cilët janë 100 librat që tronditën botën dhe ndryshuan mendimin njerëzor; në shqip botimi i Martin Smith, përkthyer nga Jorgji Diksani


“Shpirti i gjarprit është shpirti yt, sepse vetëm përmes vetes mund të njohësh botën e shpirtit tënd”… kur Shopenhauri dhe Vigthenshtajni u frymëzuan nga kjo fjali, burimi i parë i mendimit të shprehur u erdhi nga stoicizmi dhe konsekuenca që përbëjnë tharmin e upanishadave, si përmbledhje fjalësh të urta me brendi fetare dhe filozofike. Pra, është një lloj misticizmi frymëzues, ku asgjë nuk dihet për autorët e teksteve në qytetërimin e Mesopotamisë, Kinës dhe Egjiptit në shekujt VII-IV para lindjes së Krishtit por që janë renditur në tekstet që kanë tronditur historinë e njerëzimit. Duket një arsye hipotetike, por në fakt upanishadat për magjepsjen filozofike që shkaktuan janë përfshirë në botimin “100 librat që tronditën botën”.
Dikujt i ka mbetur emri, por disa librave u dihen vetëm titujt dhe fuqia e tyre, ndërsa autorët nuk njihen. Për nga forca që ndikuan tek njerëzit ata u bënë të famshëm, i rezistuan kohës dhe lexohen sot e kësaj dite. Prej tyre ndryshuan mjaft rrjedha historike dhe u dhanë shpjegime psikologjike mjaft fenomeneve njerëzore. Por ka edhe nga ata libra që u shpallën si profeci, jo të zakonta. Janë libra artistikë, fetarë, ekonomikë, shkencorë, psikologjikë, filozofikë… nuk numërohen me gishta të mëdhenjtë, por Martin Seimur-Smith ia ka dalë që të përmbledhë në një botim 100 librat që tronditën botën. Datimi i librave më të hershëm shkon në 1500 vjet para lindjes së Krishtit e deri në ditët e sotme. Panorama e tyre për herë të parë vjen dhe në gjuhën shqipe, e përkthyer nga Jorgji Doksani, botuar nga “SHBLSH e Re”. Duket një libër komercial, ku të dhënat për autorët dhe sensacionin e tyre mbi njerëzimin shoqërohen nga Smith edhe me interpretime personale që herë-herë duket sikur bien ndesh me gjykimin që librat ose autorët kanë marrë në kohë. Duke nisur që nga Bibla dhe Kurani tek autorët e letërsisë, shkencës dhe filozofisë… Homeri, Euklidi, Hipokrati, Platoni, Virgjili, Lukreci, Plutarku, Dante Aligeri, Nikolla Koperniku, Miguel Servantes, Uiliam Shekspir, Galileo Galilei, Isak Njuton, K. Marks dhe F. Engels, Uiliam Xhejms, Karl Gustav Jung, Tomas Kun, Beti Friden, Mao Ce Dun e lista mbaron me Beres Skiner etj. Autori i “100 librave që tronditën botën” nuk bazohet në referenca apo gjykime, të dhënat e tij janë të gatshme, ku ballafaqohen jo rrallë bindjet shkencore apo ballafaqimet. Ku është bazuar në listën e gjatë të emrave Smith?! Në botim nuk ka ndonjë shpjegim paraprak, porse kjo shoqërohet në citimet e emrave duke iu referuar për famën e tyre vëmendjes dhe evolucionit të mendimit, dhe famës që patën autorët apo librat mbi njerëzimin. Nëse “Komedia hyjnore” e Dante Aligerit krijoi rrethin e famës, kjo nuk i përkiste vetëm lexuesit, por edhe shkencëtarëve. Kjo poemë u bë mishërim i idealeve fetare, morale dhe politike të kohës, duke çuar në perceptimin e madhështisë dhe në shijimin e bukurisë së rrallë, pa penguar edhe bindjet shkencore.
Por mund të ndodhë që edhe oratoria të të kthejë në famë, ashtu siç ndodhi me Edmond Bjorkun, që mori lavdi për mendimin e tij mbi revolucionin në Francë, në vitin 1790, filozof dhe sociolog që u bë gjerësisht i njohur me botimin e pamfleteve pikërisht
kundër revolucionit francez. Në këtë vështrim, ky botim merr më shumë trajtën e kuriozitetit të leximeve, ku historia qoftë e autorëve apo dhe librave që ngritën famën dhe njohjen, po ashtu dhe impaktin mbi njerëzimin është mjaft e koncentruar.
V. Murati
Standard

Titulli: 100 librat që tronditën botën
Autori: Martin Seimur-Smith
Botoi: SHBLSH e Re

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…