Skip to main content

Tetova News

Homofobitë e Ernest Hemingway-t

Nicholas Wapshott

Mund të ketë shumë pak gjëra të tilla në mendjen e një prej shkrimtarëve më të nderuar të Amerikës, Ernest Hemingway, si p.sh, një letër e pabotuar kurrë më parë, e shkruar ditën e Shën Valentinit të vitit 1925, për mikun e tij më të mirë, William B. “Bill” Smith.
Smith dhe Hemingway ishin miq prej kohësh. Roli i Smith-it u rrit në jetën e Hemingway-t në mes të viteve 1920. Ai është subjekti i historisë së tij autobiografike të shkurtër “Big Dy-Hearted River” dhe shoqëruesi i dhëndrit në dasmën e Hemingway-t me gruan e tij të parë, Hadley Richardson. Të dy miqtë merrnin pjesë në gara pijesh…“por seancat e pijes së Smith-it me  Hemingway-n maskonin konfuzionin e tij seksual. Ai i hapi zemrën Hemingway-t, duke i rrëfyer se ishte ende i virgjër. Shkrimtari u përgjigj në një mënyrë tipike agresive duke e ngacmuar, gjë i  shkaktoi  Smith-it edhe më shumë ankth. E këshilloi të bënte dashuri me pronaren në qoftë se ajo ishte e gatshme dhe me vajzat e kolegjit amerikan të Parisit për të fituar mjaftueshëm përvoja heteroseksuale. Hemingway i tha Smith-it të shihte ndeshje me bulldogë për të kuptuar maskilizmin dhe dhimbjen, duke marrë si shembull se një ndeshje me dema e ndihmoi gruan e tij Hadley të duronte lindjen e fëmijës, veçanërisht e dhimbshme dhe e mundimshme. Në letrën e zbuluar së fundmi zbulojmë një tjetër anë të shkrimtarit të madh. Në paragrafin e parë, Hemingway i shkruan mikut për dështimin e strategjisë për ta bërë sekretar të Dr.William Dawson Johnston, “një burrë i mirë” dhe drejtor i Bibliotekës Amerikane në Paris. Pjesa tjetër e letrës merret me testosteronin e Hemingway-t; pirjen e uiskit dhe lojën me poker me shuma të mëdha. Por ajo që bie në sy në këtë letër është gjuha e ashpër e Hemingway-t kundër homoseksualëve, një epokë padyshim e ndryshme në drejtim të të drejtave të homoseksualëve dhe perceptimeve që kemi sot për këtë komunitet. Pandjeshmëritë, paragjykimet e vogla dhe dobësitë e karakterit të një prej shkrimtarëve më të mirë të Amerikës zbulohen në këtë letër, marrë nga një koleksion i ri i letrave të Hemingway-t, botuar nga shtypi i Universitetit të Cambridge-it.
Çfarë vijon, është letra origjinale e Hemingway-t, mbushur me gabimet e tij drejtshkrimore, disa edhe të qëllimshme, disa jo, terma private, zhargoni dhe disa akrobaci gramatikore.

Për Ëilliam B. Smith, Jr, 14 shkurt (1925)

Smith
Pra, ti nuk e ke  marrë vendimin nga Dr. Johnston. Ne ishim në kasolle dhe morëm vesh që kur sekretarja dëgjoi se ju ishit propozuar, ajo vendosi se nuk kishte pse ta linte punën dhe tërhoqi dorëheqjen. Unë jam duke mbajtur kontakte dhe do të përpiqem të gjej diçka tjetër nëse Doktori e detyron të heqi dorë. Është një zhgënjim shumë i madh për mua. Por sigurisht akoma nuk e di se si do të dukej ty.
Ne kemi qenë një javë në kasolle. Një grua zbriti nga Parisi me 3 shishe uiski-Doc Maccullums Perfeksion. Më i miri i bërë tani, ose i bërë 15 vjet më parë. Produktet e Doc Black Label Johnny Walker dhe Antikuari i Vjetër janë të vetmet uiski autentike. Të gjitha të tjerat janë shumë të reja. Nuk jep dhimbje koke për ato më sipër. Një mashkull ka bërë ski, me një këmishë për një javë. Errësirë, si një tym rezultoi. Dielli është aq i nxehtë mbi 1500 metra saqë një mashkull nuk ka nevojë të veshi ndonjë gjë. Nuk është e ftohtë për rreth 10 ditë gjithsej gjatë dimrit në Alpe. 10 grade celsius nën zero nuk është një temperaturë e ulët. Një mashkull rri më ngrohtë në kasolle se në luginë. Ka një furrë të madhe me tulla, të mbuluara me porcelan, që shtrihet në mes të 3 dhomave dhe një zjarr që bubulon dhe pastaj nxehtësia rrezaton si dreq dhe shkon nëpër të gjitha dhomat. Një zjarr me madhësinë e një zjarri të mirë kampi e ngroh kasollen për 30 orë. Por në qoftë se dikush do të hapte derën e gjithë kjo do të ikte.
Në një dorë pokeri treshe në të cilën mori pjesë edhe pronari i bujtinës, i fitova Herr-it 430.000 krona, meqë qiraja e javës ishte 220.000, kjo më ndihmoi. I dhashë atij një shans për të luajtur sërish dhe për të barazuar. Pjesa më e madhe u fitua kur ai e hapi lojën për 20.000 dhe mbajti një dorë të butë. Tërhoqa 4 letra maç me letër të madhe Derrin dhe kapa edhe Asin. Ai vuri bast 50.000 dhe unë e ngrita shumën në nivel të barabartë. Ai e theu përsëri dhe unë e barazova, harrova nëse e ngriti përsëri ose e kaloi atë fazë. Gjithsesi ai më në fund e pranoi bastin dhe unë hodha maçin dhe ai kishte spathite–Asin, Mbretin, Mbretëreshën!
Mesa duket  në Gjermani renditja e simboleve është spathi, kupë, kërro dhe maç por ne kishim diskutuar që më përpara se do të luanim me renditjen Amerikane. Lent e kujtoi këtë gjë dhe nuk kërkoi që dora e tij të quhej dorë fituese, por ishte entuziazmuar më shumë se duhet për flashin me kerr, e respektonte atë lloj dore prej shumë kohësh. Mora rreth 350.000 korona vetëm në atë dorë. Ishin pesë groshë, por prapë mbeten para dhe më mjaftonin për të paguar qeranë. I mora dhe 150.000 nga Jo Bennett në të njëjtën lojë…
Dukesh i patundur nga emocionet dhe racional.
Rri larg skive, rri larg karriges së berberit. Në këto zanate një mashkull konkurron kundër homoseksualeve në formën e tij më të keqe edhe më të ligë. Dhe kur një mashkull del kundër homoseksualeve në tokat e veta ai humbet. Asnjë homoseksual nuk ka qenë ndonjëherë në mjerim dhe as i uritur. Shumë djem për së mbari i  kanë bërë të dyja. Për fat të keq një burrë  shkon kundër tyre edhe në praktikën e Letërsisë. Për shembull, është një djalë i quajtur Glenway Westcott i cili ishte duke shkuar në Universitetin e Çikagos dhe ishte fejuar me një vajzë. Vjen një i pasur dhe Glenway bie në dashuri. Vajza është harruar. Ajo nuk kishte brumë. Djalë i pasur kishte.
Glenway shkon në Evropë, kthehet, djali e financon atë. Glenway e prish  rrugën e tij në Dial dhe tani ka faqe të plota eulogjie për të në New York Times. Dhe ai s’është tjetër vetëm se një kusar. Ai kopjon nga unë, nga Anderson, nga të gjithë. Gaë është një mashkull i shpifur. Ka një duartrokitës të paguar homoseksual. Ata janë të organizuar si masonët – vetëm jo të organizuar me të vërtetë, por të gjithë i njohin të gjithë. Është shumë qesharake. Unë i kam luftuar si dreqi. Dhe kështu që unë kam gjetur një tufë me djem që urrejnë guximin tim. Megjithatë, armiqtë janë një reklamë e mirë për aq kohë sa ke miq të sigurt…
Nuk ka asnjë ndjesi argëtuese. Nuk ka ndonjë neveri. Kur keni parë shumë vdekje në rrjetin e ndeshjeve duket kaq e parëndësishme dhe një kalë i vdekur nuk është më shumë se një sardele e vdekur. Ndoshta ky është sadizëm. Nëse është kështu unë jam sadist. A nuk duhet të pyesim veten nëse ne të gjithë jemi ca. Dëshmo se si ne do të ngisnim një djalë si Hoopkins (Charles Hopkins). Ngacmim dhe hipje është e gjitha se. Por demat janë vetëm si gjarprinj, Gaw, ata nuk janë njerëzore dhe nuk janë as kafshë. Ata kanë marrë diçka të çuditshme. Ata nuk janë si demat tanë. Ata kanë shpejtësinë e një kali vrapimi, ata kurrë nuk lëvizin përveç në arrati, dhe ata kurrë nuk dorëzohen. Kurrë.
Ata nuk bëjnë asgjë për të të lënduar para se të luftojnë. Ata vetëm i lënë të lirë në ring. Unë i kam parë tek dilnin me 90-kilometra në orë, në ndjekje të një pikadori mbi kalin e tij rreth ringut (unazës) dhe ta vrisnin atë. Shikojnë. Ashtu si kohët parahistorike. Ata i mbajnë ato në një dhome të errët për 3-4 orë para luftës vetëm për të pushuar. Ashtu si një djalë merr një sy gjumë. Ata arrijnë pikën më të lartë në jetën e tyre, kur shkojnë në ring. Marrim pak si kënaqësia që një dem merr kurr kur godet një kalë. Dhe kali vdes dhe kjo është një gjë e mallkuar. Forma nuk bën ndonjë ndryshim në vdekje. Nëse do të kishte shtëpi për kuaj të plakur që të jetonin me të ardhurat e tyre do të ishte ndryshe. Ky nuk është një spektakël moral dhe nëse një mashkull e shikon atë nga pikëpamja morale nuk ka ndonjë justifikim. Por një mashkull e merr atë si vjen. Gaw, po ç’shfaqje e mrekullueshme është.
(newsweek.com)
Mapo

Popular posts from this blog

Petro Marko dhe Heminguej, nga dy botë të kundërta

Virion Graçi
Tekstet romanore të Petro Markos, i janë nënshtruar diktatit të ashpër redaksional, për pasojë janë tjetërsuar. Kanë ndërhyrë në titujt, duke i rekomanduar lexuesit konotacione të tjera ideo-emocionale, ndryshe nga konceptimi autorial; kanë dërguar në brumatricet e letrës libra të porsabotuar; kanë ndërhyrë në brendinë e veprës duke tjetërsuar personazhe protagonistë duke shfytyruar natyrën e marrdhënieve midis tyre

Për shkak të skualifikimit politiko-policor të Petro Markos në periudhën e totalitaritzmit të shpallur, qëndrimi i kritikës zyrtare dhe institucioneve shtetërore të kulturës ndaj krijimtarisë së tij, në rastet më afirmative ka qenë i cunguar, minimalist; rëndom mbi autorin kanë mbizotëruar ato që Prof. A. Plasari, saktësisht i ka quajtur së fundmi burgjet e padeklaruar të P. Markos… P. Marko, pas traditës tepër modeste e modeleve rrëfimtare anakroniko-anemike të romanit shqip deri atëherë, vitalizoi rrëfimin epik, dëshmoi siguri artistike e mjeshtëri të lartë; ka…

ANALIZË ESTETIKE E LAHUTËS SË MALCIS TË GJERGJ FISHTËS

Xhelal Zejneli


Ka të tillë që Fishtën e kanë cilësuar si figurën më të madhe dhe më të fuqishme të letërsisë shqiptare (shqipe) të gjysmës së parë të shekullit XX. Studiuesit si EqremÇabej, Benedikt Dema, Françesko Ercole, Maksimilian Lamberci, Zef Skiroi, Ernest Koliqi, Georg Shtadmyleri, Zef V. Nekaj, Xhuzepe Gradilone, Ignjac Zamputi, Tonin Çobani, Aurel Plasari etj. janë marrë me krijimtarinë letrare të Gjergj Fishtës në periudha të ndryshme: para Luftës së Dytë Botërore, pjesërisht gjatë luftës, pas luftës, d.m.th. në vitet 1945-91, si dhe në periudhën e pluralizmit politik. Siç dihet, në vitet 1945-90, krijimtaria letrare e Fishtës në Shqipërinë moniste nuk ka qenë lëndë studimi e kritikës letrare shqiptare. Në periudhën në fjalë, vepra e Fishtës është studiuar në mënyrë të njëanshme dhe me kritere jashtëletrare dhe joartistike.
Me krijimtarinë e Fishtës janë marrë studiues shqiptarë, por edhe studiues të huaj, sidomos italianë, austriakë dhe gjermanë. Sipas studiuesve të sipërthë…

FILOZOFIA E BUKURISË - Isuf Luzaj

Fragmente nga libri Filozofia e bukurisë
Bukuria është ajo e vërtetë që u pëlqen të gjithëve, pa pasur ata konceptin e së vërtetës logjike. Nga të gjitha magjitë, kjo është më e sinqertë: Gjykimi i shijes është i pavarur nga koncepti përkufizues i perfeksionit, sepse, kur një objekt deklarohet i pëlqyer, i bukur, me të gjitha endjet e ëndërrimit, kurrë s’është i qartë, i pastër, as i sigurt, pa asnjë përse! Shija fiton shumë kur bashkohet me estetikë, me intelekt aq më mirë, saqë pranohet nga të gjithë pa dhënë shpjegim, pa dhënë arsye, sepse s’ka rregulla, s’ka ligje që të përcaktojnë se çfarë është e bukura. Një këngë? Një pikturë? Një lule? Një flutur? Ç’është bukuria? Dhe përse është ashtu? Për ngjitje shpirtërore në sfera ekstaze, për lutje para altarit, përgjunjjeje namazi, që i flasin misterit gjithë popujt një gjuhë? Bukuria dhe sublimja vijnë në ujdi, janë mrekulli që vënë paqe midis perëndive.
Bukuria që frymëzon poetin ngjan të jetë përfaqësuese absolute e një koncepti të pakuf…